- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Një udhëtim vizual nëpër shoqërinë uzbeke: Dhjetë momente ikonike nga fotografja Umida Akhmedova

Kategoritë: Azia Qendrore e Kaukazi, Uzbekistani, Art e Kulturë, Fotografia, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Qeverisja, The Bridge

Foto e grave uzbeke nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

Umida Akhmedova është një nga fotografet e pakta konceptuale që jeton dhe punon në Azinë Qendrore. Global Voices (GV) i kërkoi asaj të zgjidhte dhe komentonte dhjetë foto që mishërojnë më së miri mënyrën se si ajo eksploron vendin e saj, Uzbekistanin.

Akhmedova u rrit në Parkent, një qytet jo shumë larg kryeqytetit Tashkent. Gjatë periudhës sovjetike, ajo punoi si asistente kameramane për filma dokumentarë, si dhe fotografe, dhe përfundimisht u transferua në Moskë për t'u diplomuar në Institutin prestigjioz të Kinematografisë Gerasimov [1], ose VGIK (Всесоюзный Государственный Институт Кинематографии) si kameramane. Ajo xhiroi mbi dhjetë filma, por pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, vendosi t'i kushtonte karrierën e saj vetëm fotografisë.

Në vitin 2010, ajo publikoi një album fotografik “Женщины и мужчины от рассвета до заката” (“Gratë dhe burrat nga agimi deri në muzg) dhe prodhoi filma dokumentarë “Бремя девственности” (Barra e virgjërisë”), “Мужчины и женщины: в обрдах”. и ритуалах» (“Burrat dhe gratë: në rite dhe rituale”)   – për të cilën ajo u akuzua për “fyerje dhe shpifje [2] kundër popullit dhe traditës uzbeke”, me preteksin se kishte keqinterpretuar Uzbekistanin – të paktën sipas pikëpamjes së zyrtarëve uzbekë, të cilët i bazuan pretendimet e tyre në paragrafët 139 dhe 140 që i referohen rasteve të fyerjes dhe shpifjes në legjislacionin vendas. Në vitin 2016, ajo u nderua me çmimin Václav Havel [3] në Oslo për Mospajtimin Kreativ, së bashku me një artiste iraniane dhe ruse.

GV i kërkoi asaj të përzgjidhte dhe komentonte dhjetë foto që ajo i konsideron si emblematike të punës së saj:

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

Эта женщина — кузина моих родителей — Адол буви. Когда была маленькой, часто приходила к ней и запомнила, как она выходит из темной комнаты с гранатами на руке. Так и ассоциировалась в моей памяти темная комната, красный цвет. Потом часто приходила в ее летний домик и фотографировала ее. У нее не было детей, и о ней заботились потомки давно умершего мужа. «Зачем ты меня снимаешь? Кому нужны мои фотографии» — говорила она. «Мне» — отвечала я ей. Она была женщина гордая и с характером. В 1985 году эта фотография под названием «Одиночество» была удостоена серебряной медали в Москве на ВДНХ (Выставка достижений народного хозяйства) на Всесоюзной фотографической выставке.

Kjo grua, e quajtur Adol buvi, është kushërira e prindërve të mi. Kur isha e vogël, e vizitoja shpesh dhe e kujtoja të dilte nga një dhomë e errët me shegë në dorë. Kështu në kujtesën time e lidha një dhomë të errët me ngjyrën e kuqe. Më pas e vizitoja shpesh në shtëpinë e saj verore dhe e fotografoja. Ajo nuk kishte fëmijë dhe për të kujdeseshin pasardhësit e burrit të saj të vdekur prej kohësh. “Pse po më fotografon? Kush ka nevojë për fotot e mia?” tha ajo. “Unë,” ju përgjigja asaj. Ajo ishte një grua me krenari dhe karakter. Në vitin 1985, kësaj fotografie të quajtur “Vetmia” iu dha një medalje argjendi në Moskë në Ekspozitën e Arritjeve të Ekonomisë Kombëtare (VDNKh) në një ekspozitë fotografike në nivel kombëtar.

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

 

Фотографировать училась в культпросветучилище в городе Владимир (это училище готовило работников для Дворцов культур). Но я вернулась на Родину и готовилась поступать на кинооператорский факультет ВГИКА (Всесоюзный Государственный Институт Кинематографии). Нужно было готовиться к творческому конкурсу, готовить портфолио. Снимать любила в основном в своем Паркенте. Ходила по улицам и снимала людей. Впоследствии она была в моем портфолио, и я прошла конкурс.

Kam studiuar fotografi në një shkollë kulturore dhe arsimore në qytetin e Vladimirit, një institucion në Rusi që trajnonte punëtorë për Pallatet e Kulturës Sovjetike. Më në fund u ktheva në atdheun tim [në Uzbekistanin Sovjetik] dhe u përgatita të hyja në departamentin e kinematografisë së VGIK në Moskë. Ata kërkonin një portofol për të hyrë në konkurs. Më pëlqente të xhiroja kryesisht në qytetin tim të lindjes, Parkent, ku ecja në rrugë dhe bëja fotografi të njerëzve. Fotoja hyri në portofolin tim dhe unë u zgjodha.

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

Я работала на киностудии ассистентом кинооператора. Училась на первом курсе ВГИКа , где первые три курса нужно было выполнять фотографические работы. Фильм, который снимали тогда был о обществе слепых. В Самарканде был эпизод о школе-интернате для слабовидящих детей. Школа находилась на окраине. Забрела в старинное кладбище . Вижу женщины идут в белых платках, означает, что у них траур. Слабовидящие дети очень хорошо ко мне относились, некоторые из них шли за мной.

—Как вы нашли меня? — спросила у них.

—По шагам. Вы ходите почти беззвучно, но мы очень хорошо слышим.

Потом, много лет спустя , когда сама уже снимала свой авторский фильм «Жить и умереть в Самарканде», узнала, что это Абди-Дарун (Абду-Дарун) — комплекс сооружений мемориального, культового и духовно-просветительского назначения на Старом кладбище Самарканда [4]. Потом не раз возвращалась сюда, но увы, уже нет того места, который однажды так полюбила . Уже не тихое место со старинной мечетью и с хаузом тем (водоем, где в старину люди пользовалось водой оттуда). Сейчас там пафосное место с бетонными сооружениями.

Punoja në një kinostudio si asistente kameramane dhe në vitin e parë në VGIK, ku tre kurset e para kishin të bënin me punë fotografike. Në studio, një film po xhirohej për Shoqërinë e të Verbërve. Kishte në Samarkand një shkollë me konvikt për fëmijët me shikim të dëmtuar, e vendosur në periferi. U enda në një varrezë të vjetër për të arritur atje dhe pashë gra që ecnin me shami të bardha, një shenjë zie. Fëmijët me shikim të dëmtuar më trajtuan shumë mirë, disa prej tyre më ndiqnin. “Si më gjetët? I pyeta,” Me hapat e tu, ecën pothuajse në heshtje, por ne dëgjojmë shumë mirë. Më pas, shumë vite më vonë, kur tashmë po xhiroja filmin tim “Të jetosh dhe të vdesësh në Samarkand”, kuptova se ky vend ishte Abdi-Darun (i quajtur edhe Abdu-Darun) – një seri ndërtesash për qëllime të ndryshme në varrezat e vjetra të Samarkandit [4]. Pastaj u ktheva këtu më shumë se një herë, por fatkeqësisht, vendi me të cilin u dashurova aq shumë dikur nuk është më aty. Nuk është më një vend i qetë me një xhami të vjetër dhe një hauz (një rezervuar ku në kohët e vjetra njerëzit mblidhnin ujë). Tani është një vend me struktura betoni.

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

Лето. Жара 1983 года. Нас с сестрой пригласил к себе писатель уйгурского происхождения в место Куктерак под Ташкентом. Я как обычно бегала с фотоаппаратом по кишлаку. Старик выглядел как Хизр бува из легенд — добрый покровитель в белом. Так представляла этот персонаж из рассказов моей мамы. «Ташкент благословил сам Хизр бува, поэтому здесь не будет войн и голодa» — часто повторяла  мама. Писатель потом сказал , что дедушка , которому было 94 года, собрал детей внуков и тихо ушел. «Очень хороший был человек, наверное, не зря он мне показался в образе Хизр бува» — подумала я тогда.

Vapa në verën e vitit 1983. Unë dhe motra ime u ftuam nga një shkrimtar me origjinë ujgure në një vend të quajtur Kukterak afër Tashkentit. Si zakonisht, shkoja nëpër fshat me një aparat fotografik. Plaku dukej si mbrojtësi i sjellshëm Khizr Buwa nga legjendat, i gjithi në të bardhë. Kështu e imagjinova këtë personazh nga tregimet e nënës sime, ku ajo thoshte: “Tashkentin e ka bekuar vetë Khizr Buva, kështu që nuk do të ketë luftëra dhe zi buke”. Shkrimtari që po vizitonim na tregoi më vonë se ky plak, 94 vjeç, mblodhi fëmijët dhe nipërit e tij dhe u largua në heshtje. “Duhet të ketë qenë një njeri shumë i mirë, nuk është çudi që e kisha lidhur me Khizr Buva”, mendova atëherë.

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

Однажды, в 2004 году открыла для себя удивительный край — дорогу к обсерватории Майданак . От города Шахрисабз Кашкадарьинской области верх к горам . Было 9 Мая, во времена Ислама Каримова этот день уже не праздновался как День Победы, а как день Памяти и Почестей. Люди приходили на кладбище поминать умерших. Старик кишлака читал молитву. Спустя двенадцать лет, когда мне вручали Премию имени Вацлава Гавела в Осло, во время моей речи за спиной на экране показывались фотографии из моего фотоальбома. Была прямая, и мой сын сделал скриншот меня именно с этой фотографией. Будто благословляя меня.

Një ditë, në vitin 2004, zbulova një rajon të mahnitshëm – rrugën për në observatorin Maydanak, që shkon nga qyteti i Shakhrisabz, në rajonin Kashkadarya (në jug të Uzbekistanit), deri në male. Ishte 9 maji, dhe gjatë kohës së Islam Karimov [presidenti i mëparshëm i Uzbekistanit], kjo ditë nuk festohej më si Dita e Fitores [duke shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore, por si Dita e Kujtesës dhe Nderit. Njerëzit erdhën në varreza për të përkujtuar të vdekurit. Plaku i fshatit lexoi një lutje. Dymbëdhjetë vjet më vonë, kur më dhanë çmimin Václav Havel në Oslo, gjatë fjalimit tim, në ekranin pas meje u shfaqën foto nga albumi im fotografik. Ceremonia ishte një transmetim i drejtpërdrejtë dhe djali im bëri një fotografi nga unë me këtë foto. Sikur burrat po më jepnin bekimin e tyre.

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

Девяностые годы — годы испытаний. После развала СССР, мы — молодые специалисты — остались у «разбитого корыта». Все обесценивалось на глазах. Мои коллеги-кинооператоры не все оправились. Но фотография — моя сестра, вечная моя спасательница — и здесь вернулась ко мне. В конце девяностых я снова взяла в руки родной «Зенит» и начала снимать. Вначале детей своих на утренниках, потом втянулась. Уже не было в магазинах доступной фотопленки и черно-белая фотография уходила. В Ташкенте не было инфраструктуры для профессионалов. Появились цветные пленки уже импортные, мини лабы и все было уже доступно. Стала снимать для местных журналов. Однажды, это было в 2001 году, меня попросили сделать серию фотографий к десятилетию налоговой инспекции Республики Узбекистан. После семилетней паузы я впервые летела в командировку, никогда не забуду как вся семья провожала меня на самолет Ташкент-Фергана. В последний день в Намангане налоговики провожали меня домой, мы обедали в кафе. Вдруг издалека увидела тандыры. Какое было удивление людей, когда я резко сорвалась и побежала туда. Любопытные дети крутились возле меня и мешали снимать . Тогда я им сказала: «А ну идите вовнутрь!» Так и появилась эта моя знаменитая фотография, которая использовалась во многих местах. Дизайнеру книги очень понравилась и она использовала ее. Когда показали одному из чиновников налоговой инспекции , он пришел в ярость: «Что это такое? Дети убегают от налогов!», — и заставил убрать. Так и стали мы называть этот снимок «Дети, прячутся от налогов».

Vitet nëntëdhjetë ishin vite sprovash. Pas rënies së BRSS, ne, profesionistët e rinj, mbetëm pa gjë. Çdo gjë humbi të gjithë vlerën e saj, para syve tanë. Kolegët e mi, kryesisht kameramanë, nuk e morën veten. Por fotografia është motra ime, shpëtimtarja ime e përjetshme, dhe kjo është kur ajo u kthye tek unë. Në fund të viteve nëntëdhjetë, mora kamerën time Zenith dhe fillova të fotografoja. Në fillim i fotografoja fëmijët e mi në shfaqjet e shkollës, pastaj u bëra më e guximshme. Në dyqane nuk kishte më film fotografik të përballueshëm dhe fotografia bardhë e zi po zhdukej. Nuk kishte infrastrukturë për profesionistët në Tashkent. Por tashmë kishte filma me ngjyra të importuara, mini laboratorë dhe e gjithë kjo ishte tashmë e disponueshme. Fillova të fotografoja për revistat lokale. Një herë në vitin 2001, më kërkuan të bëja një seri fotografish për dhjetëvjetorin e inspektoratit tatimor të Republikës së Uzbekistanit. Pas një pauze shtatëvjeçare, fluturova për herë të parë për një udhëtim pune. Nuk do ta harroj kurrë sesi e gjithë familja ime më shoqëroi në avionin e linjës Tashkent-Ferghana. Ditën e fundit në Namangan [një qytet në Luginën e Ferghanas], autoritetet tatimore më shoqëruan në shtëpi. Ne hëngrëm drekë. Papritur pashë tandirs [furrë e madhe balte] nga larg. Njerëzit u habitën që unë u shkëputa papritur nga grupi dhe vrapova drejt furrave. Fëmijët u bënë kureshtarë dhe më rrethuan, duke më ndërhyrë në fotosesionin tim. Pastaj u thashë “hyni brenda”. Kështu u shfaq kjo fotoja ime e famshme, e cila u përdor në shumë vende. Dizajneres së librit i pëlqeu shumë dhe e përdori. Kur ia treguan njërit prej zyrtarëve të inspektoratit tatimor, ai u tërbua “Çfarë është kjo? Fëmijët ikin nga taksat?” dhe urdhëroi që të hiqej nga libri. Kështu e quajtëm foton “fëmijët që fshihen nga taksat”.

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

Было время, когда фотографы объединились в секции при Академии Художеств Узбекистана. Мы активно участвовали на выставках . Был хороший августовский день. Я выбежала из ЦВЗ (Центральный выставочный зал). На остановке сидела женщина и не реагировали на меня. У нее был свой мир , а вокруг суета. Никогда не забуду этот момент, ибо та жизнь и вся моя деятельность — желание объединить фотографов, делать независимые выставки — канули в вечность, оставив только горечь от разрыва с коллегами. Это был 2003 год, начало конца в «фотографическом поле моей страны».

Ishte një kohë kur fotografët u mblodhën nën një nga seksionet e Akademisë së Arteve të Uzbekistanit. Do të merrnim pjesë aktive në ekspozita. Në një ditë të bukur gushti, po vrapoja nga Salla Qendrore e Ekspozitave dhe në stacionin e autobusit ishte ulur një grua. Ajo nuk kishte asnjë shenjë reagimi. Ajo ishte në botën e saj, duke injoruar kotësinë e botës rreth saj. Nuk do ta harroj kurrë këtë moment, sepse ishte atëherë që jeta, aktivitetet e mia, dëshira për të bashkuar fotografët, për të bërë ekspozita të pavarura u zhytën në harresë, duke më lënë hidhërimin e ndarjes me kolegët. Ishte viti 2003, fillimi i fundit  të fushës fotografike të vendit tim.

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

Какие памятные вещи у людей, как правило, зачастую хранительницы женщины. Через вещи узнавала судьбу женщин . Они рассказывали о чем мечтали, чего добились, выезжали ли когда-нибудь за пределы своего региона. И так родилась серия «Женщины и их сакральные вещи». Здесь моей героине из кишлака Сарчашма в высокогорье Кашкадарьинской области 75 лет. Она хранит тюбетейки с их свадьбы с мужем. Детей у пары не было.  «Я смотрю на эти вещи и всегда помню счастливую жизнь с мужем» — сказала она.

Reliket që njerëzit mbajnë zakonisht janë në duart e grave. Unë e zbulova fatin e grave përmes atyre objekteve. Ata më tregonin ëndrrat e tyre, sukseset e tyre, nëse e kishin lënë ndonjëherë rajonin e tyre. Kështu lindi ideja e serialit “Gratë dhe objektet e tyre të shenjta”. Këtu personazhi nga fshati Sarchashma në malet Kashkadarya është 75 vjeç. Ajo e mbajti doppa [5] [kapele] që nga koha e dasmës së saj. Çifti nuk pati kurrë fëmijë. “I shikoj ato objekte dhe kujtoj jetën e lumtur me burrin tim”, më tha ajo.

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

 Eздить, узнавать, искать, придумывать , открывать новые места моей прекрасной родины — это смысл моей жизни. Мы с товарищем «открыли» для себя удивительный горный кишлак на перевале Камчик. Ертош (Земля камней) — так называется это каменистое место в горах.

Të udhëtosh, të mësosh, të kërkosh, të imagjinosh dhe të zbulosh vende të reja të bukurisë – ky është kuptimi i jetës sime. “Zbuluam” me një mik këtë fshat të mahnitshëm malor në qafën e Kamçikut. Quhet Yertosh — vendi i gurëve.

Foto nga Umida Akhmedova. Përdoret me leje.

Время не останавливается. Появляются новые формы. Как передать «языком» фотографии свои идеи? Одиннадцать лет назад начала снимать проект «Свекрови и невестки». В нашем регионе невеста приходит в дом родителей мужа. Решила снимать тот момент, когда невеста только-только вошла в дом и они еще почти не знакомы. Это был первый шаг в пространство современного искусства с фотографиями.

Koha nuk ndalet, lindin forma të reja. Si t'i përktheni idetë tuaja në “gjuhën” e fotografisë? Njëmbëdhjetë vjet më parë kam filluar të xhiroj projektin tim “Vjehrra dhe nuset”. Në rajonin tonë nusja bashkohet në shtëpinë e familjes së burrit të saj. Vendosa të xhiroj momentin kur ajo sapo ka hyrë në atë shtëpi dhe nuk i njeh mirë ata njerëz. Ky ishte hapi im i parë në botën e artit bashkëkohor përmes mjeteve të fotografisë.