
Punim nga Assad Binakhahi. Përdoret me leje.
Kanë kaluar tetë javë që kur shpërthyen protestat në mbarë Iranin më 16 shtator pas vdekjes së Mahsa (Zhina) Amini, e cila u arrestua nga policia morale e vendit me pretekstin për shkelje të rregulloreve të hixhabit. Megjithë shtypjen e ashpër, vrasjen e të paktën 360 personave, përfshirë 58 fëmijë dhe arrestimin e mijëra protestuesve, lëvizja mbarëkombëtare për liri vazhdon.
Të martën, më 15 nëntor, një grevë e tregtarëve filloi në të gjithë Iranin për të shënuar përvjetorin e tretë të një goditjeje brutale kundër protestuesve. Ndërkohë, iranianët kanë përdorur një sërë metodash kreative për t'i rezistuar tiranisë që minon autoritetin e sundimtarëve teokratë.
Iranianët kundërshtojnë rregulloret diskriminuese, si kërkesa për shaminë e kokës, simbolet e qeverisë si parulla pro-shtetërore dhe çallmat e klerikëve. Ata kundërshtojnë regjimin sa herë që kanë mundësi edhe kur vajtojnë njerëzit e dashur që u vranë gjatë protestave, duke brohoritur parulla antiqeveritare, duke interpretuar këngë apo duke hequr shamitë. “Përqafimi i lirë” është një mënyrë tjetër me të cilën ata shprehin dashurinë e tyre për njëri-tjetrin.
Jo hixhabit me detyrim
Pas Revolucionit Islamik, sundimtarët e Iranit vendosën ligje diskriminuese ndaj grave iraniane, siç është hixhabi me detyrim. Shumë gra, duke përfshirë edhe nxënëset e shkollës, kanë djegur hixhabet e tyre, kanë prerë flokët shkurt, kanë hequr hixhabet duke ecur dhe kanë postuar në rrjetet sociale në shenjë proteste për vrasjen e Mahsa.
Protests are ongoing in Iran in the face of brutal crackdown by the Islamic Republic.#MahsaAmini
This video shows schoolgirls in Tehran today burning their mandatory hijabs with public’s applause and cries for Freedom and chants of #WomanLifeFreedompic.twitter.com/ZMpmmq7QLB— 1500tasvir_en (@1500tasvir_en) October 26, 2022
Protestat po vazhdojnë në Iran përballë shtypjes brutale nga Republika Islamike.#MahsaAmini Kjo video tregon nxënëset në Teheran duke djegur hixhabet e tyre të detyrueshme me duartrokitjet dhe thirrjet e publikut për Liri
This is how women in Iran stand up to tyranny!#MahsaAmini #IranProtests #IranRevolution #WomanLifeFreedom #Iran pic.twitter.com/1HpHKzcN6o
— Dr. Nina Ansary (@drninaansary) November 2, 2022
Kështu i rezistojnë tiranisë gratë në Iran!
Luftimi i aparteidit gjinor të Iranit
Republika Islamike imponoi ndarje gjinore në shumë aspekte të jetës iraniane. Shteti ka zbatuar ndarje sistematike në shkolla, spitale, kolegje, transport dhe sport. Për shkak të paragjykimeve gjinore në Iran, gratë janë detyruar të udhëtojnë në pjesën e pasme të autobusit së bashku me burrat, që ndahen me një shufër metalike.
Students at Hormozgan University in Bandar Abbas (historically a more socially conservative region of Iran) tear down the wall of gender segregation in the school cafeteria while chanting “freedom, freedom, freedom” (azadi) #MahsaAmini #مهسا_امینی pic.twitter.com/3XyfaofUf1
— Sepehr Rezaie Shayan (@jackshallow1) October 30, 2022
Studentët në Universitetin Hormozgan në Bandar Abbas (historikisht një rajon konservator social i Iranit) rrënojnë murin e ndarjes gjinore në kafenenë e shkollës ndërsa brohorasin “liri, liri, liri” (azadi)
Heqja e çallmave nga kokat e klerikëve
Iranianët kanë nisur një lëvizje “heqje çallme” për të protestuar ndaj klerikëve shiitë që sundojnë vendin. Autoriteti i tyre po sfidohet nga të rinjtë iranianë në rrugë.
the challenge of throwing a turban in Iran👍✌️👍 pic.twitter.com/tkzDxD3LIo
— mansour alavi (@mansouralavi) October 27, 2022
Sfida e heqjes së një çallmë në Iran
A brave #Irani Girl throwing turban of #mullahs 1) pic.twitter.com/AoklJx0mRM
— EyE (@EyE15920006) November 2, 2022
Një vajzë e guximshme iraniane që hedh çallmën e mullahëve
Kërcim, puthje dhe përqafim
Gratë iraniane duhet t'u përmbahen kodeve strikte të veshjes dhe kërcimi në publik me njerëz të seksit të kundërt është i ndaluar. Iranianët po kundërshtojnë ligjin islam duke u puthur, përqafuar dhe kërcyer në publik.
🇮🇷My friend just sent me this amazing photo of a forbidden kiss in #Iran❤️ pic.twitter.com/lDmhZGva9q
— Sofia Ukraini (@SlavaUk30722777) November 17, 2022
Miku im sapo më dërgoi këtë foto të mrekullueshme të një puthjeje të ndaluar në Iran
Powerful! Today, hand in hand, male and female students at Kurdistan university dance and chant, “Woman, Life, Freedom.” #MahsaAmini #مهسا_امینی #IranRevolution2022 pic.twitter.com/MRwbc1JDuq
— Omid Memarian (@Omid_M) November 1, 2022
E fuqishme! Sot, dorë për dore, studentë meshkuj dhe femra në universitetin e Kurdistanit kërcejnë dhe këndojnë, “Gruaja, Jeta, Liria”.
On this 10th consecutive day of anti-regime protests, two women from the Kurdish-speaking town of Marivan in Iran are seen joyously hugging each other without forced hijab.
Security forces are unable to control protesters.#MahsaAmini #مهسا_امینی
— Vahid 🇺🇦 (@vahid_y1) September 26, 2022
Për dhjetë ditë radhazi protesta kundër regjimit, dy gra nga qyteti kurdfolës i Marivanit në Iran shihen të gëzuara duke përqafuar njëra-tjetrën pa hixhab të detyruar. Forcat e sigurisë nuk janë në gjendje të kontrollojnë protestuesit.
Funeralet janë bërë vende për protesta kundër regjimit
Iranianët përdorin funeralet e protestuesve të vrarë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj regjimit.
🔴Iran's answer to Jamie Oliver was beaten to death by security forces after anti-regime protests, triggering a fresh wave of unrest.
Thousands marched on Saturday during the funeral for Mehrshad Shahidi, who was killed the day before his 20th birthday pic.twitter.com/A5inJYzzTk
— Telegraph World News (@TelegraphWorld) October 30, 2022
Përgjigja e Iranit për Jamie Oliver ishte rrahje për vdekje nga forcat e sigurisë pas protestave kundër regjimit, duke shkaktuar një valë të re trazirash. Mijëra vetë marshuan të shtunën gjatë funeralit të Mehrshad Shahidi, i cili u vra një ditë para ditëlindjes së tij të 20-të.
Thousands of people marching to #MahsaAmini’s funeral in Saghez, Iran. This is following 40 days of continuous protests and crackdowns. #مهسا_امینی pic.twitter.com/mnm1UQzwSm
— Abel (@abelbalb) October 26, 2022
Mijëra njerëz marshojnë në funeralin e #MahsaAmini në Saghez, Iran. Kjo është pas 40 ditëve protestash dhe goditjesh të vazhdueshme.
Protests on ‘chehelom’ (40th day since someone's passing) has become somewhat of a tradition at this point in Iran.
The video below shows a crowd of protesters in Karaj as they mark Hadis Najafi's ‘chehelom’.pic.twitter.com/tjEMBOwKGd
— Kian Sharifi (@KianSharifi) November 3, 2022
Protestat për ‘chehelom’ (dita e 40-të që nga vdekja e dikujt) janë bërë disi një traditë në këtë pikë në Iran. Në videon e mëposhtme shihet turma e protestuesve në Karaj teksa shënojnë ‘chehelom’ e Hadis Najafit.
Protesta përmes artit
Artistët në Iran dhe gjetkë kanë krijuar një gamë të gjerë veprash arti, duke përfshirë muzikë, piktura, karikatura dhe animacione.
Protests in Iran always produce a huge volume of protest art, poetry and songs. But the ongoing 2022 protests, centred around women's freedom, has reached and resonated all over the world.
Here's a beautiful one from the Arts University, Tehran. pic.twitter.com/R9wboy27IZ
— Rez. 🇪🇸 🇺🇦 (@JrRezvani) October 30, 2022
Protestat në Iran sjellin një vëllim të madh arti, poezie dhe këngësh proteste. Por protestat e vazhdueshme të vitit 2022, të përqendruara rreth lirisë së grave, kanë arritur dhe kanë bërë jehonë në të gjithë botën. Këtu është një vepër e bukur nga Universiteti i Arteve, Teheran.
Forcat e sigurisë arrestuan disa artistë, duke përfshirë reperin Saman Yasin, i cili u dënua me vdekje dhe reperin e famshëm Toomaj Salehi, i cili dyshohet se po torturohet.
According to #ToomajSalehi‘s family, despite repeated requests, visitation requests have been denied. Toomaj Salehi is still under torture in solitary confinement and his life is in danger.#توماج_صالحی pic.twitter.com/K5Afy0wm2T
— توماج صالحی🌋 (@OfficialToomaj) November 8, 2022
Sipas familjes së #ToomajSalehi, përkundër kërkesave të përsëritura për vizitë, ato janë refuzuar. Toomaj Salehi është ende nën tortura në izolim dhe jeta e tij është në rrezik.
Studentët e arteve po përdorin talentin e tyre për të kritikuar vrasjen e protestuesve të sanksionuar nga shteti.
Iranian students protesting at #Yazd University of Art and Architecture on Sat, Oct 22, 2022. The students have turned the water in the pool red, symbolizing the regime's killing of protesters. Video: @1500tasvir #مهسا_امینی#ایران #یزد#MahsaAmini#IranRevolution2022 #Iran pic.twitter.com/hFpLMvprrH
— یکی از مردم (@NaasMardom) October 22, 2022
Studentët iranianë duke protestuar në Universitetin e Artit dhe Arkitekturës #Yazd më 22 tetor 2022. Studentët e kanë bërë të kuq ujin në pishinë, duke simbolizuar vrasjen e protestuesve nga regjimi.
Iranianët përdorin artin për të protestuar ndaj situatës së përgjithshme dhe për të mbështetur të burgosurit politikë si Hossein Ronaghi, një avokat i hapur për shprehjen e lirë. Më 24 shtator ai u arrestua dhe u transferua në burgun e Evinit. Sipas familjes, jeta e tij është në rrezik të madh për shkak të një sëmundjeje të veshkave; prej më shumë se 50 ditësh është në grevë urie dhe në burg i janë thyer të dyja këmbët.
#HosseinRonaghi’s Life is in danger. He has been on a hunger strike since his violent arrest more than a month ago. Tonight he was transferred from Evin to the hospital in grave condition. He must be released immediately. #MahsaAmini pic.twitter.com/uA8ZGlJvXC
— Iranians for Justice & Human Rights (@IranianFJHR) November 14, 2022
Jeta e #HosseinRonaghit është në rrezik. Ai është në grevë urie që prej arrestimit të dhunshëm më shumë se një muaj më parë. Ai sonte është transferuar nga Evin në spital në gjendje të rëndë. Ai duhet të lirohet menjëherë.
Art of Protest…
We still fighting for our basic human rights and get killed by Police
A child lost her mother, A father lost his daughter, a mother lost her son and Iran lost its children #IranProtests #MahsaAmini pic.twitter.com/iL1Zymn2bU— Violet Glamour (@Elijr_M) November 2, 2022
Arti i Protestës…
Ne ende luftojmë për të drejtat tona themelore të njeriut dhe vritemi nga Policia
Një fëmijë humbi nënën e saj, një baba humbi vajzën e tij, një nënë humbi djalin e saj dhe Irani humbi fëmijët e tij
“Art of protest”
“هنر اعتراض”#IranRevolution2022#iran#مهسا_امینی pic.twitter.com/qiQsBeGY4w— SAHAND ASLI TAMAR (@AsliSahand) November 2, 2022
Arti i Protestës
Incredible images and political art from Iran as protests continue #مهسا_امینی pic.twitter.com/bpx7GRaXlT
— Assal Rad (@AssalRad) September 19, 2022
Imazhe të pabesueshme dhe art politik nga Irani ndërsa protestat vazhdojnë
Protesta përmes sportit
Disa sportistë kanë shprehur solidaritetin e tyre me luftën e popullit iranian për liri. Elnaz Rekabi, një alpiniste profesioniste iraniane, u prit si heroinë nga populli iranian pasi konkurroi në Korenë e Jugut në tetor në një garë pa hixhab, duke sfiduar sundimin e Republikës Islamike.
Iranian competitive climber Elnaz Rekabi caused a stir after forgetting her hijab during the final rock climbing event in Seoul, South Korea. pic.twitter.com/xwdCstUZb4
— USA TODAY Sports (@usatodaysports) November 2, 2022
Alpinistja konkurruese iraniane Elnaz Rekabi bëri bujë pasi harroi hixhabin e saj gjatë aktivitetit të ngjitjes në shkëmb në Seul, Koreja e Jugut.
Më 16 nëntor, Saeed Piramoon, një anëtar i ekipit iranian të futbollit në plazh, “preu” në mënyrë simbolike flokët e tij pasi shënoi një gol kundër Brazilit për të shprehur solidaritetin me femrat iraniane.
Iran today beat Brazil to win the Intercontinental Beach Soccer Cup in the UAE but it was this goal celebration by Saeed Piramoon that will have people talking for a while.
He celebrated by “cutting” his hair in apparent support for the protests in Iran.pic.twitter.com/09M3wbG9CO
— Kian Sharifi (@KianSharifi) November 6, 2022
Irani mundi sot Brazilin për të fituar Kupën Ndërkontinentale të Futbollit të Plazhit në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ishte festimi i golit nga Saeed Piramoon që do t'i bëjë njerëzit të flasin për pak kohë. Ai festoi duke “prerë” flokët në mbështetje të dukshme për protestat në Iran.
Skater Niloofar Mardani accepting first place prize in Turkey without hijab. Islamic Republic announced her lack of hijab was “unbecoming.”#مهسا_امینی https://t.co/W8XdzYRx4k
— Dr Banafsheh Madaninejad (بنفشه مدنی نژاد) (@bmadaninejad) November 8, 2022
Patinatorja Niloofar Mardani pranon çmimin e vendit të parë në Turqi pa hixhab. Republika Islamike deklaroi se mungesa e hixhabit të saj ishte “e pahijshme”.
Njerëzit në Iran dhe në mbarë botën kujtuan dhe nderuan protestuesin Baluch Lajaei Khodanoor. Vite më parë, Khodanoor u raportua se u lidh në një shtyllë si ndëshkim për shkak të konfrontimit me djalin e një anëtari paraushtarak basiji dhe refuzoi ujin. Ai u vra më vonë nga forcat qeveritare iraniane.
Futsal player Hashim Shir Ali pays tribute to slain Baluchi activist Khodanoor Lajaei. #IranRevolution pic.twitter.com/ggqokqrlQU
— Nazanin Nour (@NazaninNour) November 11, 2022
Futsalisti Hashim Shir Ali i bën homazhe aktivistit të vrarë Baluchi Khodanoor Lajaei.