- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Si ‘’Jasuke’’ ofron një perspektivë të re mbi historinë dhe marrëdhëniet aktuale të afrikanëve në Japoni

Kategoritë: Afrika Sub-Sahariane, Japonia, Kenia, Mozambiku, Sudani, Sudani Jugor, Historia, Kombësia e Raca, Media e qytetarëve, Migrimi e emigracioni
A Japanese-African kimono fashion show taking place during the “Africa Japan Night” cultural event celebrating the 10th anniversary of Japan Funds-in-Trust for Africa & Least Developed Countries (LDCs). Copyright: WIPO. Photo: Violaine Martin. This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivs 3.0 IGO License.

Një shfaqe mode afro-japoneze me kimono që zhvillohet gjatë ngjarjes kulturore ‘’Nata Afrikë-Japoni” duke festuar 10 vjetorin e fondit të bamirësisë së Japonisë për Afrikën dhe shtetet më pak të zhvilluara. Të drejtat e autorit: WIPO. Foto: Violaine Martin. Kjo punë është licencuar nga Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivs 3.0 IGO License [1].

Seriali i ri i Netflix “Yasuke [2],” ka sjellë në vëmendjen e publikut historinë e samurajit afrikan dhe në përgjithësi të afrikanëve në Japoni.

Jasuke i vërtetë [2] ishte një afrikan i cili mbërriti në Japoni në shekullin e XVI-të si një truprojë e një emisari jezuit. Në vitin 1579, pasi i la një përshtypje të mirë Oda Nobunagës [3], udhëheqësi de facto i Japonisë, Jasuke u ftua t’i shërbente komandantit të luftës si një samuraj. Për rreth tre vjet ai ishte në anën e Nobunagës, deri në vdekjen e papritur të udhëheqësit në vitin 1582. Jasuke mundi të përjetonte dhunën dhe konfliktin gjatë kohës së “shteteve ndërluftuese” në Japoni. Pas vdekjes së Nobunagës Jasuke e gjeti veten në anën humbëse të luftës së vazhdueshme për kontrollin e vendit dhe në thelb u zhduk nga historia.

Si seriali ashtu edhe 2 filma të ardhshëm të Hollywood: “Yasuke [4]“(të lajmëruara nga Lionsgate në 2017) dhe një film i aksionit të drejtpërdrejtë [5]me të njëjtin titull (i lajmëruar nga MGM në 2019), kanë ngjallur interes për historinë e luftëtarit dhe bashkë me të, historinë e anashkaluar shpesh 500-vjeçare të afrikanëve në Japoni. Një pasqyrë e tillë në samurajin e parë afrikan ka shkaktuar biseda të rëndësishme rreth origjinës së tij dhe përvojës së diasporës afrikane në Japoni.

Origjina e Jasukes dhe historia e afrikanëve në Japoni

Historia e Jasukes [2] nxjerr në pah përvojën e afrikanëve që jetojnë në Japoni edhe gjatë shekullit të XVI-të dhe më tej. Jeta e Jasukes në periudhën pas Nobunagës mbetet e mbuluar në mister. Deri kohëve të fundit, për shkak të rrëfimeve të rralla dhe kontradiktore të historianëve, shumë njerëz besonin se historia ishte thjesht një mit.

Gjithçka ndryshoi në vitin 2019 me librin e botuar të Tomas Loklejt dhe Xhefrej Xhirard “Jasuke, një luftëtar afrikan në Japoni [6],” i cili detajon prejardhjen e Jasukes, takimin e tij me kryekomandantin feudal Nobunaga, emërimi si samuraj, beteja e fundit dhe ndikimi afatgjatë në shoqërinë e sotme. Dyshja kaloi nëntë vjet duke bërë hulumtuar dhe duke shkruar librin.

Duke bashkuar dëshmi historike, autorët mundën të përcaktonin se Jasuke mbërriti në Nagasaki nga Makao në Indi më 21 Maj 1579, si një truprojë e një misionari jezuit italian të quajtur Alesandro Valinjano. Valinjano ishte misionari kryesor jezuit i dërguar në Azi nga kisha katolike për të inspektuar të gjitha misionet midis Mozambikut dhe Japonisë. Gjatë kohës së mbërritjes së tyre, Japonia ishte në luftë për rreth njëqind vjet.

Dëshmitë [7] e fundit shkencore nga Loklej, Kintaro [8], dhe History Extra [9] sugjerojnë se ai me shumë gjasa vinte nga populli Dinka [10], afër lumit Nil në Sudanin e Jugut.

Nuk është e qartë nëse ai ishte skllavëruar në fëmijëri, por sipas Kokleit deri në shekullin e XX-të, 11 milionë afrikanë u shitën si skllevër në zonat afër oqeanit Indian. Tekste historike të tregtisë së skllevërve tregojnë se megjithatë, kishte qindra mijëra afrikanë jo të skllavëruar e jo të trafikuar të cilët bënë të njëjtin udhëtim me anijet e tyre, duke u marrë me tregti dhe diplomaci për udhëheqësit afrikanë, ndërsa të tjerë ishin mercenarë ose merreshin me pirateri.

Të jetosh si një afrikan në Japoni

Gjatë një prezantimi virtual [11] të librit të tij, i organizuar nga Muzeu Aga Khan në shkurt, Loklej vuri në dukje se historia e Jasukes është pjesë e strukturës së historisë japoneze dhe e të gjithë afrikanëve në Japoni. Pas disfatës së saj në Luftën e Dytë Botërore, Japonia u transformua ekonomikisht. Ai thotë se në disa mënyra, kjo gjë ka kontribuar në krijimin e një shoqërie më të larmishme:

The last 20 years have seen a rapidly more diverse society due to an increase in foreign residents (immigrants),  as well as a massive increase in a visibly foreign workforce.

20 vitet e fundit kanë parë një shoqëri më shumë të larmishme si pasojë e rritjes së numrit të rezidentëve të huaj si dhe rritjes masive të fuqisë punëtore dukshme të huaj.

Pavarësisht kësaj, afrikanët aktualisht përbëjnë [12] vetëm 0.01 përqind të popullsisë totale në Japoni. Sakaq, teksa numri i rezidentëve dhe punëtorëve jo-japonezë në vend kaloi për herë të parë shifrën e një milioni në vitin 2016, numri i afrikanëve mbetet i ulët.

Falë programeve si “African Business Education Initiative for Youth” dhe “Japan Africa Dream Scholarship”, shumë emigrantë afrikanë janë në vend si përfitues të bursës, pjesë e një straregjie [13]për të ftuar 3000 studentë afrikanë për të studiuar në universitetet japoneze dhe të ndërmarrin praktikë në kompani japoneze deri në vitin 2026.

Doktoresha Hariet Okaro, e cila lindi në Kenia, tani punon në Japoni si një shkencëtare kërkimore në Laboratorin Qendror të Kërkimit “Hitaçi” në Tokio.  Në vitin 2014, Okaro u bë përfituese e një burse të tillë, duke e lejuar atë të merrte doktoraturën e saj në shkenca kompjuterike në Japoni. Që prej asaj kohe ajo jeton në Japoni, si studente edhe si nënë e vetme që punon.

E njohur në rrjet si Savvy Kenya [14], Okaro është një blogere pjellore [15] dhe një nga pionieret kryesore të Kenias.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Savvy Kenya (@savvykenya) [16]

Ajo thotë se si një afrikane që jeton në Japoni, përjetoi një tronditje kulturor kur emigroi për herë të parë.

I had never been out of Africa. Going to Japan, I was so shocked at how different everything was. I, however, went there with a very open mind.

Kurrë nuk kisha qenë jashtë Afrikës.  Duke shkuar në Japoni, u trondita shumë se sa ndryshe ishin gjërat. Megjithatë, unë shkova me një mendje tejet të hapur.

Një nga sfidat më të mëdha të saj pasi ajo mbërriti në Japoni ishte të mësohej dhe të përshtatej në kulturën vendase, duke përfshirë rregullat e shkruara dhe të pashkruara se si njerëzit sillen me njëri tjetrin. Siç i shpjegon dhe Global Voices: “Në Japoni, ka rregulla që diktojnë çdo aspekt të jetës, përfshirë edhe mënyrën se si flet me njerëzit e tjerë”. Sa i përket Jasukes, Okaro mendonte se ishte e rëndësishme të shikohej një përfaqësim i diasporës afrikane në Japoni.

I knew of Yasuke, the African samurai, before the Netflix series. I stumbled upon him on Twitter through the people I follow. Online and offline communities of Africans in Japan already knew about him, as he has made some appearances in the media and in some comic books.

Unë kisha dëgjuar rreth Jasukes, samurajit afrikan, para serialit të Netflix. E kam hasur atë në Twitter nëpërmjet personave që unë ndjek.  Komunitete online dhe offline të afrikanëve në Japoni tashme dinin rreth tij, për shkak se ka bërë disa paraqitje në media dhe në disa libra komikë.

Ajo shpreson se shfaqja do të ketë një ndikim se si afrikanët perceptohen dhe paraqiten në Japoni, duke u shkëputur nga stereotipi që të gjithë njerëzit me ngjyrë janë afro-amerikanë, dhe ajo mezi pret ta shikojë serialin e Jasukes.

With anime, [there are] few Black characters. It [feels] good to have some form of representation. Now, with the Netflix series out, when I meet people and mention Yasuke, they will get the reference. It’s a good thing for us as Africans so that we are not just reduced to stereotypical roles.

Në anime ka pak personazhe me ngjyrë.  Është mirë të kesh një farë përfaqësimi. Tani me seritë e sapo dalura të Netflix, kur takohem me njerëz dhe përmend Jasuken, ata do ta kuptojnë referencën. Është një gjë e mirë për ne si afrikanë, në mënyrë që të mos reduktohemi vetëm në role stereotipi.