Bllokimi i shërbimeve ndërkombëtare nga Irani vijon me ndalimin e Google Play

Lidhjet e aplikacioneve vendase me qeverinë janë një shqetësim serioz.

 

Fotografi nga Small Media

Më 9 tetor, gjyqësori iranian i dërgoi një letër zyrtare ofruesve të shërbimit të telekomunikacioneve duke i urdhëruar ata të bllokonin Google Play, dyqanin zyrtar të Google, “sa më parë të ishte e mundur”.

Letra u nënshkrua nga Javad Javidnia, i cili shërben si Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm i Iranit, përgjegjës për hapësirën në internet dhe sekretari për komisionin për përcaktimin e rasteve të përmbajtjes kriminale (CDICC). Ky veprim është në përputhje me strategjinë e autoriteteve për të shtyrë përdoruesit iranianë të internetit të përdorin aplikacionet dhe shërbimet lokale, ndërsa kufizon shërbimet ndërkombëtare.

Që nga emërimi dy vjet më parë i Mohamad-Javad Azari Jahromit si Ministër i ICT-së, kompletimi i Rrjetit Kombëtar Të Informacionit (SHOMA) të vendit ka qenë një përparësi kryesore e qeverisë. Megjithëse një pjesë e këtij projekti përfshin zgjerimin e nevojshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës së internetit të Iranit, një shtyllë tjetër kryesore është lokalizimi i shpejtë dhe në thelb, shtetëzimi i përmbajtjes dhe shërbimeve digjitale.

Praktikisht, politikat e Jahromit kërkojnë të shtyjnë përdoruesit iranianë të internetit të përdorin versionet e prodhuara brenda vendit (dhe të menaxhuara po brenda vendit) të aplikacioneve dhe shërbimeve online. Rreziku qëndron në faktin se nëpërmjet mungesës së alternativave, përdoruesit iranianë po shkojnë drejt shërbimeve lokale, të cilat janë shumë më të prekshme ndaj mbikëqyrjes qeveritare, censurës dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, në krahasim me shërbimet e tjera online të cilat përdoren globalisht. Vendimi për të bllokuar aksesin në Google Play mban karakteristikat e kësaj axhende.

Programet e brendshme të mesazheve në Iran 

Soroush, një aplikacion lokal i mesazheve dhe medias sociale, është në pronësi të Transmetuesit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB). Iranianët mund t'i regjistrojnë llogaritë e tyre në Soroush vetëm nëpërmjet kartave të tyre SIM; ky përbën një kërcënim për privatësinë e përdoruesve, pasi në Iran të gjitha kartat SIM  duhet të regjistrohen me anë të kartës së identitetit të përdoruesit dhe adresës së banimit.

Bisphone është një tjetër shërbim i lidhur me qeverinë iraniane. Studime të ndryshme kanë treguar se të dhënat e Bisphone ruhen në Kompaninë e Telekomunikacionit të Iranit, e cila dihet të jetë pjesërisht e zotëruar nga Garda Revolucionare.

Pavarësisht premtimeve të Jahromit për të vendosur rregullore të qarta dhe tërësore të mbrojtjes së të dhënave, për të shmangur problemet ekzistuese të privatësisë, projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësisë që u shpall në korrik 2018, do ende të konkretizohet. Retorika e Jahromit për të drejtat digjitale mund të jetë e ndryshme nga ato të elitave të tjerave politike, gjë që ka çuar disa herë në mosmarrëveshje publike, për shembull: ministria e tij bëri më parë deklarata zyrtare kundër politikave filtruese dhe lokalizuese ndaj të dhënave personale, por nxitja për përdorimin e aplikacioneve vendase në Iran ende vazhdon.

Duke u bazuar në përmirësimin në rritje të marrëdhënies midis Jahromit dhe parlamentit iranian dhe pranimi i heshtur në masë i shumë politikave që shtypin liritë nga ministria e ICT , duket e mundur që ka konsensus gjithashtu në legjislaturë në mbështetje të axhendës së lokalizimit. Ky është një zhvillim shqetësues, sepse nga mungesa e çdo procesi transparent dhe të përgjegjshëm për vendimet e filtrimit, zyrtari i zgjedhur ka mundësi të kufizojë për të kontrolluar apo ndërhyrë në vendimet e rëndësishme të filtrimit. Deputetët që pretendojnë të mbështesin të drejtat e qytetarëve duhet të fillojnë të ngrenë zërin kur ndodhin incidente të tilla si ky dhe të kërkojnë përgjegjësi.

Me pak fjalë, urdhëri i fundit për të mbyllur Google Play duhet parë në këndvështrimin e presionit agresiv nga ana e autoriteteve iraniane ndaj përdoruesve, në mënyrë që ata të përdorin shërbime dhe teknologji vendase, ku protokollet e mbrojtjes së të dhënave janë në thelb inekzistente. Politikat e projektuara nga Ministria e ICT-së, Këshilli i Lartë i Hapësirës në Internet dhe të zbatuara nga gjyqësori, pengojnë në mënyrë kritike sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve iranianë duke i privuar nga përdorimi i shërbimeve të sigurta e të testuara globalisht.

Përdoruesit iranianë duhet të kenë të drejtën të zgjedhin mjete online që mund të mbajnë të dhënat e tyre të sigurta. Për sa kohë që përdoruesit janë të detyruar të përdorin alternativat vendase, e drejta e tyre për privatësi mbetet në rrezik.

Exit mobile version