- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Dita Botërore e Larjes së Duarve: Të Ndryshuarit e Sjelljeve përmes Këngës dhe Vallëzimit

Kategoritë: Afrika Sub-Sahariane, Amerika Latine, Azia Lindore, Karaibet, Filipinet, Haiti, Hondurasi, Japonia, Kamboxhia, Kolumbia, Meksika, Mozambiku, Arsimi, Media e qytetarëve, Muzika, Shëndeti, Të rinjtë
[1]

Logo për Ditën Botërore të Larjes së Duarve

A e dini si t'i lani duart tuaja siç duhet? Përmes këngës dhe vallëzimit, njerëz nga pjesë të ndryshme të botës po iu mësojnë të tjerëve mënyrën e drejtë për t'i larë duart e tyre për të promovuar shëndetin. 15 tetori 2011 është Dita Botërore e Larjes së Duarve [1], dhe me parullën “Laj Duart Shpëto Jetë”, ajo e vendos në qendër të vëmendjes me një veprim të vogël që ndihmon në zvogëlimin e vdekshmërisë së fëmijëve për shkak të sëmundjeve që mund të parandalohen.

Fituesit e Gremit (Grammy) për Hip Hop [2] Chocquibtown [3] nga Kolumbia, iu tregojnw fëmijëve kur t'i lajnë duart e tyre dhe si ta bëjnë atë.

Ky grup i njerëzve të rinj në një komunitet rural në Honduras përdor gjithashtu Hip Hopin për të kënduar për rëndësinë e larjes së duarve në këtë video [4] të transmetuar nw televizion lokal.

Në këtë reklamë të besueshme në vazhdim të BBC world në Kamboxhia [5], një djalë i ri që përjashtohet nga lojërat e fëmijëve deri kur ai lan duart e tij bën një pyetje shumë të rëndësishme: çfarë nëse ai nuk ka sapun? Përgjigjja? Vetëm përdor hi.

Shumë organizata të ndryshme po promovojnë larjen e duarve në pjesë të ndryshme të botës. Në videot në vazhdim ne shohim përpjekjet e Kryqit të Kuq në Haiti [6] për të prmovuar larjen e duarve përmes këngëve në Kreole, Ushqim për të Uriturit në Mozambik [7] na shfaq një stacion për larje duarsh që përdor një shishe plastike galon si burim uji dhe e shpërndajnë këngën Uji i Mozit, që zgjat aq sa duhet të zgjat larja e duarve. Fondacionet Surtigas dhe Promigas në Kolumbi [8] iu kanë dhënë mundësi fëmijëve të shprehen përmes vizatimit, ngjyrosjes, poezive dhe të kënduarit, ku disa nga fëmijët kompozojnë vepra për larjen e duarve dhe i këndojnë në stilin tradicional rajonal të Vallenatos.

Kjo video nga Meksika [9], e bazuar në vetë Këngën Japoneze tw Larjes së Duarve të UNICEF-it të vitit 2009 [10] dhe i përmend hapat në mënyrë që ata të mbahen mend më lehtë: malin, kitarën, motoçikletën, gjarpërin, fluturën dhe programin “kamehameha [11]” që larja e duarve është pa dyshim më shumë se vetëm fërkimi i pëllëmbëve bashkë!

Zonja të Vetme (Single Ladies) e Bijonsit përdoret si fonogram për të kaluar në 5 hapa të ndryshme të larjes së duarve për praktikuesit e shëndetit, siç shfaqet në këtë video [12] dhe valle nga studentët e Shëndetit Publik në Meksikë. Së pari duke i hequr unazat, orët dhe byzylyqet, pastaj duke e rregulluar rrjedhjen e ujit, duke i lagur duart dhe duke përdorur mjaft sapun, duke i larë anët e pasme, të përparme, anët dhe majet e gishtërinjëve dhe pastaj duke i tharë duart me letra tualeti që përdoren pastaj për të mbyllur rubinetin.

Praktikuesit e shëndetit në qytetin Iligan, Filipine gjithashtu bënë videon e tyre koreografike për larjen e duarve [13] me tingujt e Jai Ho, nga muzika e Slumdog Millionaire.

T'i lajmë duart!