- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Macet gjigante në mure: arti i rrugës në Odesa i frymëzuar nga lufta, por jo vetëm

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Ukraina, Aksioni humanitar, Art e Kulturë, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Mjedisi, Russia invades Ukraine

Makinë e vjetër sovjetike në Odesa, e pikturuar me imazhin e famshëm të maces LBWS. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Çdo person që jeton ose viziton Odesën ka të ngjarë të njihet me një karakter mjaft unik të pranishëm në mure, fasada, kioska dhe sipërfaqe të tjera urbane: një mace gjigante e buzëqeshur me nënshkrimin LBWS. Por kush është ky hero i artit të rrugës?

Macja që ngrohet në diell në rrugën Pushkinskaya, një nga pikat kryesore të qendrës së qytetit të Odesës. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Global Voices (GV) kontaktoi artistin duke identifikuar veten dhe projektin e tyre pas katër shkronjave misterioze përmes llogarisë në Instagram [1] dhe ju tha se akronimi qëndron për bashkëtingëlloren e parë të katër fjalëve në rusisht: Лучше (Më mirë), быстрее (Më shpejt), выше ( Më i lartë) , сильнее (Më i fortë). LBWS shtoi se “Kjo një referencë për kohën kur ne praktikonim sport.”

I pyetur për zgjedhjen e një maceje të madhe, LBWS, që është nga Odesa, shpjegon se filloi në vitin 2017, nën hashtagun #animalbws, për të përfaqësuar kafshët e listuara si të rrezikuara dhe përfshinte macen e egër evropiane [2] që doli të ishte më e popullarizuara te publiku. “Përveç kësaj, një nga simbolet jozyrtare të qytetit të Odesës është një mace”, shtoi artisti. Odesa njihet me të vërtetë si një qytet me oborre dhe rrugë të vjetra të populluara zakonisht me mace të cilat ushqehen dhe trajtohen mirë nga banorët vendas.

Qyteti është gjithashtu një port dhe një qendër turistike, ku njerëzit shesin dhe konsumojnë peshk dhe shpesh shkojnë në bregdet për të peshkuar vetë.

Në Odesa, mbishkrimet që përfaqësojnë macen e egër janë të mëdha – shpesh më të gjata se dy metra – dhe të dukshme për shkak të ngjyrave të tyre të gjalla, por edhe tekstit të fuqishëm që shpesh shoqëron imazhet. Siç shpjegon LBWS, arti është i pranishëm jo vetëm në Odesa, por edhe në pesë rajone të tjera të Ukrainës – dhe në një vend në Bosnje dhe Hercegovinë që ndan të njëjtat ngjyra blu dhe të verdhë [3] si flamuri ukrainas.

LBWS shpjegon se vetëm një pjesë e vogël e artit të rrugës i kushtohet luftës në Ukrainë, megjithatë:

Но так как эта тема сейчас на слуху , не удивительно что наибольший отклик имеют именно военные рисунки.

Duke qenë se kjo temë tani po tërheq vëmendjen e të gjithëve, nuk është për t'u habitur që vizatimet me temë ushtarake marrin më shumë reagime.

Këtu është një galeri e shkurtër fotografish që kombinon foto të marra në rrugët e Odesës dhe të tjera nga llogaria LBWS Instagram.

Macja LBWS në Odesën qendrore me fjalët “Бути добру” që do të thotë “të jesh i sjellshëm”. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Këtu macja e famshme LBWS është pikturuar në një makinë të vjetër sovjetike në Odesa. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Macja LBWS duke shijuar një filxhan çaj të nxehtë me siguri. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Kjo mace LBWS ka një shenjë që thotë Azovstal, duke iu referuar fabrikës së çelikut ukrainas që i rezistoi pushtimit rus [5] dhe u bë një simbol i qëndrueshmërisë së Ukrainës në luftë.

Kjo i referohet supës me panxharë që e përshkruan si “yni”, pasi është një nga pjatat më të njohura në Ukrainë.

Më shumë art është i disponueshëm në llogarinë e LBWS në Instagram [1].