- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Revolucioni i Kadifenjtë nisi 33 vjet më parë në rrugët e Pragës

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Republika Çeke, Sllovakia, Historia, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Protesta, Të drejtat e njeriut, Të rinjtë

Përkujtimi i 17 nëntorit 1989, në Národní třída në qendër të Pragës, më 17 nëntor 2022. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

17 nëntori 1989 shënoi fillimin e një proteste paqësore në rrugë në Çekosllovakinë e atëhershme që solli fundin e komunizmit në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Tridhjetë e tre vjet më vonë, ngjarjet, të përshkruara nga historianët si Revolucioni i Kadifenjtë [1], përkujtohen në të njëjtën rrugë në Pragë ku nisi gjithçka.

Kjo datë është shënuar ndërkombëtarisht deri më sot, që nga viti 1941 [2], si Dita Ndërkombëtare e Studentëve [3] në kujtim të nëntorit 1939, kur nazistët, të cilët kishin pushtuar territoret çeke që nga viti 1938, mblodhën studentët protestues, vranë disa nga liderët e tyre, dërguan shumë të tjerë në kampet e përqendrimit dhe mbyllën të gjitha universitetet më 17 nëntor. Përkujtimet në Çekosllovakinë Socialiste [4] (1948–1989) u monitoruan nga afër nga autoritetet për t'u siguruar që ata të mos lejonin asnjë kritikë ndaj qeverisë.

Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që ndodhi në vitin 1989 kur, në Bratisllavë dhe Pragë më 16 dhe 17 nëntor,  studentët sllovakë dhe çekë kundërshtuan censurën dhe protestuan në rrugë. Në Pragë, studentët u mblodhën në një nga rrugët kryesore qendrore, të quajtur Národní třída (që fjalë për fjalë do të thotë “Rruga e Madhe Kombëtare [5]” dhe lidhet në historinë e saj me identitetin çek, në krahasim me identitetin gjerman gjatë periudhës kur territoret çeke ishin pjesë të monarkisë Habsburg [6] nga 1526 deri në 1918), siç mund të shihet në këtë video:

Me gjithë dhunën e policisë, arrestimet dhe rrahjet, studentëve iu bashkuan shumë qytetarë të tjerë në ditët në vijim dhe më 28 nëntor [7], qeveria njoftoi se Partia Komuniste, në pushtet që nga viti 1948, nuk do të luante më një “rol udhëheqës,” një fund de facto i monopolit të saj politik mbi shoqërinë çekosllovake.

Që nga viti 2018 [8], data, e cila vazhdon të jetë një festë kombëtare, quhet zyrtarisht “Den boje za svobodu a demokracii a Mezinárodní den studenttva” (Dita e Luftës për Liri dhe Demokraci dhe Dita Ndërkombëtare e Studentëve). Në Pragë përkujtohet në qendër të qytetit, në sheshin Wenceslas dhe në Národní třída me koncerte, fjalime, paraqitje të politikanëve, ndezje qirinjsh, arkiva fotografish dhe tingujsh, madje edhe rishfaqje historike.

Këtu është një fotogaleri e festës së këtij viti në Pragë.

Njerëzit u mblodhën në mes të Národní třída për të ndezur qirinj dhe për të përkujtuar ngjarjet e 17 nëntorit 1989. Kjo pjesë e rrugës ka një ekspozitë të përhershme fotografike dhe shërben si një monument në kujtim të fundit të komunizmit në Çekosllovakinë e atëhershme.

Národní třída në qendër të Pragës. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Kjo foto historike nga Tomki Němec e bërë në nëntor 1989 tregon se si i njëjti ritual i ndezjes së qirinjve për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Studentëve ishte një traditë deri atëherë. Fotografitë e Němec shfaqen gjithmonë në Národní třída.

Foto origjinale e vitit 1989 nga Tomki Němec e ekspozuar në Národní třída në qendër të Pragës. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Shumë prindër i sjellin fëmijët e tyre për festën kombëtare për t'u mësuar atyre demokracinë dhe kujtesën historike.

Národní třída në qendër të Pragës. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Këtu një nënë u shpjegon fëmijëve të saj ngjarjet e 17 nëntorit 1989 duke u treguar ekspozitën e përhershme të Tomki Němec.

Národní třída në qendër të Pragës. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Një nga nxitësit kryesorë të asaj që u bë Revolucioni i Kadifenjtë ishte dhuna e policisë, ndryshe nga demonstruesit paqësorë, siç mund të shihet në një nga fotot e Němecit ku pankarta lexon “Liri”.

Foto origjinale e vitit 1989 nga Tomki Němec e ekspozuar në Národní třída në qendër të Pragës. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Këtë vit, një pjesë e rikujtimit përfshinte shfaqjen e një kamioni nga famëkeqja Veřejná Bezpečnost, ose VB [Siguria Publike] e Çekosllovakisë që ndër të tjera përdorej për ndalimin, vëzhgimin dhe rrahjen e kujtdo që kritikonte qeverinë socialiste dhe ideologjinë e saj.

Národní třída në qendër të Pragës. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Národní třída më 17 nëntor 2022 duket njësoj si atëherë:

Národní třída në qendër të Pragës. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Një pjesë e ekspozitës në Národní třída përfshin foto dhe citate nga njerëz që morën pjesë aktive në demonstratat dhe lëvizjen disidente që përfundimisht zhvendosi Václav Havel [9] nga burgu te presidenca e Çekosllovakisë dhe më vonë e Republikës Çeke. Citati këtu thotë: “Revolucioni [1989] më dha lirinë. Dhe kjo është gjëja më e çmuar që kam në jetën time.”

Národní třída në qendër të Pragës. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.