See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Maqedoni: Përgjigjja e Ministrisë për punë brendshme për ftesën për debat

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special të Protestave në Maqedoni 2011.

Përgjigja e Ministrisë për punë të brendshme për ftesën për debat publik me temë “Nëpërmjet aktivizmit qytetar dhe reformës së Minsitrisë për punë të brendshme deri te një shoqëri më e mirë”, e organizuar nga Lëvizja kundër brutalitetit policor, shkaktoi hidhërim te shfrytëzuesit e mediumeve sociale në Maqedoni.

Aktivistët e Lëvizjes kundër brutalitetit policor оrganizuan tribunë publike, më 9 nëntor 2011, në Klubin GЕМ në Shkup, me qëllim që

t'i analizojnë dhe t'i debatojnë publikisht ngjarjet e fundit, anët pozitive dhe negative që sollën deri te protestat e para më serioze qytetare dhe kërkesat për reforma në policinë maqedonase, dhe respektim më të madh të të drejtave njerëzore. Mënyra e shprehjes së pakënaqësisë te të rinjtë dhe kërkesat për ndryshime në sistem, janë një pjesë e çështjeve që do t'i shtrojmë në debat. Sipas konceptit të debatit publik, është paraparë që të marrin pjesë palë të ndryshme të interesuara dhe ekspertë të kësaj lëmie.

Nevoja për hapjen e kësaj teme është theksuar edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë [.pdf], ku përmendet vrasja e Martin Neshkovskit dhe thuhet se (në bazë të përkthimit zyrtar [.pdf] me ndryshime të vogla nga F.S.):

Sa i përket pengimit të torturës dhe sjelljes degraduese, si dhe luftës kundër keqpërdorimeve të padënuara, dispozitat ligjore nga kjo fushë akoma nuk janë shndërruar në praktikë konzistente dhe gjithpërfshirëse. Mbeten mungesat sistemore sa i përket luftsë kundër keqpërdorimeve të padënuara të detyrës zyrtare brenda organeve për zbatim të ligjit… […] Mbetet shqetësimi sa i përket efektivitetit të prokurorëve dhe të gjykatësve gjatë marrjes së veprimeve adekuate, kur ka indikacione për keqpërdorime nga ana e policisë…

Në këtë tribunë, duhej të takoheshin në një vend aktivistët, përfaqësuesit e Avokatit të popullit të RM-sëKomitetit maqedonas të Helsinkit, si dhe ministresha për punë të brendshme, zonja Gordana Jankullovska. Mirëpo, në vend që të vijë në debat, sipas një lajmi të televizionit Alfa, ajo ka zgjedhur të shohë një premierë filmi.

Public debate on ways to bring about positive social change through civic activism and reform, organized by the Movement Against Police Brutality - Skopje, Nov. 9. Photo by Filip Stojanovski (CC-BY).

Tribuna publike për përmirësimin e shoqërisë nëpërmjet aktivizmit qytetar dhe reformës së MPB-së, e organizuar nga Lëvizja kundër brutalitetit policor, në Shkup, më 9 nëntor. Fotografia: Filip Stojanovski (CC-BY).

Para ngjarjes, organizatorët e publikuan përgjigjen zyrtare të Sektorit për marrëdhënie me publikun dhe informata të karakterit publik, pranë Ministrisë për punë të brendshme të RM-së:

A scanned version of the response by the Ministry of the Interior

Version i skenuar i përgjigjes së Ministrisë për punë të brendshme

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Shkresën tuaj dëshirojmë ta kuptojmë si distancim nga protsetat e deritanishme dhe akuzat, ofendimet dhe fyerjet e pavërteta, sepse dyshojmë se dikush do të dëshironte të ulej në tavolinë të njëjtë me „vrasës“ ose „xhelatë“. Megjithatë, distancimi i vërtetë nga nënçmimet dhe kualifikimet e pabaza do të duhej të bëhej, së paku, në formë të kërkimit të faljes dhe falënderimit deri te të gjithë „tigrat“ ose „alfat“ që u flijuan në „Stuhinë malore“,* që u vranë te FSHMN-ja dhe ata që morën pjesë në një numër të madh aksionesh për mbrojtjen e sigurisë tonë.

Ministria për punë të brendshme e pa ftesën publike të [liderit të opozitës] Branko Cërvenkovskit për mobilizim të të gjitha orgnizatave joqeveritare dhe intelektualëve „të pavarur“ kundër vullnetit të shprehur në mënyrë demokratike të qytetarëve, të cilët për të gjashtën herë me radhë, ia japin përkrahjen e tyre opcionit [politik] për të cilin konsiderojnë se u ofron të ardhme më të mirë. Jemi të vetëdijshëm se mungesa e ideve dhe rezultatet katastrofale që i kanë lënë pas tyre, mund të shkaktojnë dëshpërim edhe më të madh, mirëpo kjo nuk na jep të drejtë që të bëhemi pjesë e skenarit të dikujt.

Ministria për punë të brendshme mbetet e hapur dhe do të vazhdojë të punojë në shërbim të qytetarëve. Në kuadër të përcaktimit për transparencë dhe llogaridhënie në punë, siç e dini, për herë të parë organizuam ditë të hapur, ku të gjithë qytetarët patën mundësi të informohen dhe t'i paraqesin sugjerimet dhe mendimet e tyre për punën e policisë. Ju falënderojmë për interesin tuaj në lidhje me projektin „Ditë e hapur“ dhe të gjitha sugjerimet dhe mendimet tuaja do të shqyrtohen seriozisht.

Activist Martin Nanik displaying the response of the police at the public debate. Photo by Vanco Dzambaski (CC BY-NC-SA)

Aktivisti Martin Nanik e tregon përgjigjen e policisë gjatë tribunës. Fotografia nga Vanco Xhambaski (CC BY-NC-SA)

Shfrytëzuesit e Twitter-it e shfrytëzuan hashtag-un #protestiram (“protestoj”) që njëkohësisht ta shpërndajnë linkun dhe të komentojnë për përgjigjen e zyrtarëve të policisë.

Irena Cvetkoviq shkroi [maqedonisht]:

Protestoj për shkak se një institucion shtetëror që financohet edhe nga paratë e mia, në mënyrë të paturpshme më ofendon dhe më injoron.

Jovana Tozija, gjithashtu shprehu [maqedonisht] hidhërimin e tij:

Protestoj për shkak se njoftimet e institucioneve shtetërore shkruhen nëpër selitë e partive politike!!!

Natalija pyeti [maqedonisht], duke iu referuar konceptit tradicional të jetës pas vdekjes:

Ku do të shkojë shpirti juaj, oj Ministri për punë të brendshme?

Vnukot blogoi [maqedonisht] se koncepti kapitalist “konsumatori gjithmonë ka të drejtë” akoma nuk ka depërtuar nëpër institucionet shtetërore të Maqedonisë:

Me analogji, gabimet duhet të pranohen dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi për to. Me analogji, qytetarët, të cilët janë konsumatorët kryesorë të shtetit, duhet gjithmonë të kenë të drejtë. Mirëpo, për fat të keq, si duket, në Maqedoni, analogjitë edhe gjatë kohë nuk do të importohen.

Duke u ndërlidhur me këtë postim, Jovana Tozija shtoi [maqedonisht]:

E vërtetë! Shteti gjithmonë ka të drejtë, e jo qytetarit. E kur qytetari ka të drejtë, ai duhet të kërkojë falje për këtë…

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special të Protestave në Maqedoni 2011.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.