- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kushtet për jetesë në konviktet e Maqedonisë përkeqësohen

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, Aktivizmi dixhital, Arsimi, Idetë, Katastrofa, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Politika, Qeverisja, Të rinjtë

Plenumi studentor, lëvizja e gjithë studentëve e cila lufton për të drejtat e studentëve në Maqedoni, publikoi [1] fotografi të reja ku janë të dukshme kushtet e këqija për jetesë në konviktet studentore shtetërore të cilat gjenden në kyeqytetin e Maqedonisë. Lëvizja ka qenë vazhdimisht duke ndjekur situatën në konviktet studentore shtetërore dhe i ka bërë thirrje disa herë shtetit për të përmirësuar higjienën dhe kushtet e sigurisë të objekteve në konviktet ku jetojnë studentët. Plenumi studentor kohëve të fundit ka informuar publikun se kushtet e jetesës dhe siguria strukturore e objektit në të paktën një prej konvikteve të mëdha studentore në Shkup është përkeqësuar edhe më shumë dhe rikujtoi se qeveria premtoi rindërtimin e plotë të konvikteve [2] më shumë se një vit më parë, pasi u turpërua në mediat ndërkombëtare [3].

12027701_1680075205556095_5865933752732667760_n [4] 12036458_1680075198889429_8700357373653010949_n

Në tekstin shoqërues, Plenumi Studentor indirekt adreson institucionin e ri të prokurorit special publik [5], i cili supozohet të trajton rastet e korrupsionit të cilat raste prokurori i rregullt publik në Maqedoni në mënyrë aktive i injoron.

Домовите се распаѓаат исто како и системот во државата, но ние сè уште немаме добиено нов специјален студентски дом за да се спасат студентите живи од бедата во која живеат и која се руши околу нив.

Ова е блокот В во студентскиот дом “Гоце Делчев”, во кој пред некој ден како што може да се види на сликите се срушил дел од кровот во еден од ходниците.

Овојпат немало повредени. Дали и наредниот пат нашите колеги ќе бидат еднакво среќни или пак до тогаш ќе добијат нов (специјален) студентски дом?

Konviktet shkatërrohen ashtu si sistemi në këtë shtet, por ne ende nuk kemi fituar një konvikt studentor special për tu shpëtuar jeta e studentëve nga mjerimi në të cilën jetojnë dhe e cila po shembet rreth tyre.

Ky është blloku V në konviktin studentor “Goce Delçev”, në të cilin para disa ditësh siç mund të shihni në fotografitë u shemb një pjesë e tavanit në njërin prej korridoreve.

Këtë herë nuk ka pasur të lënduar. Herën tjetër a do të jenë përsëri me fat kolegët tanë apo do të fitojnë një konvikt të ri studentor (special)?