
Foto nga Stanley Dai. Përdorim i lirë sipas Unsplash license.
Në Armeni, vetëvrasja e një çifti homoseksual më 20 tetor ndezi një valë diskutimesh dhe dënimesh për homofobinë e përhapur në vend.
Çifti, i cili thuhet se u hodh nga një urë sipas raportimeve të mediave lokale, u përball me ngacmime në internet. Disa shkuan aq larg sa e justifikuan vdekjen për shkak të orientimit të tyre seksual.
PINK Armenia, një grup i njohur për të drejtat e LGBTQ+, tha: “Ne e konsiderojmë të papranueshme të justifikojmë humbjen e jetës njerëzore. Të rinjtë kishin ende shumë vite jetë përpara, por për shkak të intolerancës ndaj tyre, ata ndërmorën një hap kaq tragjik. LGBT janë shumë të njohur me ndjenjën e të qenit të izoluar, të pa kuptuar nga familja dhe shoqëria. Ky rast tragjik dëshmon edhe një herë se personat LGBT në Armeni nuk janë të sigurt dhe të mbrojtur as nga shoqëria dhe as nga shteti.”
Tbilisi Pride, një tjetër organizatë për të drejtat, postoi një mesazh mbështetjeje në Twitter:
We are saddened to hear such devastating news from our neighboring country. Our deepest condolences and solidarity go out to the #LGBT community in #Armenia.
Homophobia, hate & violence have no place in any society! https://t.co/XtbNEoi3dD
— Tbilisi Pride (@TbilisiPride) October 21, 2022
Jemi të pikëlluar kur dëgjojmë lajme të tilla shkatërruese nga vendi ynë fqinj. Ngushëllimet tona më të thella dhe solidariteti shkojnë për komunitetin #LGBT në #Armeni. Homofobia, urrejtja dhe dhuna nuk kanë vend në asnjë shoqëri
Sipas raportimit të Epress.am, çifti ndau fotot e tyre në Instagram me mesazhin: “Happy End. Vendimet për ndarjen e fotove dhe hapat tanë të ardhshëm u morën nga ne të dy së bashku”. Në njërën nga fotot, çifti tregon për dasmën, në një tjetër ata aplikuan maska për fytyrën.
The amount of hate the LGBT community & allies receive for their orientation and for speaking about homophobia in Armenia is troubling. The homophobes silence any discussion concerning homophobia. Armenia is not a safe country to talk about these issues, let alone come out!
— Andranik Shirinyan 🇦🇲 (@Shirinyan) October 23, 2022
Niveli i urrejtjes që merr komuniteti LGBT dhe aleatët për orientimin e tyre dhe për të folur për homofobinë në Armeni është shqetësues. Homofobet heshtin çdo diskutim në lidhje me homofobinë. Armenia nuk është një vend i sigurt për të folur për këto çështje, e lëre më të dalësh hapur!
Rekordi i dobët i Armenisë në lidhje me të drejtat e LGBTQ+ u reflektua më së fundi në një Hartë dhe Indeks Rainbow të Evropës. Sipas Indeksit, Armenia ishte afër fundit të listës, duke u renditur në vendin e 47-të nga 49 vende.
Duke reflektuar mbi tragjedinë Mika Artyan, autor i blogeve GayArmenia dhe Unzipped, shkroi në blogun e tij: “Nuk është një kohë e mirë…” – dëgjojmë ose themi me vete. Është gjithmonë një kohë e mirë për të folur për të drejtat e njeriut. Ose përndryshe , ajo ‘kohë e mirë’ nuk do të vijë kurrë.”