- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Thirrje për zgjim apo fushatë njollosjeje? Si një reklamë për pecetat higjenike ndezi debatet në Turqi

Kategoritë: Turqia, Gratë e çështjet gjinore, Media e qytetarëve, Të drejtat e njeriut

Foto nga një reklamë [1] për pecetat higjenike që ndezi debatet në Turqi.

Në Turqi, një markë kryesore e pecetave higjenike publikoi një reklamë të guximshme dhe e inkuadroi atë si një fushatë kundër atyre që abuzojnë me femrat dhe tabuve shoqërorë mbi periodat. Sidoqoftë, video ishte aq përçarëse sa kompanisë iu desh të kërkonte ndjesë dhe ta hiqte atë, pasi disa e vlerësuan atë si një sulm ndaj reputacionit të Turqisë.

Reklama, e quajtur “Zbulo turpin”, ose “Utanç Paketleri” në turqisht, u publikua në fund të tetorit 2019 nga kompania amerikane Procter & Gamble [2], nën markën e tyre lokale Orkid, shitësi kryesor i pecetave higjenike në Turqi.

Videoja, e cila është rreth një minutë e gjysmë e gjatë, fillon me një zë që thotë: “Në Turqi, pecetat higjenike mbulohen me gazeta pasi blihen për shkak të stigmës së periodës. Në një shoqëri me lajme të mbushura me dhunë, diskriminim dhe padrejtësi ndaj grave, shitja e pecetave higjenike nuk është e turpshme”.

Në vijim shihet një pako me peceta higjenike që mbështillet me një gazetë. Më vonë, tregimi zhvendoset në një shtypshkronjë ku një gazetë po shtypet me tituj që prekin sfidat kryesore me të cilat përballen gratë në Turqi, si punësimi dhe përfaqësimi i ulët politik, dhuna me bazë gjinore dhe shkalla e lartë e analfabetizmit. Videoja përfundon me pakot në raftet e supermarketit, të mbështjella me atë gazetë. Mesazhi i fundit thotë: “Paketat tona u shitën gjatë tre ditëve”.

Videoja fitoi një çmim për kreativitetin në Festivalin e 26-të Ndërkombëtar të Krijimtarisë në Slloveni, Golden Drum [3], në tetor 2019. Më pas filloi të qarkullojë në mediat sociale turke, duke përfshirë edhe llogarinë në Twitter [4] të kompanisë.

Ajo ndezi menjëherë një debat të nxehtë, ku njerëzit ishin të ndarë për mesazhin e videos. Ndërsa disa e mbështetën, të tjerët patën reagime të forta negative, duke e interpretuar atë si një “poshtërim ndaj Turqisë” e duke bërë thirrje për bojkotimin e markës.

Një shpullë në fytyrë 

Ata që mbështesin përmbajtjen pretendojnë se videoja thjesht tregon të vërtetën. Disa përdorues të internetit përdorin referencën e shuplakës kur e përshkruajnë atë:

Kjo është një reklamë që ju godet në fytyrë teksa përpiqet të shpjegojë se mentaliteti që sjell turpin nga shitja e pecetave higjenike është i njëjti me atë se nuk ka turp për krimet ndaj grave.

Feyza Altun, një avokate e njohur dhe aktiviste feministe tha:

Reklama e Orkid është një goditje, si përgjigje e mbështjelljes së pecetave higjenike me gazetë sikur të ishte diçka e turpshme ose të fshihej. [Marka] printoi lajme për krimet e kryera kundër grave në Turqi dhe e përdori atë si paketim.

Nisa, një përdoruese e internetit e përmblodhi më mirë çështjen:

Në vend që të mos e kuptoni mesazhin në reklamën Orkid dhe të mendoni “Çfarë do të thuash, janë femrat turke të përbuzura?”, uroj që të mund ta kuptonim se për tu përçmuar janë lajmet në ato gazeta.

Thirrje për bojkotin e markës

Ata që janë plotësisht kundër reklamës pretendojnë se ajo poshtëron Turqinë dhe gratë e saj dhe përhap gënjeshtra kur e përshkruan Turqinë si një vend të prapambetur, konservator dhe fanatik. Një përdorues interneti shkruan në Twitter:

[Orkid] po poshtëron Turqinë për mbështjelljen e pecetave higjenike me gazetë. Ndërkohë të tjerët janë duke thënë, kjo është një reklamë goditëse. Sa prej jush me të vërtetë blini peceta higjenike të mbështjella me gazetë? Ky [nuk është turp Orkid! Është e papranueshme të tregohet vendi ynë si i prapambetur

Një tjetër përdorues i internetit sugjeron se të huajt po komplotojnë që të venisin lavdinë ushtarake turke me një reklamë.

Orkid, nëse e bënit këtë reklamë 10 vjet më parë, mbase do të ishte e vërtetë, por tani ju e dini shumë mirë që nuk ka diçka të tillë! Le të flasim se cila është arsyeja e kësaj reklame? Kryeqyteti zionist luan rolin e tij si një reagim ndaj operacionit tonë, Pranvera e Paqes [17]

Ndjesë nga kompania

Pas thirrjeve në rrjetet sociale për të bojkotuar markën, Orkid hoqi videon nga llogaria zyrtare dhe bëri një deklaratë [18] e cila u ribotua nga gazetat turke:

Türkiye’de Orkid markası için tasarlanan mağaza içi kampanyası, Türkiye’de ve dünyada kadınların yaşadığı damgalanma, ekonomik kısıtlar nedeniyle hijyenik pede erişememe ve toplumsal cinsiyete dayalı şiddet de dahil olmak üzere bazı ciddi sorunlara ışık tutmak amacını taşıyordu. Bu sorunlar nadiren tartışılıyor, genellikle utanç duygusuna dönüşüyor ve genç kızlar, kadınlar ve aileleri için hayat boyu karşı karşıya kalacakları konuları oluşturuyor. Fikrin uygulanmasında niyetimizi tam olarak yansıtamadığımızı görüyoruz ve herhangi bir yanlış anlaşılmaya sebep olduysa bundan dolayı da üzgünüz.

Fushata e krijuar brenda markës Orkid në Turqi kishte për qëllim të ilustronte mungesën e aksesit në pecetat higjenike për shkak të kufizimeve ekonomike dhe dhunës së shkaktuar nga pabarazia gjinore. Këto çështje diskutohen rrallë dhe shpesh shndërrohen në burime turpi, duke krijuar kështu çështje të përjetshme për vajzat, gratë dhe familjet e tyre. Ne shohim që ne nuk mund të pasqyrojmë plotësisht qëllimet tona në zbatimin e idesë dhe na vjen keq nëse shkaktoi ndonjë keqkuptim

Teksa gati tre e katërta e popullsisë së Turqisë [19] jeton në qytete tani, më pak grave u duhet të fshehin pecetat higjenike me gazeta ose çanta plastike të zeza, të cilat do të ishin të nevojshme në të kaluarën, veçanërisht nëse personi në kasën e dyqanit ishte një burrë. Kjo ndoshta ekziston ende në fshatrat e largëta.

Pavarësisht, stigma mbetet e përhapur në të gjithë shoqërinë turke. Kjo është arsyeja pse kurrikula shkollore nuk ofron ndonjë mësim apo informacion në lidhje me gjininë dhe seksualitetin. Situata nuk është më e mirë në arsimin e lartë: në shkurt të vitit 2019, sistemi i arsimit të lartë turk gjithashtu dëmtoi barazinë gjinore duke hequr Certifikatën e Sjelljes mbi Barazinë Gjinore [20].

Sipas organizatës turke “Ne do të ndalojmë vrasjet e femrave [21]“, ky fenomen mbetet real: vetëm në tetor, 36 gra u vranë nga burra:

Ne publikuam raportin tonë të tetorit 2019: Në 31 ditë, 36 gra të vrara nga burrat. Dhuna dhe abuzimi i fëmijëve vazhdojnë të ndodhin.