Gazetari dhe shkrimtari fitues i çmimeve, Behrouz Boochani, i njohur më së miri për raportimin e kushteve në ambientet e ndalimit të emigracionit australian, është më në fund i lirë. Mbështetësit janë gëzuar me lajmet që refugjati kurdo-iranian ka arritur në Zelandën e Re.
Boochani kërkoi azil në Australi në 2013 dhe mbahej në paraburgim në Papua Guinea e Re (PGR) për më shumë se gjashtë vjet, së pari në ishullin Manus dhe më pas në Port Moresby, si pjesë e një marrëveshje midis dy vendeve.
Në Zelandën e Re si mysafir i një festivali të shkrimtarëve, Boochani ka një vizë një-mujore dhe mund të kërkojë azil atje. Megjithëse ai është pranuar si pjesë e një marrëveshjeje “kontestuese” me Shtetet e Bashkuara për transferimin, ai është i shqetësuar se kjo po ecën ngadalë dhe shtoi se nuk i beson plotësisht procesit.
Postimi në Twitter i Boochanit, pas mbërritjes së tij në Zelandën e Re, mori më shumë se 16 mijë pëlqime gjatë natës:
I just arrived in New Zealand. So exciting to get freedom after more than six years. I have been invited by Word Festival in Christchurch and will participate in an event here. Thank you to all the friends who made this happen.
— Behrouz Boochani (@BehrouzBoochani) November 14, 2019
Sapo arrita në Zelandën e Re. Aq emocionuese të fitosh lirinë pas më shumë se gjashtë viteve. Jam ftuar nga Word Festival në Christchurch dhe do të marr pjesë në një aktivitet këtu. Faleminderit të gjithë miqve që e mundësuan këtë.
Këto komente ishin tipike për këtë postim:
New Zealand will take care of you. I'm ashamed that Australia not only didn't take care of you, but kept you in detention offshore, against our human rights obligations. And for 6 years. And that they're still doing it to others.
I hope you find some peace now ?.
— ?Gayle Pescud, Writer (@Gayle_Pescud) November 14, 2019
Zelanda e Re do të kujdeset për ju. Ndiehem i turpëruar që Australia jo vetëm që nuk u kujdes për ju, por ju mbajti në paraburgim, kundër detyrimeve tona për të drejtat e njeriut. Dhe për 6 vjet. Ata ende po ua bëjnë këtë të tjerëve. Shpresoj të gjesh paqe tani
Behrouz this is the best news I’ve heard for weeks.
I’m so hopeful that you will find peace and happiness in #NewZealand.
Hopefully your friends still in PNG will also be rescued soon.
You all deserve a safe future, away from the torture you’ve all endured.
Good luck ??— Duchess Frida (@DuchessFrida) November 14, 2019
Behrouz ky është lajmi më i mirë që kam dëgjuar për javë të tëra. Shpresoj se ju do të gjeni paqen dhe lumturinë në Zelandën e Re. Shpresoj që miqtë tuaj, ende në PGR, gjithashtu do të shpëtohen së shpejti. Ju të gjithë meritoni një të ardhme të sigurt, larg torturave që keni duruar të gjithë. Paç fat
So pleased. Profound sorrow & shame for the way our Country has treated you – & thank you for your courage & dignity. Very much look forward to following your forward contribution. Now – we must work for others on #Manus #Nauru #auspol
— ?? Denise Shrivell (@deniseshrivell) November 14, 2019
Jam shumë e kënaqur. Trishtim dhe turp i thellë për mënyrën se si ju ka trajtuar vendi ynë dhe faleminderit për guximin dhe dinjitetin tuaj. Mezi presim kontributin tuaj. Tani duhet të punojmë për të tjerët në Manus dhe Nauru
Këtë vit, shumica e refugjatëve të mbetur në ishullin Manus, 200, u çuan në kryeqytetin e PGR, Port Moresby. Ndërkohë, 46 burra të cilët u konstatuan se nuk janë refugjatë po mbahen në një qendër të ngjashme me burgun në Bomana. Fati i tyre do të vendoset nga qeveria.
Edhe pse nuk dihet numri i saktë, afro 500 refugjatë – shumë prej të cilëve janë atje që nga viti 2013 – mbeten në Republikën e pavarur të Nauru si pjesë e politikës australiane të pritjes së refugjatëve në ishujt larg territorit të Australisë.
Në një intervistë për Fred Petrossian të Global Voices, në gusht 2019, Boochani foli për pasojat e ndalimit paafat:
Koha është gjëja më e rëndësishme për të përshkruar këtë sistem. Njerëzit që dërgohen në burg e dinë se sa është dënimi i tyre, por ne jo dhe nuk e dimë kur mund të largohemi. Kjo krijon një torturë të vërtetë mendore.
Qeveria australiane ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur ofertat e Zelandës së Re për të marrë disa nga refugjatët nga Manus dhe Nauru, duke pretenduar se kjo do të krijonte një precedent për mbërritjet me anije; refugjatëve të tillë u ndalohet vendqëndrimi në Australi.