Aktivistët dhe akademikët që punojnë brenda dhe jashtë Bjellorusisë janë përpjekur të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare ndaj rezistencës së popullit si ndaj diktaturës më të ashpër në Evropë, ashtu edhe ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe përdorimit të Bjellorusisë si aleate. Në të vërtetë, disa aktivistë bjellorusë thuhet se kanë hedhur në erë hekurudhat për të parandaluar që tanket dhe pajisjet ruse të arrijnë në Ukrainë, megjithatë, kur kapen, ata tani përballen me dënimin me vdekje në Bjellorusi.
Hanna Liubakova, një anëtare bjelloruse e Këshillit Atlantik, gazetare dhe trajnuese e medias, publikoi më 1 nëntor 2022, një postim në Twitter për rastet më të fundit dhe më tronditëse të të burgosurve politikë në Bjellorusi. Ajo kujton se rezistenca nuk u ndal kurrë dhe se bjellorusët protestojnë sa të munden kundër pushtimit rus të Ukrainës. Ata njerëz të guximshëm përballen me dënime të gjata me burg ose edhe me vdekje për atë që janë mjaft të guximshëm. Këtu është diskutimi i Liubakovas:
Let’s go through the facts.
🔹Vital Melnik is a railway partisan who was shot in his knees. Now he has been charged with terrorism, insulting Lukashenka, and illegal acquisition of weapons. The case was referred to the court. Terrorism in #Belarus can mean the death penalty pic.twitter.com/pDKMl55znV
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) November 1, 2022
Le të shohim faktet. Vital Melnik u qëllua në gjunjë. Tani ai është akuzuar për terrorizëm, fyerje të Llukashenkos dhe blerje të paligjshme të armëve. Çështja iu referua gjykatës. Terrorizmi në Bjellorusi mund të nënkuptojë dënimin me vdekje
🔹Right now, three men are on trial in the Homiel court, accused of terrorism,treason, participation in an extremist formation. The reason for the arrest was a relay cabinet on the railway set on fire. The Investigative Committee officially stated that they can face death penalty pic.twitter.com/63VyZyxykn
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) November 1, 2022
Tani për tani, tre burra janë në gjyq në gjykatën Homiel, të akuzuar për terrorizëm, tradhti, pjesëmarrje në një formacion ekstremist. Arsyeja e arrestimit ishte djegia e një kabine në hekurudhë. Komiteti Hetimor deklaroi zyrtarisht se ata mund të përballen me dënimin me vdekje
🔹Siarhei Hlebka from Stoupcy was sentenced to 11 years in prison. According to the regime, on March 2, he set fire to logs on the railway to prevent the movement of Russian military equipment. During his detention, he was severely beaten. pic.twitter.com/M1EcyfjRjE
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) November 1, 2022
Siarhei Hlebka nga Stoupcy u dënua me 11 vjet burg. Sipas regjimit, më 2 mars, ai i vuri flakën drunjve në hekurudhë për të parandaluar lëvizjen e pajisjeve ushtarake ruse. Gjatë ndalimit, ai është rrahur rëndë.
🔹Student Danuta Piarednia was sentenced to 6,5 years in jail for a repost of an article that criticized Putin and Lukashenka & the war against #Ukraine. Danuta studied Romano-Germanic philology in Mahiliou. She was accused of calling for harm to the national security of Belarus pic.twitter.com/eIXobYgtQe
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) November 1, 2022
Studentja Danuta Piarednia u dënua me 6,5 vjet burg për një ribotim të një artikulli që kritikonte Putinin dhe Llukashenkon dhe luftën kundër Ukrainës. Danuta studioi filologji romano-gjermanike në Mahiliou. Ajo u akuzua për thirrje për dëmtim të sigurisë kombëtare të Bjellorusisë
Këto raste janë një kujtesë e fortë se rezistenca bjelloruse ndaj qeverisë dhe ndaj luftës në Ukrainë, është aktive dhe vazhdon. Fokusi në Ukrainë me të vërtetë në disa raste ka larguar vëmendjen nga Bjellorusia, siç tha në një intervistë për Global Voices Almut Rochowanski, një ekspert i shoqërisë civile post-sovjetike:
Për kontaktet e mia në Bjellorusi, përsa u përket atyre, kryengritja ende vazhdon, revolucioni i tyre është ende në vazhdim. Llukashenko është një president i paligjshëm për ta. Por më pas kam marrë pjesë në një sesion me ekspertë të politikës së jashtme evropiane. Dhe si e shohin ata, kryengritja mbaroi dhe dështoi.
Ka gjithashtu raste të raportuara të bjellorusëve që përballen me diskriminim për shkak të shtetësisë së tyre dhe supozimit se ata mund të mbështesin Llukashenkon ose luftën në Ukrainë. Por historitë që përshkruan Liubakova demonstrojnë guximin e aktivistëve dhe njerëzve të zakonshëm që ende po i rezistojnë regjimit të Llukashenkos në Bjellorusi. Represioni vazhdon çdo ditë dhe bota nuk duhet t'i harrojë ato.