Në Azerbajxhan, Partia e Frontit Popullor të Opozitës u përpoq të mbante një tubim jashtë një zyre administrative në kryeqytetin Baku më 25 tetor. Një nga kërkesat e shprehura nga partia opozitare ishte reforma demokratike. Përpara tubimit të planifikuar, Zyra Administrative e qytetit Baku refuzoi lejen për të mbajtur tubimin. Sipas raportimeve të mediave lokale, policia filloi të arrestonte anëtarët e partisë dhe të pranishmit e tjerë disa orë përpara tubimit të planifikuar. “Përafërsisht rreth orës 15:40, policia filloi të ndalonte të gjithë ata që u shfaqën ose po shiheshin duke folur me gazetarët,” raportoi Agjencia e Lajmeve Turan më 24 tetor.
A protest rally in front of the Baku Executive Power building, organized by the Popular Front Party of Azerbaijan, according to unofficial data, about 100 people were detained. pic.twitter.com/7DtdCPUmmy
— Ulviyya Ali (@UlviyyaAli) October 24, 2022
Në një tubim proteste përpara ndërtesës së pushtetit ekzekutiv të Baku, organizuar nga Partia e Frontit Popullor të Azerbajxhanit, sipas të dhënave jozyrtare janë arrestuar rreth 100 persona.
Police officers detain an activist during a rally by the Popular Front party in center of Baku on October 24, 2022.#protest #baku #opposition pic.twitter.com/SW5cyYn5R2
— Aziz Karimov (@AzizKarimov14) October 24, 2022
Oficerët e policisë arrestojnë një aktivist gjatë një mitingu të partisë Fronti Popullor në qendër të Baku më 24 tetor 2022
“Kërkesat tona janë të thjeshta. Protesta është e drejta jonë. Liria për tubim është gjithashtu e drejta jonë. Ne kërkojmë liri për të burgosurit politikë. Ne gjithashtu kërkojmë që ushtarakët tanë të ndalojnë së humburi jetën e tyre në front. Duam të hapen kufijtë tokësorë. Kërkesat tona janë kërkesat e njerëzve”, tha një grua duke folur me gazetarët gjatë tubimit, e cila u largua me shpejtësi nga një oficer policie.
“Burri im ka punuar si mësues për pesëdhjetë vjet. Pensioni i tij është 300 AZN (176 dollarë). Rrisni pensionet!” po thoshte një grua tjetër e moshuar.
Pjesëmarrësit e tjerë të tubimit brohoritën, “Liri!” “Dorëheqje!” “Nuk ka liri në këtë vend!” “Liri të burgosurve politikë!”
Në përgjigje, Zyra Administrative e Qytetit tha se leja për të mbajtur tubimin u refuzua me arsyetimin se vendi i propozuar ishte pranë institucioneve arsimore, hyrjes së metrosë dhe trafikut rrugor të ngarkuar.
Sipas vlerësimeve dhe dokumentacionit të grupeve lokale të shoqërisë civile, aktualisht janë më shumë se 100 të burgosur politikë në Azerbajxhan.
Tubimi më i fundit antiqeveritar u mbajt në maj 2022.