Në mbi 200 milje mbi rruzullin tokësor, publiku ishte dëshmitar i prezantimit të logos së re të FIFA-s kushtuar Botërorit të futbollit i cili do të mbahet në Rusi [1] për më pak se katër vite. Rusia organizoi një shou të vërtetë gjatë prezantimit, atë e zbuluan tre konsmonautë të cilët aktualisht janë duke qëndruar në Stacionin ndërkombëtar të hapësirës.
Ceremonia [2] u përcoll në të gjitha kanalet televizive në Rusi në kohën më të shikuar. Më pas, personalitete të rëndësishme të sportit e mbuluan teatrin Bolshoj me një shou mbresëlënës të dritave, me narracion të migrimit të kupës nga Brazili deri në Rusi.
Të jesh nikoqir i Botërorit të futbollit, ndodhisë më të njohur në botë, me siguri do të jetë një moment i madh për Rusinë në skenën botërore, pasi që reputacioni i Moskës është dëmtuar këto muaj sidomos me ngjarjet e dhunshme në Ukrainë të cilët e zbehën vullnetin e mirë që u krijua në Lojërat olimpike dimërore në Soçi.
Duhet të pranohet se vullneti i mirë gjithashtu mungon edhe mes përdoruesve të rrjeteve sociale nga Rusia ndërsa logoja e Botërorit u bë mjet për tallje [3]në momentin kur u publikua.
RuNet Eho ju prezanton disa nga talljet që ende po qarkullojnë në Twitter në gjuhën ruse.
pic.twitter.com/01t2JzSStG [4]
— Лентач (@oldLentach) 28 tetor, 2014 [5]
Душевненько pic.twitter.com/O7h1AWTUpZ [6]
— Иосиф Сталин (@StalinGulag) 29 tetor, 2014 [7]
Rrënqethëse.
pic.twitter.com/mBR28YWx12 [8]
— _ (@sobaka__) 28 tetor, 2014 [9]
Обратная сторона ЧМ-2018. pic.twitter.com/mBQZDMfbHR [10]
— Белка Пекарь (@BBelbro) 29 tetor, 2014 [11]
Botërori 2018 (shikuar nga ) ana tjetër.
Ахаххах pic.twitter.com/MbAD53g8pz [12]
— Рустем Адагамов (@adagamov) 28ми октомври, 2014 [13]
Hahahaha
Вот тоже отлично сделано) pic.twitter.com/3C0UkvjptB [14]
— Олег Океанч (@olegnovikovkh) 28ми октомври, 2014 [15]
Këtë e kanë bërë shumë mirë 🙂
Logoja në fakt nuk është prodhim rus. Dizajnin e ka bërë BrandiaCentral, agjenci për brendim me bazë në Portugali e cila fitoi në konkurrencë me gjashtë kompani te tjera, përfshirë edhe ata ruse.