Kampuset universitare të Hong Kongut kthehen në fushë-betejë

Foto nga  Vivian Tam,UKHK. Përdorim për qëllime jokomerciale.

Policia e Hong Kongut shndërroi disa kampuse universitare në fushë beteje ndërsa greva tre-ditore nga 11 deri më 13 nëntor u ndez. Beteja më e ashpër u zhvillua në Universitetin kinez të Hong Kongut (UKHK) në distriktin Shatin.

Autoritetet policore pretendojnë se protestuesit e universitetit hodhën mbi shinat e trenit objekte nga një urë (ura nr. 2) që lidh kampusin me autostradën Tolo. Megjithatë, në vend që të ruanin urën, policia zbarkoi në kampus në orën 15:15, duke hedhur gaz lotsjellës dhe predha të tjera më pak vdekjeprurëse për 15 minuta pa ndalesë.

Videoja virale tregonte se sasi të mëdha gazi lotsjellës u qëllua në palestrën e universitetit, pasi hynë me forcë në kampus:

Respekte. Sot Universiteti kinez i Hong Kongut. Nesër të gjitha universitetet në Hong Kong. Kjo po ndodh në një universitet në Hong Kong

Autoritetet policore e justifikuan veprimin e tyre duke u bazuar te Urdhri i Rendit Publik, duke pretenduar se sipas tij, shkollat nuk konsiderohen “ambiente private” dhe policia mund të hyjë dhe të arrestojë pa ndonjë urdhër nga gjykata.

Presidenti i universitetit, Rocky Tuan u përpoq të ç'tensionojë situatën duke shkuar në vijën e përparme rreth orës 17:00. Ai sugjeroi që policia të stacionohet në skajin tjetër të urës, ndërsa stafi i sigurisë së universitetit në anën e kampusit. Negociatat dështuan dhe policia gjuajti me gaz lotsjellës. Presidenti i universitetit u largua nga vendi i ngjarjes pasi nuk kishte mjete mbrojtëse. Më pas, studentët filluan të hedhin molotov dhe tulla ndaj policisë.

Për më shumë se pesë orë, vija e parë e fushë-betejës dukej kështu:

Ju lutem shpëtoni studentët tanë

Pasi lajmi se policia sulmoi kampusin e universitetit u bë viral në internet, një numër i madh i studentëve të universitetit nxituan në kampus me të gjitha llojet e furnizimeve; si ushqim, ujë, mjete mbrojtëse dhe pajisje mjekësore. Ish-presidenti i universitetit Joseph Sung ngriti shpejt një repart urgjence në palestër me rreth 100 ekspertë mjekësorë të gatshëm për të trajtuar të dëmtuarit. Rreth orës 22:30, policia u tërhoq.

Më shumë se 100 persona u plagosën. Njëri prej tyre në gjendje të rëndë pasi u qëllua nga një plumb gome në kokë. Policia pranoi se kishte gjuajtur 1567 kuti bombolash me gaz, 1312 plumba gome dhe 380 të tjera në një ditë të vetme, më 12 nëntor. Studentët e Universitetit kinez kanë mbledhur 2356 gëzhoja plumbash gome në fushën e betejës në kampus:

2356 gëzhoja plumbash gome u mblodhën sot në UKHK

Më 13 nëntor, presidenti i unionit studentor të Universitetit kinez të Hong Kongut kërkoi një urdhër të përkohshëm për të ndaluar policinë të hynte në kampus pa një urdhër, si dhe të ndalonte përdorimin e armëve të kontrollit të turmës në vend pa miratimin e shkollën, por gjykatësi i Gjykatës së Lartë hodhi poshtë kërkesën.

Përleshjet midis policisë dhe aktivistëve studentorë filluan ditën e parë të grevës së përgjithshme, më 11 nëntor, ndërsa disa protestues u përpoqën të bllokojnë rrugën e ndaluaqr qarkullimin. Aksioni, i cili u bëri thirrje studentëve të bojkotojnë klasat, pronarëve të bizneseve për të mbyllur dyqanet dhe punonjësve për të lënë punën, është për t'i bërë presion qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesave kryesore të protestuesve: Hetimi i pavarur i dhunës policore, heqja e etiketës së rebelimeve, rrëzimin e akuzave ndaj protestuesve dhe reforma politike.

Universiteti kinez i Hong Kongut nuk ishte i vetmi që u sulmua nga policia. Kampusi i Universitetit të Hong Kongut në anën e ishullit, Universiteti Politeknik dhe Universiteti i Qytetit u sulmuan nga policia me gaz lotësjellës dhe plumba gome. Më poshtë janë disa postime në Twitter, në lidhje me përplasjet në universitete:

Gaz lotsjellës dhe të shtëna

Universiteti i Qytetit këtë mëngjes

Gaz lotsjellës pranë stacionit të metrosë së UHK

Përplasja e fundit ndodhi më 13 nëntor në Universitetin Baptist. Policët sulmuan kampusin pasi protestuesit bllokuan Rrugën e Unionit me çadra dhe tulla:

Demonstruesit vunë çadra dhe tulla në Rrugën e Unionit

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.