- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Udhëheqësi çeçen sugjeron vrasjen e atyre që kritikojnë qeverinë në internet

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Rusia, Censura, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, RuNet Echo

Ramzan Kadyrov, kreu i Republikës së Çeçenisë, flet para qeverisë së rajonit në nëntor 2019. Foto nga videoja në YouTube e GroznyTV: “Рамзан Кадыров призвал Правительство ЧР активнее содействовать развитию малого и среднего бизнеса [1]

Sundimtari i Çeçenisë Ramzan Kadyrov ka sugjeruar publikisht vrasjen e kritikëve të qeverisë së tij në internet.

Gjatë një takimi qeveritar për zhvillimin e bizneseve të vogla më 5 nëntor, Kadyrov u shfaq për të dënuar sulmet e jashtëligjshme ndaj kritikëve në internet, duke u bërë thirrje organizatave rinore, agjencive të zbatimit të ligjit dhe qeverisë që të bashkohen për të emëruar dhe turpëruar përdoruesit e tillë.

Kjo është sjellje e zakontë e Kadyrov, i cili ka qeverisur republikën autonome prej një milion banorësh në Kaukazin e Veriut, në Rusi, që nga viti 2007. Prej vitesh, mbrojtësit e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar Çeçeninë si një nga rajonet më shtypëse të Rusisë [2], duke përmendur torturat e përhapura, zhdukjet, etj. dhe një intolerancë të plotë ndaj kundërshtarëve. Kjo e bën Çeçeninë një vend jashtëzakonisht të rrezikshëm për çdo lloj gazetari kritik ose investigativ; në vitin 2017, gazetarja ruse Elena Milashina u fsheh [3] pasi mori kërcënime me vdekje pas raportimit të saj për goditjen e vazhdueshme ndaj personave LGBT [4] në Çeçeni.

Fjalia më e habitshme në fjalimin e Kadyrov ishte:

Тех, кто нарушает согласие между людьми, сплетничает, чинит раздоры. Если мы не остановим таких людей, не убьем их, не посадим, не напугаем, ничего не получится.

Ata që prishin harmoninë midis njerëzve po përhapin thashetheme dhe ndezin mosmarrëveshjet. Nëse ne nuk i ndalojmë këta njerëz, nëse nuk i vrasim, burgosim, i frikësojmë ata, atëherë asgjë nuk do të arrihet.

Fillimisht, Kadyrov dukej se theksonte ligjshmërinë e këtyre kërcënimeve, ndoshta duke iu referuar një ligji të miratuar këtë vit [5] kundër “mosrespektimit” të autoriteteve në internet. Udhëheqësi çeçen shtoi se “ligji, kushtetuta dhe demokracia janë për mirëqenien e popullit”, por paralajmëroi se “të gjithë të tjerët janë hajdutë, tradhtarë dhe skizofrenikë të të gjitha llojeve; ne duhet t'i ndalojmë ata”. Në mënyrë të menjëhershme, Kadyrov paralajmëroi se “nëse dikush fyen, është e pamundur të anashkalohet, edhe nëse e gjithë bota digjet me një flakë blu dhe shkelen ligjet e të gjitha vendeve”.

Duke parashikuar debatet publike, Kadyrov u ankua se “tani të gjithë do të thonë: “Ramzan deklaroi se dikush duhet të vritet “përsëri.” Parashikimi i tij ishte i saktë: deklaratat e Kadyrov u raportuan si nga mediat pro-Kremlinit [6] ashtu edhe nga të pavarurat [7], duke sjellë kritika të ashpra në hapësirat e komenteve.

Fjalimi i Kadyrov u transmetua fillimisht nga CGTRK Grozny, një kanal televiziv shtetëror pranë qeverisë rajonale të Çeçenisë. Ai u popullarizua pasi shërbimi rus i BBC-së prodhoi një video me titra rusisht [8]. Pjesa më e madhe e deklaratave të Kadyrov drejtuar qeverisë rajonale ishte në çeçenisht, me disa fjalë ruse. Kjo mund të jetë e qëllimshme; BBC vërejti se Kadyrov është shumë më armiqësor kur flet në çeçenisht [9].

Mbi të gjitha, nuk ka shumë folës çeçenë jo-vendas në të gjithë botën; ky fakt ka bërë që zyrtarët e qeverisë ruse të pretendojnë se fjalët e Kadyrov ishin keqinterpretuar. Më 7 nëntor, sekretari i shtypit i Kadyrovit, Alvi Karimov i tha Interfax-News [10] se BBC nuk i kishte përcjellë fjalët e Kadyrov në mënyrë objektive dhe se “përkthyesi i tyre e njeh çeçenishten, ashtu siç unë flas gjuhën e Tahitit”. Por përgjigjet e tjera sugjerojnë se përkthimi ishte i saktë; në të njëjtën ditë, Avokatja e Popullit për të drejtat e njeriut në Çeçeni, Kheda Saratova theksoi [11] se teksa ajo nuk mund të mbështeste deklaratat e tij, për shkak se është mbrojtëse e të drejtave të njeriut, ajo e kuptonte Kadyrov, i cili ishte i ngopur me fyerjet në internet dhe i bëri kërcënime me vdekje thjesht për efekt, në mënyrë që të heshtë kritikët e tij.

Por është e mundur që këto fjalë të mos ishin thjesht një shpërthim i momentit.

Në prill, Kadyrov u takua me përfaqësuesit e mediave lokale dhe kërkoi që ata të forcojnë luftën kundër “sulmeve ideologjike kundër Çeçenisë dhe Rusisë”, duke i dhënë kryetarit të parlamentit Magomed Daudov dhe Akhmed Dudayev, kreut të emëruar së fundmi të CGTRK Grozny, tre muaj për të treguar rezultate. Kjo gjithashtu çoi në një valë ngacmimesh në mediat sociale kundër blogerit popullor, që jeton në mërgim, Tumso Abdurakhmanov, kanali i të cilit në Telegram është kritik ndaj qeverisë së Kadyrov.

Kjo është një përgjigje e zakonshme për kritikët e shquar çeçenë. Siç raporton Kavkaz Realii, shërbimi i Kaukazit të Veriut të RFE/RL, duke cituar burime anonime, autoritetet çeçene kanë drejtuar një “fabrikë trollësh” [12] që nga 2017-a, punonjësit e së cilës regjistrohen me emra rusë për të postuar në mbështetje të Kadyrov në internet, duke krijuar përshtypjen se sundimi i tij me grusht të hekurt ka admirues në të gjithë pjesën tjetër të Rusisë. Deri në tetor 2019, Dudayev deklaroi [13] se Kadyrov dhe Çeçenia ishin viktima të përpjekjeve për shpifje nga jashtë, beteja ndaj së cilës do ndihmohej nga një riorganizim i plotë i mediave shtetërore.

Në dritën e këtyre përpjekjeve, nuk është çudi që Kadyrov ka bërë kërcënime të ngjashme në të kaluarën. Një incident i ngjashëm ndodhi në qershor të vitit 2019, kur një mosmarrëveshje e vazhdueshme territoriale midis Çeçenisë dhe republikës fqinje ruse të Dagestanit u ndez përsëri. Në këtë atmosferë të tensionuar, llogaria në Instagram e Kadyrov [14] (ku ai është shumë aktiv [15]) u mbush me komente kritike dhe nganjëherë fyese nga përdoruesit nga Dagestani. Kadyrov u indinjua dhe regjistroi një video më 11 qershor [16] në të cilën ai tha se kishte “respekt vëllazëror” ndaj banorëve të Dagestanit dhe çeçenëve. Shërbimet e sigurisë po vëzhgonin sjelljen në internet:

Мы все читаем. Целая группа над этим работает. У нас адаты, обычаи никто не отменял. Поэтому убить меня – это не так страшно. А если вы оскорбляете мою кровь, род и мою семью, мой народ – это для меня важнее всего. Поэтому за языком следите, за пальцами следите. А то мы поломаем пальцы, вырвем язык. Имейте в виду: мы ни один провоцирующий комментарий, видео, публикации не оставим. Где бы он ни был, какой бы он ни был… Вы меня знаете хорошо. Я люблю за свои слова отвечать. Я вас прошу по-братски, как мусульманин мусульманина – не поддавайтесь на провокации.

Ne po lexojmë gjithçka. Një grup i tërë po punon për këtë. Ne kemi zakonet tona [traditat çeçene]. Nuk kam frikë se do vritem. Por nëse ju ofendoni gjakun tim, njerëzit e mi dhe familjen time, kombin tim – këto janë gjërat më të rëndësishme për mua. Kështu që mbani gojën dhe kujdes me gishtat. Ne do t'ju thyejmë gishtat dhe do t'ju presim gjuhën. Ajo që dua të them është: ne nuk do ta anashkalojmë një koment provokues, video ose publikim. Kudo që të jetë, kushdo që të jetë … Epo, ti më njeh mirë. Më pëlqen të përgjigjem për fjalët e mia. Unë po ju kërkoj, si vëlla, si myslimani një myslimani: mos provokoni.

Kjo nuk ishte e rastësishme; duket se autoritetet e Çeçenisë ndjekin nga afër gjendjen në media sociale. Në fakt, ata kanë një histori të poshtërimit të çeçenëve drejtpërdrejt në televizion për çdo lloj kritike apo kundërshtimi, përfshirë atë që shprehet në mediat sociale. Më 1 shkurt, Musa Susayev kërkoi falje në televizion [17] për shpërndarjen e një mesazhi anonim në WhatsApp duke kritikuar sjelljen e kompanisë së gazit të Çeçenisë. Më 27 korrik, 16-vjeçarit Magomed Akhmatov iu desh të pendohej live [18] në një bisedë me myftiun e Çeçenisë, Salah Mezhiyev, e cila u transmetua nga GTRK Grozny, duke thënë se ai ishte “mashtruar nga njerëzit që nuk pyesin për mua”, dhe “kërkoi falje para gjithë popullit çeçen”. Në shtator, vëllezërit Adam dhe Magomed Ismayilov u detyruan nga zyrtarët lokalë të kërkojnë falje publikisht [19] në televizion për komentet në mediat sociale, duke spekuluar në lidhje me origjinën e fondeve për një xhami të madhe e të re në qytetin e Shalit.

Por, në të gjithë pjesën tjetër të Rusisë, këto deklarata merren me një shqetësim të thellë. Në një kohë kur akuzat për “ekstremizëm” janë ngritur kundër protestuesve të tillë si Yegor Zhukov [20], një përshtypje e përhapur në të gjithë RuNet është se sundimtari i Çeçenisë është një ligj më vete. Kjo është ndoshta arsyeja pse zëdhënësi presidencial i Rusisë, Dmitry Peskov kohët e fundit hodhi poshtë idenë se Kremlini do ta thërriste Kadyrov për t'i kërkuar llogari për deklaratat e tij:

Максим Курников, «Эхо Москвы»― Так получается, что за последние недели несколько тем, которые связаны так или иначе с Чечней, вы не комментируете. Просто для того, чтобы понимать, — в Чечне сейчас такая же ситуация, как во всех остальных регионах России, с соблюдением российского законодательства? Или там какие-то особенные условия сейчас?

Дмитрий Песков― Нет, в Чечне не могут быть какие-то особенные условия. Это субъект Российской Федерации со всеми вытекающими юридическими и иными последствиями с точки зрения режима применения законодательства.

Максим Курников, «Эхо Москвы»― То есть эти высказывания — как вы говорите, вы еще не ознакомились — в Кремле будут изучать? Проверять, насколько они действительно были сделаны?

Дмитрий Песков― Послушайте, мы не можем же руководствоваться сообщениями «BBC», да? Я говорю, что мы не можем воспринимать сообщение «BBC» как первоисточник, который <…> комментировать.

Максим Курников, «Эхо Москвы»― Но государственный телеканал ЧГТРК «Грозный» это тоже опубликовал. Правда, без перевода.

Дмитрий Песков― Без перевода? Нет, нам неизвестно о таких высказываниях ничего.

Максим Курников, «Эхо Москвы»― Будут ли они проверяться или нет?

Дмитрий Песков― Нет, не будут.

Maxim Kurnikov, Ekho Moskvy: Kështu, javët e fundit ka pasur disa tema, të lidhura në një mënyrë apo tjetër me Çeçeninë, për të cilat nuk do të komentoni. Vetëm që ne të kuptojmë: A është Çeçenia në të njëjtën situatë si të gjitha rajonet e tjera të Rusisë, kur bëhet fjalë për aderimin e legjislacionit rus? Apo ekzistojnë kushte të veçanta atje tani?

Dmitry Peskov: Jo nuk mund të ketë kushte të veçanta për Çeçeninë. Është pjesë e Federatës Ruse, me të gjitha pasojat gjyqësore dhe të tjera që sjell, dhe nga këndvështrimi i sistemit të zbatimit të ligjit.

Maxim Kurnikov: Do të thotë që këto deklarata të cilat siç thoni ju nuk keni dijeni, do të shqyrtohen në Kremlin? Për të hetuar në çfarë mase është vepruar me të vërtetë?

Dmitry Peskov: Dëgjo, ne nuk mund ta qeverisim vendin bazuar në deklaratat e BBC, apo jo? Unë jam duke thënë që ne nuk mund të pranojmë deklarata nga BBC si një burim kryesor për të cilin […] ne mund të komentojmë.

Maxim Kurnikov: Por edhe kanali në pronësi të shtetit, CGTRK Grozny i transmetoi ato. Padyshim, pa përkthim.

Dmitry Peskov: Pa përkthim? Jo, nuk jemi në dijeni të deklaratave të tilla.

Maxim Kurnikov: Pra, a do të hetohen apo jo?

Dmitry Peskov: Jo, nuk do hetohen.

― Ekho Moskvy, Blog, 6 November 2019 [21]