Përdoruesve sauditë të internetit iu deshën vetëm disa minuta për ti shfaqur në Twitter brengat e tyre pas vdekjes së Princit të tyre të Kurorës Sultan Bin Abdul Aziz Al Saud. Shumë prej tyre vazhduan të bëjnë të njejtat pyetje- kush do të jetë princi i ardhshëm i kurorës- derisa lajmet erdhën nga Pallati mbretëror në mesnatë më 27 tetor 2011, ku Princi Naif Bin Abdul Aziz Al Saud, i cili ka qenë ministër i punëve të brendshme të Mbretërisë që nga viti 1978 dhe zëvendësi i dytë i kryeministrit, është emëruar si princi i ardhshëm për në fron.
Nuk është se sauditët nuk e kanë pritur këtë, por ata shpresonin se mbase mbreti Abdullah do të zgjedhte dikë tjetër.Tani me lajmet zyrtare për emërimin e Naifit si princ i Kurorës, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Ministrisë së punëve të brendshme gjithashtu, sauditët po presin një mbështetje më të madhe për autoritetet religjioze dhe për policinë, si dhe më pak liri dhe më tepër arrestime. Princi Naif është i njohur për vepra të tilla gjatë viteve të fundit të udhëheqjes së tij me Ministrinë e punëve të brendshme.
Reagime në linjë
Përdoruesi saudit i Twitter Ali J. Al-Dawood (@abu_jafar) [ar] komentoi me sarkazëm mbi lajmin duke thënë se epoka e re do ti fusë të gjithë sauditët në burg:
والله عندي إحساس ان الشعب السعودي كله راح يتهشتق
Waleed Al-Khodhairi (@i_Waleed) [ar] gjithashtu përmendi arrestimet e Princit Naif:
اللهم موّت الشعب في يوم واحد ويصحى بعدها الزعيم ما يلاقي حد يسجنه
Gazetarja saudite Ebtihal Mubarak (@EbtihalMubarak) postoi një link në grupin e Facebook-ut para tri ditësh:
@EbtihalMubarak: Faqja saudite e FB: “Jo për Princin Naif si Princ i Kurorës” لا للأمير نايف ولياً للعهد on.fb.me/nlsiGH
Dhe pasiqë lajmet u bënë zyrtare ajo shkroi edhe dy postime në Twitter:
@EbtihalMubarak: Fjala më e pëlqyer e sauditëve sonte “Tmerri, tmerri” http://bit.ly/cSjlpq #NaifHalloween
@EbtihalMubarak: Sauditët nuk kanë pasur demokraci gjatë sundimit të mbretit Abdullah por fakti që po qajnë për fundin e sundimit të tij i tregon të gjitha.
Një tjetër përdoruese saudite e Twitter e quajtur Norah (@Hit_Zero) [ar] i referohet lirisë së të shprehurit në epoken e ardhshme të Princit Naif:
تويتر في الطريق للحجب .. حفلة وداعية لجميع حديث العقل.. واقبال متوالي لشراء الطيران
Khaled Hothaly (@k_hothaly) [ar] përmendi çështjen e arrestimeve:
إعدام أعمار البشر في المعتقلات كإعدام الأجساد بالرصاص .. لا فرق
Një nxenës i shkollës së mesme saudit, 15 vjeçar, Saud Bin Khaled (@SaudBinKhaled) [ar] iu referua Princit Naif duke thënë:
يجب على الامير نايف .. ان يلتزم بالدين لا بالعُرف ، و أن يعترف بالحوار
Një tjetër student saudit (@reefaa_) [ar] shkroi në Twitter për frikën për ditët në vijim:
الله يطول بعمر ابو متعب اعتقد ايامه راح تكون ايام دلع ب النسبه لنا عقب مايصير نايف ملك اللهم اعطنا خيره وأكفنا شره
Një tjetër student (@AwthahAbs) [ar] iu referua shtypjes së lirisë së të shprehurit nën sundimin e Naifit:
إلحمدلله اني وقفت توترة عن بعض المواضيع تجهزا لهاليوم المبارك:$
Përdoruesi i Twitter i Kuvajtit Saad Alajmi (@alajmi_saad) [ar] i referohet faktit se si epoka e Naifit nuk do të jetë në favor të kërkesave të grave:
كان يا ما كان، كان فيه نساء حلوين يحلموا يقودوا السيارات
من منطلق استراتيجي مرحلي، ادعو المرأة السعودية للمطالبة بحق قيادة المرأة “للدراجة الهوائية”! أما السيارة ففي الجنة ان شاالله
Haneen Alhawas (@haneen_alhawas) [ar] i referohet gjithashtu çështjes së të drejtave të grave:
اقول جميع نساء المملكة انسي انك تسوقين سيكل بحوشكم
Blogeri saudit Fouad Al-Farhan (@alfarhan) [ar] gjithmonë i referohet Mbretërisë saudite nën Princin Naif si Korea e Veriut e re dhe sot ai mori lajmet duke postuar hymnin kombëtar të Koresë së Veriut, me sarkazëm të hidhur:
النشيد الوطني لـ كوريا الشمالية http://bit.ly/vR3n77
Ali Al-Amer (@_3amr) [ar] vuri një tjetër postim në Twitter për çështjen e arrestimeve:
كل مواطن الآن زادت نسبة احتمالية دخوله السجن ثلاثة أضعاف
Abdullah AbdulRahman (@3badi8) [ar] gjithashtu shprehu frikën e tij nga policia:
جيب الشرطة البني صار مرعب أكثر من قبل