See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Guatemala: Tre gjeneralë arrestohen dhe akuzohen për gjenocid

(27 Tetor, 2011):

Një verzion më i hershëm i këtij postimi thoshte se dy gjeneralë, dhe jo tre, janë arrestuar. Ky postim është  korigjuar përkatësisht.

Gjyqet e Guatemalas po ballafaqohen me një sfidë të pashembullt në vend: persekutim të gjenocideve. Pas tre dekadash përpjekjeje të dështuara për të përndjekur Armatën e Guatemalës, tre gjeneralë përfundimisht janë arrestuar, dhe akuzohen për kryerje të gjenocidit dhe tjera krime lufte kundër popullit Maya Ixil gjatë viteve 1982-83 duke i masakruar dhe duke djegur fshatëra të tërë. Besohet se në vitet e ardhshme do të ketë edhe më tepër arrestime në këtë aspekt.

Ish gjenerali Hector Lopez Fuentes ishte i arrestuari i parë për sa i përket gjenocidit në Guatemalë. Pas arrestimit të tij, u kap edhe José Mauricio Rodríguez Sánchez, tashmë në burg, dhe Oscar Mejía Victores, i cili është nën arrest në spital meqë është duke u ekzaminuar për të parë nëse gjendja e tij shëndetësore do ta lejojë atë tu bëjë ballë gjykimeve, siç raportohet nga Mike në blogun Politika e Amerikës qëndrore.

Location where the massacres took place in the Triangulo Ixil, Quiche, Guatemala. Image by Renata Avila, dedicated to the public domain.

Vendi ku ka ndodhur masakra në Triangulo Ixil, Quiche, Guatemala. Fotografi nga Renata Avila, e dedikuar për publikun.

Ja çfarë thotë raporti i vitit 1999 i Komisionit për sqarime historike (CEH për inicialet e tij në gjuhen spanjole) [es]:

Perceptimi i Armatës për komunitetet Maja si aleatë natyrorë të guerilasve kontriboi në rritjen dhe ashpërsimin e shkeljeve të të drejtave njerëzore të bëra kundër tyre, duke shprehur një komponentë agresive raciste të një vrazhdësie të jashtëzakonshme që çoi në asgjësimin masiv të komunitetit të pambrojtur Maja, duke përfshirë edhe fëmijë, gra dhe pleq, përmes metodave, vrazhdësia e të cilave ka tejkaluar ndërgjegjen morale të botës së civilizuar.

Blogu NISGUA  përshkruan:

Anëtarët e armatës që tashmë janë arrestuar kanë qenë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes në qeverinë de facto të gjeneralit Efraín Ríos Montt dhe kanë qenë pjesëmarrës aktivë në planifikimin mendor të gjenocidit kundër popullit Maja Ixil përmes planit Victoria 82. Rolet e tyre ishin themelore në kryerjen e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit gjatë kësaj periudhe.

Efraín Rios Montt, ish diktator dhe tani anëtar i Kongresit të Guatemalas, nuk është rizgjedhur prapë dhe do të humbë imunitetin e tij më 14 Janar, 2012 kur të përfundojë mandati i tij.

Maria Toj, a genocide survivor and advocate for justice.  Image by Renata Avila, dedicated to the public domain.

Maria Toj, një e mbijetuar e gjenocidit dhe përkrahëse e drejtësisë. Fotografi nga Renata Avila, e dedikuar për publikun.

Siç shpjegon blogu Unredacted, besohet se si dëshmi do të përdoren dokumentet zyrtare të deklasuara të qeverisë së Guatemalës dhe të Shteteve të Bashkuara:

Në vitin 2009, Arkiva e Sigurimit nacional prezentoi Planin Sofía

Një nga dokumentet kyçe në lidhje me Planin Sofia është një telegram nga Shefi i stafit të armatës López Fuentes dërguar Komandantit të Brigadës ajrore të Forcave të tij speciale ku ai urdhëron lansimin e Operacionit Sofia në regjionin Ixil të Quiché-së.

Sulmi i kundërrevoltës që pasoi, zhvendosi qindra banorë Maja dhe la një numër të madh të vdekurish që kur ushtarët shkatrruan fshatrat e tyre, djegen shtëpitë e tyre dhe vranë bagëtinë. ( Shih përmbledhjet e dëshmive të dëshmitarëve dhe më tepër për këto ngjarje spanjole këtu.)

International Law Girls ka analizuar rëndësinë e këtij procesi për sistemin e drejtësisë së Guatemalës:

Ligji i Guatemalës lejon shtyerje të përsëritura në raste kriminele ku kundërshtimet bisedimore kalojnë nëpër një proces të gjatë të apelit. Shumë njerëz që kanë qenë të involvuar në kampanjat e gjenocidit të viteve 80 janë në pozita pushteti – duke përfshirë edhe kandidatin kryesor për president Otto Perez Molina. Nëse është i suksesshëm, ky persekutim do të jetë një depërtim në luftën kundër pandëshkueshmërisë në nivel me dënimin e ish presidentit të Peru-së, Fujimori.

Përderisa familjet e viktimave, të cilat po ndjekin [es] gjykimet nga afër, i përshëndetën [es] arrestimet, disa qytetarë kundërshtojnë fuqishëm persekutimin e armatës, duke thënë se vendi duhet të përpiqet për të zgjidhur dhunën e tanishmë dhe si synim duhet të jetë falja dhe pajtimi.

Disa të tjerë thonë se edhe ish anëtarët e forcave guerile duhet të persekutohen, duke shtuar se amnestia nuk duhet ti mbrojë ato nga përgjegjësia dhe kyçja në krimet kundër civilëve [es], edhepse një Komision i të vërtetës zbuloi se guerilat morën pjesë në vetëm 3% të krimeve, siç u theksua nga Central American Politics në postimin “Pse të mos persekutohen guerilat?”.

Amnestia është e paaplikueshme në krimet ndërkombëtare, duke përfshirë gjenocidet, torturën, dhe zhdukjen e detyrueshme. Lufta për drejtësi në Guatemalë është një përpjekje heroike: më pak se 5% të rasteve po persekutohen çdo vit. Duket se përfundimisht dekadat e përpjekjeve të shoqatave të viktimave do të sjellin drejtësi për familjet që mbijetuan në luftë.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.