- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Dënimi për shpifje ndaj medias investigative serbe KRIK përbën një precedent të rrezikshëm

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Serbia, Censura, Ligji, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Të drejtat e njeriut, GV Advocacy
[1]

Pjesë e ekipit të KRIK në 2020. Foto e KRIK; përdoret me leje.

Ky artikull bazohet në mbulimin origjinal nga Meta.mk. Një version i redaktuar është ribotuar këtu nën një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Voices dhe Fondacionit Metamorphosis.

Vetëm pak ditë para marrjes së Çmimit të BE-së për Gazetari Hulumtuese në Serbi 2022 [2], media investigative serbe KRIK u përball [3] me një dënim për shpifje (SLAPP), nga një gjykatë serbe për publikimin e lajmeve për një proces penal, duke cituar pretendimin e të pandehurit se një bandë kriminale kishte lidhje me ministrin e Brendshëm.

Paditë SLAPP, shkurtim i padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike [4], të njohura gjithashtu si padi për frikësim ose proces gjyqësor strategjik kundër pjesëmarrjes së publikut, janë padi që synojnë të censurojnë, frikësojnë dhe heshtin kritikët duke i ngarkuar ata me koston e një mbrojtjeje ligjore derisa ata të heqin dorë nga kritikat e tyre.

Organizatat për lirinë e medias, si Shoqata e Gazetarëve të Serbisë [5], Instituti Ndërkombëtar i Shtypit [6], Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) [7], Koalicioni për Liritë e Medias [8] dhe Rrjeti i Kontrollit të EJL [9], si dhe avokatë [10] dhe politikanë [11]opozitës [12], shprehën shqetësimin ose e dënuan plotësisht vendimin. Mediat e pavarura Danas, N1, Nova, Cenzolovka, Glas Šumadije, JUGpress, Autonomija dhe Žiginfo shprehën solidaritetin [13] e tyre duke ribotuar artikullin e KRIK [14] që ishte objekt i çështjes gjyqësore të nisur në maj 2021.

Kada je reč o presudi kojom smo osuđeni za povredu časti i ugleda donedavnog direktora Bezbednosno-informativne agencije, a sadašnjeg ministra Bratislava Gašića, ona predstavlja veoma opasan presedan za novinare u Srbiji. Naime, ovo je prvi put da smo tuženi (a sada veći i osuđeni) zbog vesti sa suđenja sa kog smo izveštavali. Na tom suđenju je pomenut i Gašić u kontekstu veza sa kriminalcima. Iako je i na suđenju utvrđeno da smo verno preneli ono što se dogodilo, ipak nas je sudija osudila samo zato što je informacija za koju smo dali tačno pojašnjenje išla na štetu Gašića. Još je i naglasila da je to što je Gašić funkcioner otežavajuća okolnost za nas, što bi u demokratskim državama trebalo da bude obrnuto – trebalo bi da su funkcioneri podložniji kritikama od ostalih građana.

Aktgjykimi që dënon KRIK-un për shpifje, d.m.th për lëndimin e nderit dhe reputacionit të Bratislav Gashiqit, drejtorit të fundit të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë [15] (BIA) dhe ministrit aktual, paraqet një precedent shumë të rrezikshëm për gazetarët në Serbi: domethënë, ky është rasti i parë ku raportimi i lajmeve nga një gjyq ka çuar në padi dhe tani dënim. Gashiq u përmend gjatë atij gjyqi në një kontekst me kriminelët. Edhe pse, gjatë gjykimit tonë, gjyqtarja përcaktoi se ne e kemi raportuar saktë atë që kishte ndodhur, ajo përsëri na dënoi sepse informacioni dhe shpjegimi ynë i vërtetë shtesë, dyshohet se e lënduan Gashiqin. Madje, ajo theksoi se fakti që Gashiqi është zyrtar shtetëror paraqet rrethanë rënduese për ne! Në një shtet demokratik situata duhet të jetë e kundërta; zyrtarët publikë duhet të jenë më të ndjeshëm ndaj kritikave sesa qytetarët e tjerë.

Bratislav Gašić [16] ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë që nga 26 tetori. Ai është një nga anëtarët themelues të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe ka qenë nënkryetar i saj nga viti 2012 deri në vitin 2016. Ai gjithashtu ka mbajtur postet e kryetarit të komunës së Krushevcit (2012–14) dhe ministër i mbrojtjes nga viti 2014 deri në vitin 2016. Ai u shkarkua nga ai post pasi ofendimi i tij publik seksist [17] ndaj një gazetareje u bë skandal. Rreth një vit më vonë ai u emërua [18] në krye të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA). Pas emërimit të tij të fundit si ministër i Brendshëm, ai u emërua gjithashtu si anëtar i organit të ri të qeverisë për barazinë gjinore [19].

Sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit [20] të Reporterëve pa Kufij 2021, gazetarët në Serbi “janë të kërcënuar nga presionet politike dhe mosndëshkimi i krimeve të kryera kundër tyre.” Vojinoviç tha se pasojat e këtij vendimi kundër KRIK mund të përkeqësojnë më tej nivelin tashmë shqetësues të lirive të medias në vend.

Ova odluka je veoma opasna s obzirom na to da pravi atmosferu u kojoj će novinari ubuduće biti zabrinuti prilikom svakodnevnog izveštavanja sa suđenja ili drugih događaja jer bi mogli da prođu kao mi iako prenose verno šta se dogodilo. Ovo bi moglo da vodi i ka autocenzuri novinara, odnosno dodatnom gušenju slobode medija, a samim tim i ka smanjenoj mogućnosti građana da dobiju važne informacije.

Ky vendim është shumë i rrezikshëm sepse krijon një atmosferë në të cilën gazetarët do të shqetësoheshin se mund të vuajnë pasoja të ngjashme si KRIK për raportimet e tyre të përditshme nga gjykatat apo ngjarje të tjera publike, edhe pse ata do ta informonin publikun me besnikëri për atë që ka ndodhur. Kjo mund të çojë në autocensurë nga gazetarët dhe mbytje të mëtejshme të lirisë së medias, duke reduktuar mundësitë që qytetarët të marrin informacione të rëndësishme.

Një fakt tjetër i rëndësishëm për këtë rast është se gjyqtarja Natasha Petriçeviq Milisavljeviq ka pranuar se ka pasur lidhje të ngushta [21] me Ministrin e Punës Nikola Selakoviq, një anëtar i rëndësishëm i partisë në pushtet SNS, i lidhur me paditësin Gashiq.

Në aktgjykimin e saj gjyqtarja renditi arsye shumë kontradiktore për dënimin, duke pranuar praktikisht vetëm argumentet e nxjerra kundër KRIK-ut. Kryeredaktori i KRIK Stevan Dojçinoviq ka shpjeguar [22] se:

[Vendimi] nuk e vë në dyshim vërtetësinë e bisedës së përgjuar që publikuan gazetarët; pretendohet gjithashtu se gazetarët kanë të drejtë t'i shpjegojnë gjërat lexuesve të tyre – por në të njëjtën kohë redaktori i KRIK-ut dhe gazetari i tij u dënuan pikërisht sepse u shpjeguan lexuesve kuptimin e shprehjes “në kazan” që u përdor në biseda. Pjesa më skandaloze e vendimit është se fakti që Bratislav Gashiq është zyrtar, merret si rrethanë rënduese ndaj gazetarëve – në vend që të jetë e kundërta.

KRIK njoftoi se do ta kundërshtojë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit. Duke shpresuar se dënimi do të anulohet, gazetarët e KRIK-ut njoftojnë gjithashtu se synojnë të vazhdojnë punën e tyre të raportimit profesional dhe të vazhdojnë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë aktorët e rëndësishëm, përfshirë ata që tashmë i kishin paditur.

Për momentin KRIK është në 11 procese gjyqësore, përfshirë atë të Gashiqit. Shumica e këtyre procedurave filluan para dhjetorit 2021, kur disa [23] organizata për lirinë e medias, duke përfshirë Nenin 19, EFJ dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias [24] (ECPMF), paralajmëruan se vala e padive SLAPP kundër KRIK-ut ka efekt rrëqethës mbi lirinë e medias në Serbi. Të iniciuara nga figura të fuqishme pranë partisë në pushtet serbe SNS, këto procedura janë kumulative, duke kërkuar mbi 90 milionë RSD (më shumë se 800,000 dollarë)  dëmshpërblim — tre herë më shumë se buxheti vjetor i medias.