- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Tre adoleshente duan të ndihmojnë viktimat e dhunës në familje në Shqipëri me një aplikacion të ri

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Shqipëria, Aktivizmi dixhital, Arsimi, Gratë e çështjet gjinore, Idetë, Media e qytetarëve, Shkenca, Të drejtat e njeriut, Të rinjtë, Teknologjia

Vajzat shohin aplikacionin në celularët e tyre. Foto nga GjejZâ, e përdorur me leje

Tre adoleshente i janë bashkuar përpjekjeve për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje në Shqipëri, ku një në çdo dy gra [1] ka qënë viktimë e dhunës.

Arla Hoxha, Dea Rrozhani dhe Jonada Shukarasi – që njihen si “D3c0ders” – krijuan aplikacionin për celularë GjejZâ [2]. Ai i lidh të mbijetuarat e dhunës në familje me burime të rëndësishme, përfshirë strehimoret, policinë dhe grupet mbështetëse.

Aplikacioni gjithashtu ofron informacione mbi dhunën me bazë gjinore, histori frymëzuese të grave që kanë kapërcyer një situatë dhune dhe ushtrime për frymëmarrjen dhe meditimin.

GjejZâ u krijua nga tre vajza 16-vjeçare shqiptare me shpresën se do të ndihmojë në trajtimin e çështjes ende të pranishme të dhunës me bazë gjinore dhe asaj në familje në vend

Aplikacioni mund të shkarkohet [11] në dyqanin e Google Play.

GjejZâ është i disponueshëm në Play Store. Gjeni zërin tuaj duke përdorur shërbimet tona: Në programin 30 ditor mund të gjeni ushtrime mendore për thyerjen e miteve mbi dhunën, teknikat e meditimit, histori suksesi dhe më shumë! A njihni dikë që po vuan? Thuaju atyre sot për GjejZâ!

Vajzat mësuan të kodojnë dhe të krijojnë aplikacione gjatë katër viteve të fundit përmes një iniciative [14] të ambasadës amerikane në Tiranë.

Një në çdo dy gra vuan nga dhuna në Shqipëri, thotë për Reuters [1] Iris Luarasi, drejtore e linjës telefonike kombëtare për gratë e abuzuara, duke përmendur një studim të vitit 2018. I njëjti studim thekson se janë raportuar 4000 raste të dhunës në familje gjatë atij viti.

Vetë Luarasi është një nga mbështetëset e aplikacionit:

GjejZa është aplikacioni i krijuar nga këto vajza të talentuara për të lidhur në një aplikacion viktimat, OJQ-të dhe institucionet

Studimi [18] i vitit 2018, i cili u mbështet nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, zbuloi se 52.9 për qind e 3443 grave shqiptare të anketuara, kanë përjetuar të paktën një nga pesë llojet e ndryshme të dhunës gjatë jetës së tyre, ndërsa 18.1 për qind kanë përjetuar dhunë seksuale. Gratë e anketuara ishin nga 18 deri në 74 vjeç.

Statistikat e zymta: Në Shqipëri 18.1% e grave kanë përjetuar dhunë seksuale. Tema e këtij viti, 16 Ditët e aktivizmit është: Barazia e brezit është kundër përdhunimit: Me @unwomenalbania @UNFPAAlbania @SwedeninAL do të bashkohet edhe @ShendetesiaAL për të përcjellë këtë mesazh në të gjithë vendin

Tre adoleshentet ishin në titujt kryesorë të mediave kur fituan një çmim në konkursin Technovation Challenge.

Përgëzime D3C0ders, skuadra e parë nga Shqipëria që u bë finaliste dhe fitoi vendin e parë në Divizionin e Lartë me aplikacionin për të mbështetur të mbijetuarat e abuzimit në familje dhe gratë në përgjithësi. Ato do të marrin 15 mijë dollarë për aplikacionin/ për të vazhduar më tej arsimimin e tyre.

Së fundi, vajzat janë nominuar për një tjetër çmim:

Urime Arla Hoxha, @DRrozhani, Jonada Shukarasi, @audreyisabelpe, dhe @BriannaGopaul! Ju jeni nominuar për Çmimin e Adoleshenteve Frymëzuese.