- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Federata e futbollit në Turqi i shtohet listës së institucioneve me kompetenca për të censuruar përmbajtjen në internet

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Turqia, Censura, Ligji, Media e qytetarëve, Politika, GV Advocacy, Unfreedom Monitor

Foto orgjinale nga Alex Rosario [1]Unsplash [2]. Foto nga Ameya Nagarajan. E përdorur sipas Unsplash license [3].

Në dhjetor 2021, një nen i shtuar në ligjin Nr. 5894 (Ligji për Themelimin dhe Detyrat e Federatës Turke të Futbollit) i dha këtij institucioni autoritetin për të bllokuar aksesin në transmetime dhe URL në rast se federata përcakton se transmetimet janë të paligjshme. Nga jashtë mund të tingëllojë si një vendim legjitim: federata e futbollit përpiqet të parandalojë transmetimet e paligjshme të lojërave. Por duke e parë nga afër dhe duke e analizuar atë përmes prizmit të censurës në Turqi për momentin, dhënia e të drejtave të federatës së futbollit për të censuruar përmbajtjen në mungesë të një urdhri gjykate është një tjetër shenjë e një mjedisi mbytës për liritë. Kritikët e përshkruan [4] masën si “censurë të padiskutueshme” dhe “jokushtetuese”. Sot, rreth njëzet subjekteve [5] u janë dhënë kompetenca për të censuruar përmbajtjen në internet, duke përfshirë Agjencinë e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare, Drejtorinë për Çështjet Fetare, Bordin e Tregjeve të Kapitalit, Lotarinë Kombëtare dhe të tjerë.

Si funksionon

Sipas rregullores së re [6], nëse përcaktohet se transmetimet në lidhje me ndeshjet e futbollit brenda kufijve të Republikës së Turqisë janë të disponueshme në internet, Bordi Drejtues (i federatës) mund të vendosë të bllokojë aksesin (në formën e URL-së) duke ja përcjellë vendimin e saj Shoqatës së Ofruesve të Aksesit [7]. Më pas shoqata bllokon faqen. Në rast se përmbajtja e kërkuar nuk mund të bllokohet, Bordi i Drejtorëve të FTF mund të vendosë të bllokojë [8] aksesin në një faqe të tërë (në mungesë të miratimit të gjykatës.)

Vendimi i bllokimit mund të ankimohet në Gjykatën Penale të Paqes brenda një jave nga marrja e bllokimit. Personat në njësinë e krijuar brenda FTF për të zbatuar vendimin e ndalimit të aksesit mund të autorizojnë gjithashtu bllokimin nëse kërkohet. Deri në shkurt 2022, federata kishte bllokuar [6] me sukses aksesin në mbi 800 faqe. Censura zbatohet për përmbajtjet video, duke përfshirë përmbledhjet e ndeshjeve, pamjet e rezultateve nga lojërat dhe faqet e tëra për shkak të këtyre transmetimeve.

Sipas avokatit [9] Kerem Altiparmak, nga pikëpamja juridike, autoriteti që i jepet FTF-së është antikushtetues dhe i hap rrugën censurës. Altiparmak thekson se problemi më i madh me autoritetin që i është dhënë FTF-së është afati shtatëditor për të ankimuar vendimin e bllokimit. “Këtu ka një problem matjeje. Pse shtatë ditë? Autoriteti i Teknologjive të Informacionit [(BTK] merr një vendim për bllokimin e aksesit në çështjet që kanë të bëjnë me rendin publik dhe sigurinë kombëtare, por ky vendim i dorëzohet gjyqtarit për miratim brenda 24 orëve. Në rrethana normale, nëse jepet një autorizim i tillë, ata duhet të janë dorëzuar në miratimin e gjyqtarit brenda 24 orëve dhe kanë kusht për shfuqizimin.”

Gjykatat Penale të Paqes përdoren shpesh si mekanizma censurimi në rastet e përmbajtjes së bllokuar. E themeluar në vitin 2014, Gjykatat Penale të Paqes janë të parat [10] që urdhërojnë vendime bllokuese. Atyre u mungon gjithashtu paanshmëria. Sipas një sistemi të brendshëm të apelimit, një gjyqtar i paqes mund të apelojë tek një gjyqtar tjetër i paqes duke e bërë procesin në kundërshtim me sundimin e ligjit. Në shumicën e rasteve të dokumentuara deri më tani, ankesat e bëra në një gjykatë penale të paqes në bazë të vendimit të një gjykate tjetër penale të paqes janë refuzuar [11]. Ky sistem horizontal i ankesave u kritikua [10] nga Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Raportuesi Special i OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes.

Këto gjykata përdoren shpesh nga zyrtarë shtetërorë, anëtarë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet dhe aleatë të tjerë shtetërorë për të bllokuar aksesin [12] në përmbajtjen e mediave sociale, artikujt individualë të lajmeve në internet dhe faqet e internetit që shpesh kritikojnë këta aktorë, si dhe akuzat për korrupsion. që përfshijnë këta aktorë për arsye se të drejtat e tyre personale janë shkelur. Edhe kompanitë e lidhura ose që kanë bërë biznes me shtetin mund të mbështeten në këto gjykata për të bllokuar materialet në internet ku ato rrezikohen.

Një shembull [13] tjetër përfshin ish-avokatin e presidentit Rexhep Taip Erdogan, i cili arriti të bllokojë me sukses aksesin në mbi 170 lajme që përmendin përfshirjen e avokatit në një proces gjyqësor të errët për Tefal dhe një kompani turke. Avokati aplikoi dy herë në Gjykatën e 9-të [13] Penale të Paqes të Stambollit për të vendosur një bllokim aksesi për të gjitha lajmet që përmendnin emrin e tij, herën e parë duke bërë që gjykata të bllokonte rreth 130 artikuj dhe herën e dytë 40 artikuj të tjerë.

Lista e lajmeve online të bllokuara me urdhër të gjykatës penale të paqes është e gjatë dhe vazhdon të rritet. Disa nga këto faqe interneti përballen me bllokim të vazhdueshëm [12]. Agjencia e Lajmeve Etkin (ETHA) u bllokua më shumë se 40 herë sipas Platformës Free Web Turkey [14]. Bllokimi u shtri edhe në llogarinë e ETHA në Twitter bazuar në një kërkesë të qeverisë të mbështetur nga një vendim i Gjykatës Penale të Paqes në Dijarbakir. Llogaria e ETHA në Facebook është bllokuar që nga viti 2018, edhe me vendim gjykate. Më 12 shtator, gjykata vendosi [15] të bllokojë faqen e internetit për herë të 47-të.

Në korrik 2022, me kërkesë të zonjës së parë Emine Erdogan, Gjykata e Dytë Penale e Paqes në Stamboll vendosi në favor të kërkesës së saj për të bllokuar [16] aksesin në lajmet që përmendin lidhjen e saj me një agjenci mjedisore të cilës i janë dhënë së fundmi tenderët përgjatë brigjeve turke. Ky ishte një shembull unik i censurës së dyfishtë në Turqi. Ndalimi i parë bllokoi aksesin në lajmet në lidhje me Ligjin e Mjedisit dhe ndryshimet e bëra në dokumentin që autorizonte agjencinë e mjedisit të zhvillojë tenderë për bulonat dhe bovat përgjatë gjithë bregdetit të Turqisë. Ndalimi i dytë kishte të bënte me lajmet për bllokimin e parë. Por kjo nuk ishte hera e parë [17] që familja e Erdoganit ishte e suksesshme në bllokimin e lajmeve që përmendin [17] emrat e tyre apo anëtarëve të tjerë të partisë në pushtet.

Në vitin 2021, Free Web Turkey, publikoi [18] një raport në të cilin mbikëqyrësi i pavarur dokumentoi bllokimin e 1,910 URL-ve përmes 150 vendimeve gjyqësore që përmendnin presidentin Erdogan, anëtarët e familjes së tij, anëtarët e tjerë të AKP-së ose shtetin në përgjithësi. Së fundmi në gusht 2022 [19], lajmet që kanë përdorur imazhe të karikaturistit brazilian Latuff të presidentit Erdogan u censuruan në Turqi përmes vendimit të Gjykatës Penale të Paqes të Stambollit Anadolu 1 për shkak të shkeljeve të të drejtave personale.

Kapja absolute e medias

Një investigim i publikuar [20] nga Reuters në gusht 2022, zbuloi se si mediat në Turqi “janë bërë një zinxhir i ngushtë komandimi i titujve, faqeve të para dhe temave të debatit televiziv të miratuar nga qeveria”. Bazuar në intervistat me median, zyrtarët shtetërorë dhe rregullatorë, raporti është një përmbledhje e mprehtë e shtrirjes së mekanizmave të kapjes dhe kontrollit të medias që janë prezantuar gjatë viteve në një vend që dikur kishte një mjedis mediatik të shëndetshëm. Censura është e qëndrueshme [21] dhe e normalizuar [12] në të gjitha rrugët, duke përfshirë internetin [22] dhe platformat e mediave sociale [23] që janë detyruar [24] të respektojnë ligjet kombëtare.

Vizitoni faqen e projektit për më shumë artikuj nga Unfreedom Monitor [25].