Meksika në labirintin e vetmisë së saj

15,000 people marched in downtown Mexico City against the disappearance of 43 students from Ayotzinapa. Photo taken on 8 October 2014 by Enrique Perez Huerta. Copyright: Demotix

Protesta në Meksiko Siti për 43 studentët e zhdukur nga Ayotzinapa. Foto nga Enrique Perez Huerta. 8, tetor 2014. Copyright Demotix.

Që nga fillimi i presidencës së tij në fund të vitit 2012, presidenti meksikan Enrique Peña Nieto ka qenë i angazhuar për krijimin dhe transmetimin e një imazhi të një vendi që lëviz përpara. Qeveria ka miratuar reforma strukturore me mbështetje nga opozita.

Strategjia e qeverisë për ta menaxhuar krizën e sigurisë të vendit, megjithatë, është vënë në pikpyetje nga komuniteti ndërkombëtar pas zhdukjes së 43 nxënësve nga shteti i Guerrero-s.

Miguel Guevara, një kontribuues i Global Voices, ka shkruar një artikull për blogun Harvard Kennedy School me emrin Vetmia e Meksikës: luftërat tona me drogën nuk kanë marrë fund:

Sot, zyrtarë të lartë amerikanë nuk kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me përkeqësimin e ngjarjeve në Meksikë që nga 26 shtatori. Përgjigja e SHBA për shkeljen e të drejtave të njeriut nëpër botë – përfshirë këtu edhe ngjarjet e fundit në Iguala – duhet të jetë e qartë dhe e qëndrueshme. Heshtja është e barasvlershme me pjesëmarrjen.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.