Të shtunën, 20 qershor eksperti i të drejtave të njeriut dhe aktivisti Suad Missini përfundoi grevën e urisë të cilën ai e filloi para gjashtë ditëve si protestë mbi trajtimin çnjerëzor të emigrantëve të cilët kalojnë nëpër Maqedoni. Z. Missini dha deklaratën në vijim [linqet janë të shtuara]:
Në pritje të efekteve nga ndryshimi i ligjit për azil dhe aplikimit të tij në praksë, gjendja me qendrën Gazi Babë, edhe sot më 20 qershor, ende nuk është e përmirësuar. Refugjatët janë ende të mbajtur në qendren e cila fiton karakteristikat e një kampi përqëndrimi, me kushte të këqija, çnjerzore dhe degradimi, jashtë kornizës ligjore dhe jashtë standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat janë pjesë e sistemit ligjor kombëtar.
Autoritetet në Republikën e Maqedonisë zgjodhën të mbeten të shurdhër ndaj kërkesave të shumta të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare për zgjidhjen e këtij problemi. Ata ngelin të verbër edhe ndaj faktit se komiteti i OKB-së Kundër Torturës në raportin e tyre më të fundit për Maqedoninë, trajtimin e refugjatëve në këtë qendër e karakterizuan si torturë dhe shkelje të konventës së OKB-së kundër torturës – dhe e gjithë kjo përderisa shteti jonë është anëtare e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut.
Nga ana tjetër, unë do të doja të theksoja se Maqedonia, si anëtare e Këshillit të Europës (CoE), ka pasur një vizitë nga Komiteti për parandalimin e torturës, i cili përfshinte një vizitë në qendrën e Gazi Babës. Poashtu këtë pranverë, kryetari i këtij komiteti Mikola Gnatovskij vizitoi Maqedoninë dhe gjithashtu ndër të tjerat bisedoi me autoritetet në lidhje me këtë qendër. Unë theksoj se autoritetet maqedonase ende nuk e kanë miratuar publikimin e raportit në lidhje me vizitën e Komitetit për parandalimin e torturës.
Më në fund, dy ditë para fillimit të grevës me uri, Avokati i popullit të Republikes se Maqedonise prezantoi situatën katastrofike dhe mungesën e ligjit të cilat sundojnë në këtë qendër.
Sot, ne mund të konkludojmë se publiku në Maqedoni edhe komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe organizatat e huaja janë plotësisht të vetëdijshme dhe të informuara për problemin me këtë qendër. Qendra në Gazi Babë sot është një temë ndërkombëtare. Nëse autoritetet kanë vendosur që ky problem katastrofik nuk duhet të jetë një subjekt i reagimit të menjëhershëm dhe zgjidhje të mëvonshme, atëherë ajo patjetër e vë vendin tonë në mesin e atyre të cilët haptazi dhe pa skrupuj kryejnë torturë, në sytë e gjithë botës, ndërsa autoritetet e identifikojnë veten si institucione të drejtuara nga njerëzit që nuk kanë respekt për jetën e njeriut. Për jetën e qindra njerëzve të cilët janë të bllokuar në qendër. Së fundi, për jetën time.
Prandaj, në këtë ditë unë i jap fund grevës me uri. Sepse kufijtë e rreziqeve shëndetësore janë tejkaluar tashmë, dhe për shkak se potencialet e kësaj greve janë plotësuar.
Kërkesat e mia, të cilat janë kërkesa nga një pjesë e madhe e publikut në Republikën e Maqedonisë, janë plotësuar pjesërisht.
Akti im qytetar ishte një pikë e cila krijoi dallga të cilat, unë sinqerisht shpresoj, së bashku me të gjitha përpjekjet e tjera, do të çojnë në zgjidhjen e këtij problemi që kthen vendin tonë në një hapësirë të paqytetëruar.
Unë pafundësisht falenderoj mijera njerëzit që sinqerisht dhe qartë shprehën mbështetjen e tyre, duke e bërë këtë akt civil si të tyrin, aq sa ishte i imi.
Në ndërkohë, përdoruesit e Twitter vazhdojnë të shpërndajnë fotot të cilat tregojnë kushtet e refugjatëve të paraburgosur.