Kore Veriore: A e frikësoi Kim Jong-il-in ekzekutimi i Gadafit?

Joo Sung-ha është një i ikur nga vendi i tij që është bërë gazetar, dhe i cili e udhëheq një blog me emrin Koreja Veriore RT (Real Talk) [koreanisht]. Z. Joo ka lindur në Korenë Veriore dhe ka diplomuar në Universitetin Kim Il-sung, njëri nga universitetet më prestigjioze në Korenë e Veriut. Ai u largua nga vendi në vitin 1998 dhe katër vite më vonë e mori shtetësinë e Koresë Jugore. Rregullisht publikon artikuj të detajuar për atë që ka përjetuar në Korenë Veriore, për të ofruar një pasqyrë të vërtetë për mbretërinë e izoluar.

Ky artikull [koreanisht] paraqet kritikën e tij ndaj lajmeve të shumta që flasin për atë se Kim Jong-il, diktatori i Koresë së Veriut, ishte frikësuar kur ka dëgjuar për rënien e udhëheqësit të mëparshëm libian, kolonel Gadafit. Përveç asaj që të dy bëjnë pjesë në mesin e diktarorëve më famëkeq dhe më brutalë botërorë, ata kanë edhe shumë tipare të ngjashme dhe konsiderohet se ata ishin miq.

Image of Gaddafi and Kim Jong-il, two of the world's most notorious dictators, Posted in Mr. Joo's blog, used with permission.

Fotografi e Gadafit dhe Kim Jong-il-it, dy nga diktatorët më famëkeq botërorë, e postuar në blogun e z. Joo-së, e përdorur me leje.

카다피가 망한 뒤 각 언론사 사설 칼럼을 통해 김정일이 떨 것이라는 분석이 많은데, 저는 ‘No’라고 말하고 싶습니다.김정일이 과연 떨까요? 천만의 말씀입니다. 김정일은 오히려 카다피를 비웃고 있을 가능성이 크죠. 바지 벗어주고 뺨 맞은 바보 같은 놈이라고요. 카다피는 솔직히 나토가 개입해서 죽은 것입니다. 내부 시민혁명으로는 절대 망할 리가 없었죠. 김정일은 북한에서 내부 시민혁명이 일어나기는 리비아보다 백 배 더 힘들고, 일어나면 외국에 알려지기 전에 다 진압해버릴 수 있고(아무리 큰 봉기도 불과 반나절이면 끝)…

무엇보다 가장 중요한 점은 외세가 절대 개입 못한다는 점을 알고 있습니다. 북한엔 핵도 있겠다, 200만의 대군이 있겠다, 중국이 버티고 서주겠다, 석유도 없겠다…누가 북한을 공습할 수 있을까요. 그러니 리비아를 보면서 떨 일이 뭐 있겠습니까. 콧방귀를 뀌고 있겠죠. 다만 김정일도 리비아를 보면서 대비는 하고 있겠죠. 기동타격대를 조직했다던가, 국경 통제를 아주 강하게 한다던가, 중동 소식을 절대 알리지 않는 다던가, 쿠데타 못 일어나게 정치위원 더 강화시킨다던가 하는 것이 대표 사례입니다.

김정일의 가장 큰 불안은 자기가 죽고 김정은이 버틸 수 있을지 여부겠죠. 하지만 설명이 길어져서 더 쓰진 않겠지만요. 저는 지금처럼 노는 한 절대 2년 이상 못 버틴다고 봅니다.

북한 체제가 인위적으로 망할 수 있는 가장 가능성이 큰 방식은 두 가지 정도가 아닐까 봅니다.

하나는 위에서 쓴 것처럼 주민들과 말단 간부들까지 태업하면서 점점 곪아 문드러져 쓰러지는 것이죠. 하지만 시간은 꽤 걸리겠죠. 허울뿐인 정권도 누가 직접 무너뜨리지 않는 한 존속하기 때문입니다. 하지만 허울만 남겨지면 쓰러뜨리기가 훨씬 쉽죠.

둘째는 백성들의 원성이 하늘을 찌른다던가 권력 암투가 심해지면 제2의 안중근, 김재규가 나오면 되겠지요. 박정희 정권이 그리 끝날 줄 불과 하루 전까지 누가 알았겠습니까.

하지만 이 둘 보다 훨씬 더 확실한 것은 김정일은 늙었다. 그러니 죽는다. 언제? 곧….이것이 아니겠습니까.

북한도 이미 카운트다운에 들어간 겁니다.

Pas rënies së Gadafit, të gjitha mediumet publikuan editoriale që sugjeronin se Kim Jong-il-i do të traumatizohet nga ky lajm. Mirëpo, unë NUK mendoj kështu. A do të trishtohet ai nga ky lajm? Assesi. Në fakt, Kimi do të tallej me Gadafin për atë se ‘edhe u ngul edhe hëngri shuplakë’ [zhargon rruge].

Sinqerisht thënë, ishte intervenimi i NATO-s që çoi në vdekjen e Gadafit, e jo revolucioni qytetar nga brenda.

Në rastin e Kimit, është shumë më e vështirë, ndoshta edhe njëqind herë më e vështirë që nga vetë populli të organizohet revolucion i brendshëm në Korenë Veriore. Edhe sikur të bëhej, ushtria e tij lojale, me lehtësi do ta shuante atë, akoma pa mos u përhapur lajmi nëpër botë.

Përveç kësaj, Kimi e ka plotësisht të qartë se fuqitë e huaja nuk e kanë aq lehtë të intervenojnë në çështjet e brendshme të Koresë së Veriut: ai ka armë nukleare, dy milionë ushtarë. Ai poashtu e gëzon përkrahjen e Kinës, kurse Korea e Veriut nuk ka naftë… Kush do të ishte i gatshëm të rrezikojë ta sulmojë Korenë Veriore, kur një gjë e tillë nuk do sillte asnjë përfitim, përveç se probleme? Kështu që nuk ka asnjë arsye që ai të trishtohet kur do t'i dëgjojë lajmet më të reja nga Libia.

Megjithatë, pa dyshim, z. Kimi duhet të jetë i zënë duke u përgatitur për të ardhmen: t'i organizojë forcat i sigurisë, ta përforcojë kontrollin kufitar, t'i bllokojë të gjitha lajmet nga Lindja e Mesme dhe ta forcojë kampin e tij politik për ta zvogëluar rrezikun nga ndonjë një grushtshtet, etj.

Shqetësimi më i madh i Kim Jong-il-it është se pas vdekjes së tij, a do të mbetet në pushtet djali i tij, që së shpejti duhet ta zëvendësojë të atin. Mendoj se gjasat nuk janë aq të mira. Nëse ai [pasardhësi] vazhdon të veprojë në këtë mënyrë, regjimi nuk do të zgjasë as dy vjet.

Sipas mendimit tim, ka dy skenare për atë se si mund të shkatërrohet regjimi i Koresë së Veriut.

Skenari i parë: Qytetarët e thjeshtë dhe zyrtarët e qeverisë janë aq të korruptuar dhe kanë qenë aq të pakujdesshëm në kryerjen e detyrave të tyre sa që [nëse vazhdojnë me këtë sjellje] regjimi do të kalbet deri në rrënjë dhe në fund do të shkatërrohet. Por gjithsesi, do të duhet pak kohë. Një qeveri e kalbur, qoftë edhe vetëm për nga emri, mund të vazhdojë të ekzistojë nëse nuk largohet fizikisht nga ndonjë fuqi tjetër.

Skenari i dytë: Mund të shpërthejë zemërimi gjithëpopullor i njerëzve të zakonshëm ose mund të ketë luftë të brendshme për pushtet. Kushedi? Mund të shohim një version koreano-verior të Ahn Jung-geun ose Kim Jaw-kyu. [Ahn Joong-geun është një aktivist korean i cili e vrau kryeministrin e Japonisë, që kishte për qëllim ta aneksojë Korenë e Jugut; Kim Jaw-kyu ishte një gjeneral ushtarak nga Koreja e Jugut i cili e vrau ish-kryetarin e Koresë së Jugut, Park Chung-hee, i cili mbahet mend edhe si udhëheqës i aftë, por edhe si diktator.]

Mirëpo, ajo që është edhe më e qartë se sa këto dy skenare është kjo: Kim Jong-il është plak dhe një ditë do të vdesë. Pyetja që pason është ‘kur’ dhe unë mendoj se kjo do të ndodhë ‘shumë shpejt’.

Në Korenë e Veriut tashmë ka filluar numërimi së prapmi.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.