Ukraina nuk mjafton: Një investigim zbulon planet e Moskës për të marrë Moldavinë

RISE Moldova report image calling to say no to foreign manipulation/ ON the right side, the comics bullbe reads "Sorry, but we have a ne favorite". Illustration used with permission.

RISE Moldova me thirrjen për t'i thënë jo manipulimit të huaj. Në anën e djathtë, shkruhet: “Më falni, por ne kemi një të preferuar të ri”. Ilustrimi i përdorur me leje.

Moldavia, ashtu si Gjeorgjia dhe Ukraina, ka një pjesë të konsiderueshme të territorit të saj të pushtuar nga forcat separatiste të mbështetura nga Moska. Territori i panjohur i Transnistrisë shërben si një bazë de fakto për Kremlinin për të mbajtur presionin ushtarak si ndaj Moldavisë ashtu edhe ndaj Ukrainës — por siç zbulon një hetim i fundit, Moska tani po shikon në mënyrë aktive kontrollin e jetës politike të Moldavisë.

Më 31 tetor, një grup reporterësh investigativë të njohur si RISE Moldova, së bashku me partnerin Dossier Centre, publikuan një dokument të titulluar “Kuratorët e Moldavisë në FSB [Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë]”, i disponueshëm edhe në anglisht, që shikon se si Moska po ndikon politikisht në Moldavi. Duke pasur parasysh luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainën fqinje, Global Voices intervistoi Vladimir Thorik të RISE Moldova, duke folur me të në rusisht me mesazhe të sigurta në internet në një përpjekje për të zbërthyer veprimet e Rusisë.

Global Voices (GV): Bazuar në investigimin tuaj, FSB e Rusisë ka plane serioze për Moldavinë, madje duke krijuar një “departament të 11-të special” për të punuar në mënyrë specifike në vend. Pse është Moldavia kaq vendimtare?

Молдова, включая ее сепаратистский приднестровский регион (объявленный ПАСЕ зоной российской оккупации), для нынешней администрации России — лишь плацдарм. Основная цель администрации Путина, – получение коридора для последующего контроля, как минимум, над юго-восточными областями Украины, с которыми граничит Молдова. 

По данным наших собеседников из правоохранительных органов Молдовы и Украины, основной штаб ФСБ расположен в Приднестровье, — на территории, неподконтрольной конституционным властям Молдовы. Здесь не только российская военная база, куду вербуют рекрутов из местного населения. В Приднестровье, уверяют наши информированные собеседники, россияне обучают и координируют кадры для нелегальной работы по региону, особенно югу Украины. 

Пока этот сепаратистский, контролируемый Россией, регион труднодоступен для молдавских и украинских спецслужб, здесь российские инструкторы имеют возможность собирать данные о жителях всей Молдовы, а также готовить диверсионные группы. И мобилизовать местное население на случай, если путинские войска добьются успеха в Николаевской и Одесской областях.

Moldavia, duke përfshirë rajonin separatist të Transnistrisë (e shpallur nga PACE [Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës] si një rajon i pushtuar nga Rusia), është vetëm një pikëmbështetje për Rusinë. Qëllimi kryesor i administratës së Putinit është të sigurojë një korridor që të paktën do t'i lejojë asaj të kontrollojë pjesët juglindore të Ukrainës që kufizohen me Moldavinë. Sipas burimeve tona midis shërbimeve të sigurisë të Moldavisë dhe Ukrainës, selitë e FSB-së janë të vendosura në Transnistria, në territore që nuk kontrollohen nga qeveria legjitime e Moldavisë. Transnistria ka një bazë ushtarake ruse, e cila rekruton nga popullata lokale. Sipas burimeve tona të mirëinformuara, rusët trajnojnë dhe organizojnë njerëz për të punuar ilegalisht në rajonin tonë, veçanërisht në jug të Ukrainës.

Për sa kohë që ekziston ky rajon separatist i kontrolluar nga Rusia dhe vështirë i aksesueshëm për shërbimet e sigurisë moldave dhe ukrainase, instruktorët rusë janë në gjendje të mbledhin të dhëna për çdo banor të Moldavisë dhe mund të vendosin grupe përgjegjëse për sabotazhin. Ata gjithashtu mund të mobilizojnë popullsinë lokale nëse forcat e Putinit pushtojnë me sukses rajonet ukrainase, Mykolaiv dhe Odesa.

GV: Ju përmendni disa politikanë kryesorë moldavë që janë të gatshëm t'i shërbejnë interesave të Moskës. Çfarë mendoni se mund të jenë motivet e tyre?

Основными молдавскими политиками, на которых последние годы кураторы из ФСБ  направили внимание своей агентуры, можно назвать экс-президента Молдовы Игоря Додона и приближенных к нему из Партии социалистов, а также беглого молдавского бизнесмена Илана Шора, возглавляющего одноименную Партию Шор. Кому-то из молдавских политиков, видимо, нужна была не только материальная, но и методологическая поддержка на выборах. Например, мы обнаружили случай, как в Кремле редактировали текст предвыборного выступления башкана Ирины Влах, — главы автономного правительства Гагаузии, что на юге Молдовы.

Думаю, этим молдавским деятелям может понадобится и политическое влияние, которым Кремль много лет обладал на постсоветском пространстве и в Евросоюзе. Это может помочь марионеточным правителям национальных политических элит налаживать каналы для обогащения своих кланов, Кремль им предоставляет инструменты спецслужб для участия в бизнес-процессах, контролируемых пока еще Москвой. 

Своих подопечных из Кишинева в Кремле знают давно. Кстати, их курируют не только офицеры ФСБ, но и в «молдавском отделе» Кремля, которым много лет руководят офицеры Службы внешней разведки (СВР). Причем так успешно курируют, что, например как полковник СВР Игорь Маслов, их за молдавских опекаемых повышают по служебной лестнице до начальника одного из управлений в Кремле. 

Конечно же, с молдавскими подопечными редко встречаются лично генералы ФСБ. Как связных (посредников) могут использовать тех же российских политтехнологов, работавших на молдавских выборах в окружении Додона и, вероятно и партии Шора, с 2019 года. Или работников посольства России в Молдове. Кроме россиян под дипломатическим прикрытием, с молдавскими политиками встречаются также близкие ФСБ сотрудники общественных российских организаций и гуманитарных фондов. Иногда и сами эти политики сами летают к ним в Москву. У нас есть подтверждения этих фактам. 

Politikanët kryesorë moldavë që erdhën në vëmendjen e kuratorëve të FSB-së në vitet e fundit përfshijnë ish-presidentin e Moldavisë Igor Dodon si dhe anëtarë të Partisë Socialiste që janë të afërt me të; përfshin gjithashtu biznesmenin moldav të arratisur Ilan Shor, i cili kryeson Partinë Shor me të njëjtin emër. Duket se disa politikanë moldavë kishin nevojë jo vetëm për para, por edhe për metodologji në kohën e zgjedhjeve. Për shembull, zbuluam se Kremlini hartoi tekstin e një fjalimi parazgjedhor për Irina Vlah, kreun e qeverisë autonome të Gagauzisë, një rajon në jug të Moldavisë.

Unë mendoj se këto figura moldave mund të kenë nevojë edhe për ndikimin politik që Kremlini ka pasur për shumë vite në hapësirën post-sovjetike si dhe brenda Bashkimit Evropian. Kjo mund të ndihmojë sundimtarët-kukull të elitave politike të krijojnë kanale për pasurimin e klaneve të tyre. Në këtë mënyrë, Kremlini u siguron atyre mjetet e shërbimeve speciale për të marrë pjesë në proceset e biznesit që mbeten nën kontrollin e Moskës.

Kremlini i njeh të mbrojturit e tij në Kishinjev për një kohë të gjatë. Ata mbikëqyren jo vetëm nga oficerët e FSB-së, por edhe në “departamentin moldav” të Kremlinit, i cili për shumë vite është drejtuar nga oficerë të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SVR). Për më tepër, ata mbikëqyren me aq sukses sa – si në rastin e kolonelit Igor Maslov të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme – ata promovohen për punën e tyre në Moldavi për t'u bërë, për shembull, drejtues të një prej departamenteve në Kremlin.

Sigurisht, gjeneralët e FSB-së rrallë takohen personalisht me të eksponentët moldavë. Si ndërmjetës, ata mund të përdorin të njëjtët strategë politikë rusë që kanë punuar në zgjedhjet moldave për Dodon dhe ndoshta, për partinë e Shor që nga viti 2019 — ose nëpërmjet punonjësve të ambasadës ruse në Moldavi. Përveç rusëve nën mburojën diplomatike, punonjës të organizatave joqeveritare ruse dhe fondeve humanitare pranë FSB-së takohen me politikanë moldavë. Ndonjëherë, vetë politikanët fluturojnë në Moskë për t'i takuar; i kemi të konfirmuara këto fakte.

GV: Investigimi juaj përmend se territori i panjohur i Transnistrisë mund të shërbejë si bazë për një pushtim të pjesshëm ose të plotë të Moldavisë së pavarur, ose si një front i tretë për Ukrainën, pas Rusisë dhe Bjellorusisë.

О возможном захвате Россией Приднестровья собеседники RISE Moldova и Центра «Досье» из спецслужб разных стран сообщали с весны 2022 года. На сегодняшний день мы выяснили, что варианты захвата приднестровского региона и правобережной Молдовы прорабатывали летом 2022 года разные аналитические группы в Кремле, в том числе в связанном с ФСБ аналитическом центре «Альфа-групп». 

В одном из отчетов, раздобытых Центром «Досье» и опубликованном в нашем совместном расследовании «Кураторы Молдовы из ФСБ», российские аналитики пришли к выводам: республика захвачена и контролируется извне в интересах Запада — в первую очередь Румынии и, Госдепа США. Совсем скоро, считают аналитики ФСБ, режим президента Молдовы Майи Санду окончательно узурпирует власть и уничтожит прокремлевскую оппозицию, что позволит устроить блокаду Приднестровья и начать военный шантаж России. 

«Альфовцы» рассматривают три сценария развития событий: создание Россией коридора до Приднестровья через южную Украину с последующим признанием региона (сейчас Россия официально не признает его независимость); вооруженный захват всей Молдовы; выход российской армии к границам Приднестровья без признания независимости.  Все три сценария несут в себе риски потери контроля над остальной Молдовой или, в случае полной оккупации Молдовы, «коллективного воя  Запада» и подрывной деятельности населения. 

Вместо этого близкие к ФСБ аналитики считают, что чтобы сохранить и увеличить влияние Кремля на Молдову, необходимо играть в долгую. Связанные со спецслужбами авторы сценариев развития событий предлагают Кремлю создать внутри Молдовы новые политические силы, которые лоббировали бы вхождение республики в состав России  — но уже от лица народа. 

Mundësia që Transnistria të pushtohet nga Rusia i është përmendur RISE Moldavisë dhe Qendrës Dossier nga burime nga shërbime të ndryshme sigurie që në pranverën e vitit 2022. Deri më tani, ne kemi zbuluar se opsionet për marrjen e rajonit të Transnistrisë dhe Moldavisë janë përpunuar në verën e vitit 2022 nga grupe të ndryshme në Kremlin, përfshirë qendrën analitike Alfa Group që është e lidhur me FSB.

Në një nga raportet e marra nga Dossier Center dhe publikuar në investigimin tonë të përbashkët “Kuratorët e Moldavisë nga FSB”, analistët rusë arritën në përfundimin se Moldavia ishte kapur dhe kontrolluar nga jashtë për interesat e Perëndimit, kryesisht nga Rumania dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas analistëve të FSB-së, regjimi i presidentes moldave Maia Sandu do të uzurponte shpejt pushtetin dhe do të shkatërronte opozitën pro-Kremlinit, gjë që do të bënte të mundur vendosjen e një bllokade të Transnistrisë dhe kështu shantazhimin ushtarak të Rusisë.

Anëtarët e Alfa Group po shqyrtojnë tre skenarë që mund të shpalosen: krijimin nga Rusia të një korridori për në Transnistri përmes Ukrainës jugore me njohjen e mëvonshme zyrtare të territorit (për momentin, Rusia nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Transnistrisë); okupimi ushtarak i Moldavisë; prania e ushtrisë ruse brenda kufijve të Transnistrisë pa e njohur territorin. Të tre skenarët mbartin rrezikun e humbjes së kontrollit mbi pjesën tjetër të Moldavisë ose, në rast të një pushtimi të plotë të Moldavisë, të një “thirrjeje kolektive të Perëndimit” dhe veprimeve sabotuese nga popullsia.

Në vend të kësaj, analistët pranë FSB-së besojnë se për të ruajtur dhe rritur ndikimin e Kremlinit në Moldavi, është i nevojshëm një këndvështrim afatgjatë. Autorët e këtyre skenarëve, të cilët janë vërtet të lidhur me shërbimet speciale, propozojnë që Kremlini të krijojë forca të reja politike brenda Moldavisë që do të lobojnë që vendi të bëhet pjesë e Rusisë – por kjo duhet të bëhet në emër të popullit të Moldavisë.

GV: Cilat janë sfidat dhe rreziqet kryesore në mbledhjen e informacionit që keni dhe kryerjen e punës që bëni në Moldavi?

Влияние российских спецслужб на политику Молдовы мы системно изучаем последние два года. Решили это делать после того, как стало известно, что это влияние настолько велико, что Игорь Додон, занимавший должность президента республики (с 2016 по 2020), дал себе никнейм Кремлинович (!). 

За все это время наблюдается запоздалая реакция правоохранительных органов на обнаруженные нами факты, свидетельствующих о вмешательстве России во внутреннюю политику Молдовы. Лишь после того, как в октябре США внесли в санкционный список трех и политтехнологов, разоблаченных нами еще в 2020 году в проекте Кремлинович, когда мы рассказали о том как группа россиян, среди которых была и психолог-гипнотизер, приехала в Партию социалистов действующего президента Игоря Додона в период, когда он пытался переизбраться на второй президентский срок.  Генеральная прокуратура заявила об уголовной проверке фактов влияния Кремля на избирательные кампании в Молдове спустя два года. Возможно, лучше спустя два года, чем никогда. Но это не точно….

Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi analizuar sistematikisht ndikimin e shërbimeve sekrete ruse në politikën moldave. Ne vendosëm ta bënim këtë pasi u bë e ditur se ky ndikim ishte aq i madh sa Igor Dodon, presidenti moldav nga viti 2016 deri në 2020, i vuri vetes pseudonimin Kremlinovich!

Gjatë asaj periudhe, ne kemi vërejtur një reagim shumë të vonuar të shërbimeve moldave të sigurisë ndaj gjetjeve tona, të cilat i shohim si provë të ndërhyrjes së Rusisë në çështjet e brendshme të vendit tonë. Vetëm në tetor, pasi Shtetet e Bashkuara shtuan tre nga strategët politikë që kishim identifikuar [në hetimin tonë për Kremlinovich] në listën e njerëzve të sanksionuar, ata u përgjigjën. Ne përshkruam se si një grup qytetarësh rusë, i cili përfshinte një psikolog-hipnotizues, iu shtua Partisë Socialiste të presidentit të atëhershëm Dodon, ndërsa ai po përpiqej të rizgjedhej. Prokurorisë së Përgjithshme të Moldavisë iu deshën dy vjet për të njoftuar një hetim penal për të verifikuar faktet e ndikimit të Kremlinit në fushatën zgjedhore. Mendoj se dy vjet vonesë është më mirë se kurrë, megjithëse nuk jam i sigurt…

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.