Tre adoleshente i janë bashkuar përpjekjeve për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje në Shqipëri, ku një në çdo dy gra ka qënë viktimë e dhunës.
Arla Hoxha, Dea Rrozhani dhe Jonada Shukarasi – që njihen si “D3c0ders” – krijuan aplikacionin për celularë GjejZâ. Ai i lidh të mbijetuarat e dhunës në familje me burime të rëndësishme, përfshirë strehimoret, policinë dhe grupet mbështetëse.
Aplikacioni gjithashtu ofron informacione mbi dhunën me bazë gjinore, histori frymëzuese të grave që kanë kapërcyer një situatë dhune dhe ushtrime për frymëmarrjen dhe meditimin.
“GjejZâ” was created by three 16-year-old Albanian girls in the hope that it will help to tackle the perpetuating issue of gender-based and domestic violence in the country #DomesticViolence #women #humanrights #technology #albania #tirana https://t.co/AA8JryCJGm
— Alice Taylor (@The_Balkanista) October 9, 2019
GjejZâ u krijua nga tre vajza 16-vjeçare shqiptare me shpresën se do të ndihmojë në trajtimin e çështjes ende të pranishme të dhunës me bazë gjinore dhe asaj në familje në vend
Aplikacioni mund të shkarkohet në dyqanin e Google Play.
Gjejzâ is available on Play Store
Find your voice by using our features:
In the 30 day program you can find mental exercise on breaking myths about violence, meditation techniques, success stories and more!
Do you know someone who might be suffering? Tell them about GjejZâ today! pic.twitter.com/IwqwxE5v4k— GjejZâ (@GjejZa) October 19, 2019
GjejZâ është i disponueshëm në Play Store. Gjeni zërin tuaj duke përdorur shërbimet tona: Në programin 30 ditor mund të gjeni ushtrime mendore për thyerjen e miteve mbi dhunën, teknikat e meditimit, histori suksesi dhe më shumë! A njihni dikë që po vuan? Thuaju atyre sot për GjejZâ!
Vajzat mësuan të kodojnë dhe të krijojnë aplikacione gjatë katër viteve të fundit përmes një iniciative të ambasadës amerikane në Tiranë.
Një në çdo dy gra vuan nga dhuna në Shqipëri, thotë për Reuters Iris Luarasi, drejtore e linjës telefonike kombëtare për gratë e abuzuara, duke përmendur një studim të vitit 2018. I njëjti studim thekson se janë raportuar 4000 raste të dhunës në familje gjatë atij viti.
Vetë Luarasi është një nga mbështetëset e aplikacionit:
GjejZa is the application invented from this talented girls to connect in one app victims, NGOs and institution. #DV pic.twitter.com/EkNNwT764I
— Iris Luarasi (@Luarasi) October 9, 2019
GjejZa është aplikacioni i krijuar nga këto vajza të talentuara për të lidhur në një aplikacion viktimat, OJQ-të dhe institucionet
Studimi i vitit 2018, i cili u mbështet nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, zbuloi se 52.9 për qind e 3443 grave shqiptare të anketuara, kanë përjetuar të paktën një nga pesë llojet e ndryshme të dhunës gjatë jetës së tyre, ndërsa 18.1 për qind kanë përjetuar dhunë seksuale. Gratë e anketuara ishin nga 18 deri në 74 vjeç.
Gloomy stats:In ?? 18.1% of women have experienced #sexual violence.This year’s theme #16 Days of Activism is:Generation Equality stands agnst rape: W @unwomenalbania @UNFPAAlbania @SwedeninAL will join @ShendetesiaAL 2convey this message across country pic.twitter.com/3n1QES3NyY
— UNDP Albania (@UNDPAlbania) November 10, 2019
Statistikat e zymta: Në Shqipëri 18.1% e grave kanë përjetuar dhunë seksuale. Tema e këtij viti, 16 Ditët e aktivizmit është: Barazia e brezit është kundër përdhunimit: Me @unwomenalbania @UNFPAAlbania @SwedeninAL do të bashkohet edhe @ShendetesiaAL për të përcjellë këtë mesazh në të gjithë vendin
Tre adoleshentet ishin në titujt kryesorë të mediave kur fituan një çmim në konkursin Technovation Challenge.
Congratulations to D3C0ders, the first team from Albania to become Finalists for winning the 1st place in the Senior Division for their app to support survivors of domestic abuse and women at large. They will receive $15,000 for their app/to further their education. #WorldPitch19 pic.twitter.com/iJp0QhV0JZ
— Technovation (@technovation) August 16, 2019
Përgëzime D3C0ders, skuadra e parë nga Shqipëria që u bë finaliste dhe fitoi vendin e parë në Divizionin e Lartë me aplikacionin për të mbështetur të mbijetuarat e abuzimit në familje dhe gratë në përgjithësi. Ato do të marrin 15 mijë dollarë për aplikacionin/ për të vazhduar më tej arsimimin e tyre.
Së fundi, vajzat janë nominuar për një tjetër çmim:
Congratulations Arla Hoxha, @DRrozhani, Jonada Shukarasi, @audreyisabelpe, and @BriannaGopaul! You have been nominated for the Aspiring Teen Award. #WITGlobalAwards #WomenInTech #EmbraceTech pic.twitter.com/cpMlC80znd
— Women in Tech (@WomenInTechOrg) November 4, 2019
Urime Arla Hoxha, @DRrozhani, Jonada Shukarasi, @audreyisabelpe, dhe @BriannaGopaul! Ju jeni nominuar për Çmimin e Adoleshenteve Frymëzuese.