Për rusët që janë kundër luftës, Turqia është shtëpia e tyre të dytë

Foto nga Arzu Geybullayeva.

Në një lagje me gjallëri të distriktit Kadikoy të Stambollit, Grao Cafeteria është mes dyqaneve dhe restoranteve të ndryshme. Pronari i Grao është 32-vjeçari Igor, me origjinë nga Shën Peterburgu. Ai mbërriti në Stamboll në mars 2022 pas një viti udhëtimi jashtë vendit, duke vizituar Indinë, Nepalin dhe Tajlandën. Pas disa muajsh në qytet, së bashku me një mik, Igor hapi Grao në gusht. “Më pëlqen këtu,” i tha Igor Global Voices në një intervistë, “njerëzit janë miqësorë.” Por Grao është më shumë se thjesht një kafene. Ekziston një ndjenjë e komunitetit, ndoshta një qëllim. Është bërë shpejt një vend i njohur për rusët e sapoardhur dhe ata që kanë jetuar këtu për disa muaj. Kafeneja ka gjithashtu një kat të dytë ku pronari i saj, së bashku me anëtarët e tjerë të komunitetit, zhvillon mësime të gjuhës turke një herë në javë, diskutime për të ardhurit se si të marrin një leje qëndrimi, të aplikojnë për një numër tatimor dhe të kuptojnë nuancat kulturore lokale. Aktiviteti tjetër është planifikuar për në 12 nëntor dhe organizohet nga një grup i quajtur “Station Change” ose “станция смена” që paraqet një grup të ndryshëm folësish për të ardhurit, por edhe ata që kanë jetuar në qytet dhe janë të etur për të takuar njerëz të rinj. Sipas postimit në Instagram:

Aktiviteti i shumëpritur në Stamboll për ata që janë zhvendosur së fundi ose kanë jetuar prej kohësh në Turqi dhe janë në kërkim të miqve të rinj. Këtë muaj do të mblidhemi në Stamboll dhe do të ndajmë jo vetëm pikat e rëndësishme të lëvizjes në një vend të ri, por edhe të më të thjeshtat; ngrohtësia njerëzore, frymëzimi dhe motivimi për ndryshim. Alena Medvedeva, blogere dhe vlogere në YouTube do të ndajë një listë me pika për lëvizjen në një vend të ri (dokumente), lidhje të dobishme dhe këshilla për jetesën, si të krijoni një rutinë); Masha, drejtuesi i kanalit tg për Stambollin do t'ju tregojnë për veçoritë e qytetit dhe rretheve të tij të ndryshme.

Kjo nuk është vizita e parë e Igorit në Turqi. Ai ka qenë këtu tre herë më parë. Por ky udhëtim ishte ndryshe. “Kam mbërritur këtu, për të mbledhur informacione dhe më pas vendosa të hap një kafene”. Igor menaxhoi disa bare në Shën Peterburg, kështu që kishte përvojë të mjaftueshme në menaxhim. Në kohën e tij këtu, gjërat në përgjithësi kanë ecur mirë. “Gjithçka shkoi horizontalisht”, shpjegon Igor. Nëpërmjet miqve dhe të njohurve gjeti hapësirën për kafenenë dhe banesën ku ai jeton aktualisht, jo shumë larg kafenesë. “Turqia nuk është shumë e ndryshme nga Rusia në këtë kuptim,” tha Igor për Global Voices.

Ajo që është e ndryshme megjithatë janë njerëzit. “Më pëlqen këtu. Ndërveprimi i thjeshtë njerëzor — fqinjët më përshëndesin çdo ditë rrugës për në punë. Ka ndjenjën e fqinjësisë. Ka shumë energji dhe kjo më pëlqen. Edhe agjenti ynë i pasurive të patundshme, i cili nuk flet anglisht ose rusisht është i dobishëm.”

Dhe megjithëse deri më tani ka funksionuar për Igorin, udhëtimi nuk ishte i lehtë. “Ndonjëherë ndjehem çuditshëm. Të gjitha përvojat tuaja të kaluara, prejardhja juaj që keni deri më tani nuk janë më të rëndësishme. Kështu që duhet të filloni nga e para. Por është një përvojë interesante. Në moshën 32 vjeçare ju po ndërtoni vetveten përsëri.”

Nuk është plotësisht e qartë se sa rusë kanë mbërritur deri më tani në Turqi që nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia. Sipas guvernatorit të provincës Antalia, një destinacion popullor plazhi për rusët, që nga njoftimi i Putinit për mobilizim të pjesshëm, numri ditor i rusëve që mbërrijnë në Antalia ka arritur në 19,000. Ministria e Turizmit tregon se rreth 800,000 qytetarë rusë mbërritën në Turqi në shtator. Sipas Ministrisë së Brendshme, nga të dhënat e 3 nëntorit 2022, shtetasit rusë përbëjnë numrin e dytë më të madh të të huajve që janë në Turqi me leje qëndrimi afatgjatë (115,365) dhe afatshkurtër (95,431), pas shtetasve irakenë. Sipas raportimit të Daily Sabah, investimet e rusëve në tregun e banesave në Turqi u rritën me 199 për qind në dy tremujorët e parë të vitit 2022.

Numri i lartë i të ardhurve kundrejt numrit më të ulët të atyre që aplikojnë për qëndrim nuk është befasues. “Shumë njerëz kanë mbërritur në Turqi që nga pushtimi dhe pas mobilizimit. Por shumë e shohin atë si një vend të përkohshëm. Po aq shumë janë që nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë më pas,” shpjegoi Igor.

Në mesin e atyre që aktualisht ndodhen në Turqi ka edhe artistë. Disa përkohësisht si reperi Oxxxymiron dhe Zemfira; të tjerë si Evgeny Grinko, i cili vazhdon turneun në Turqi si dhe vendet fqinje dhe Petr Rodionov kanë zgjedhur të qëndrojnë. Rodionov së fundmi performoi në Piano House. Koncerti u shoqërua nga Ivan Chepura i Teatrit Maly Drama duke lexuar poezi nga autorë të famshëm rusë. Secili prej këtyre artistëve ka shprehur kritikat për luftën. Në mars, Oxxxymiron në një video-mesazh të shpërndarë përmes Instagramit të tij, tha: “[Lufta në Ukrainë] është një katastrofë. Është krim. Kjo është arsyeja pse unë po i shtyj të gjashtë koncertet për një kohë të pacaktuar. Nuk mund t'ju argëtoj ndërsa Ukraina bombardohet nga Rusia. Ndërsa banorët në Kiev detyrohen të fshihen në strehimore, ndërsa njerëzit po vdesin.” Në tetor 2022, emri i reperit iu shtua listës famëkeqe të “agjentëve të huaj” në Rusi. Gjatë koncertit të tij, Rodionov luajti muzikë nga kompozitorë, grupe dhe muzikantë ukrainas.

Duke u kthyer te Grao, klientët vazhdojnë të vijnë me laptopët dhe tabletët e tyre, duke porositur ushqim (kryesisht pjata mëngjesi për momentin, duke përfshirë disa nga produktet klasike si krepë, oladushki – petulla ruse, sirniki – petullat me djathë) dhe kafe, dhe duke folur me miqtë, për familjen dhe punën. “Unë ende nuk e kam idenë se si njerëzit dëgjojnë për Grao. Ne kemi një faqe në Instagram dhe jemi përmendur në kanale të ndryshme në Telegram,” shpjegon Igor ndërsa kafeneja mbushet me njerëz.

Dy gra ecin duke folur persisht dhe duke përshëndetur Igorin. Megjithëse klientela e kafenesë është 70 për qind ruse, pjesa tjetër është një përzierje, thotë Igor. Ka edhe oferta për të zgjeruar Grao, që do të thotë grurë në portugalisht. Një fqinj po ofron hapësirën e tij. Ka oferta për të organizuar projekte artistike dhe shfaqje filmash. Por Igor është i kujdesshëm, duke shpjeguar se plani është që gjërat të merren ngadalë për momentin.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.