Kritiku kryesor i Putinit dhe personi që udhëhoqi shumicën e protestave më të mëdha të dekadës në Rusi, Alexey Navalny, i mbijetoi një atentati në tetor 2020 ndërsa ishte në Rusi. Pas kësaj ai u kthye në vendin e tij, pavarësisht paralajmërimeve se do të futej në burg. Ai tani vuan dy dënime burgimi; me një vit e gjysmë e nëntë vjetësh, ndërsa ndaj tij janë duke u shqiptuar edhe çështje të tjera penale (nëntë gjithsej). Qeveria ruse po ashpërson gjithashtu kushtet e tij në burg çdo javë. Më 17 nëntor, përfaqësuesja e tij Kira Yarmysh shkroi:
Навального перевели в ПКТ (помещение камерного типа). Это как ШИЗО, только не на 15 суток, а навсегда
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) November 17, 2022
Alexey Navalny u transferua në një dhomë të tipit qeli. Është si një qeli dënimi, vetëm jo për 15 ditë, por përgjithmonë.
Më tej, llogaria e vetë Alexey në Twitter, ku kolegët postojnë mesazhet që ai dërgon përmes avokatëve të tij, shpjegoi:
8/14 And for the more hardened ones, there is the “cell-type room”. It is a regular cramped cell, like the punishment cell, except that you can have not one, but two books with you and use the prison kiosk, albeit with a very limited budget.
— Alexey Navalny (@navalny) November 17, 2022
Dhe për më të vështirët është “dhoma e tipit qeli”. Është një qeli e ngushtë e rregullt, si qelia e dënimit, vetëm se mund të kesh jo një, por dy libra me vete dhe të përdorësh kioskën e burgut, ndonëse me një buxhet shumë të kufizuar.
Iliya Matveev, një shkencëtar politik rus, postoi një fotografi të të njëjtës qeli burgu ku Navalny mbahet tani e tutje:
Alexei Navalny is moved to indefinite solitary confinement in a cell that looks like this.
Long-term solitary confinement is a form of torture, as confirmed by the UN. pic.twitter.com/CWpgN5Vqfz
— Ilya Matveev (@IlyaMatveev_) November 17, 2022
Alexei Navalny zhvendoset në izolim të pa afat në një qeli që duket kështu. Qëndrimi i izoluar afatgjatë është një formë torture, siç konfirmohet nga OKB-ja.
Shtrati ku fle një i burgosur është i palosshëm që futet në një nga muret. “Ata e palosin atë kur është ditë, në mënyrë që një i burgosur të mos mund të shtrihet mbi gjatë ditës,” shpjegoi ai.
LEXO MË SHUMË: “Thirri me emrat e tyre”: Historitë e të burgosurve politikë rusë që janë kundër luftës
Që kur u fut në burg, Navalny i është nënshtruar një sërë kushtesh të ashpra. Ai është futur në një qeli dënimi shtatë herë, çdo herë për 15 ditë. Në fillim të dënimit, Navalny dukej kështu:
У вас есть любимый момент дня? Ну, там, утренний кофе. Или когда вы пришли на работу к 9, ответили на имейлы и в 11:30 наконец-то (с чувством выполненного долга!) открываете соцсети, чтобы провести в них остаток дня? https://t.co/RvUOcTF34x pic.twitter.com/6J0PK3tkJK
— Alexey Navalny (@navalny) March 22, 2021
Keni një moment të preferuar të ditës? Për shembull, duke pirë një kafe në mëngjes. Apo kur të mbërrini në punë në orën 9, i përgjigjeni emaileve tuaja dhe në orën 11:30 më në fund (me një ndjenjë të arritjes!) hapni mediat sociale për të kaluar pjesën tjetër të ditës?
Tani duket kështu:
В Мосгорсуде идёт апелляция на возбуждение трёх уголовных дел в отношении Алексея Навального.
С камерами журналистов не подпускают даже к дверям зала. pic.twitter.com/ZOOY3Qj9NA
— Команда Навального (@teamnavalny) November 7, 2022
Një apel ndaj tre çështjeve të tjera penale kundër Alexey Navalny po paraqitet në gjykatën e qytetit të Moskës. Gazetarët që kanë kamera nuk lejohen as te dera e sallës së gjyqit.
Rasti i Navalny, natyrisht, nuk është i vetmi: ka qindra të burgosur politikë në Rusi dhe Bjellorusi. Megjithatë, dënimi i tij është një nga më të ashprit dhe ndaj tij, duket se çdo muaj po hapen çështje të reja penale nga autoritetet.