- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Venezuelë: Përdoruesit e Twitter-it paraburgosen pas vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste

Kategoritë: Venezuela, Liria e fjalës, Lufta e konflikti, Media e qytetarëve, GV Advocacy
Një oficer i Policisë Kombëtare e të Bolivisë në Venezuelë shikon protestuesit në Maracaibo, 2014. Foto nga Maria Alejandra Mora  (CC BY-SA 3.0)

Një polic i Policisë Kombëtare e të Bolivisë në Venezuelë shikon protestuesit në Maracaibo, 2014. Foto nga Maria Alejandra Mora (CC BY-SA 3.0)

Gjatë tre javëve të fundit, disa përdoruesi të Twitter-it janë ndaluar nga autoritetet venezueliane për shkak të komenteve të bëra online që sipas policisë i lidhin ata me vrasjen e 27-vjeçarit deputet të Partisë Socialist Robert Serra [1], i cili ther për vdekje [2] në shtëpinë e tij më 1 tetor 2014.

Vrasja e Serrës e tronditi udhëhqësinë politike në vend si dhe rriti më tej tensionet tashmë të larta midis autoriteteve dhe anëtarëve të partisë opozitare. Edhe pse dy burra, që thuhet se janë truprojat e Serra-s, janë paraburgosur si të dyshuar [3] për vrasjen e tij [3], edhe shumë qytetarë të tjerë janë arrestuar në lidhje me këtë incident.

Të paktën dy persona u arrestuan dhe paraburgosën që ishin në lidhje me profilin e Twitter-it @Hiipolita [4],në të cilën një fallxhor parashikonte “zinë” në Asamblenë Kombëtare.

Parlamenti do të jetë në zi!

Edhe pse ky profil ka qenë i heshtur që nga 14 tetori dhe në tweet-et e saj më të fundit përmenden shqetësimet rreth gjendjes ekonomike dhe sociale në vend, profili ka bërë dhe retweet-sa të shumta të udhëheqësve politikë të opozitës si Leopoldo Lopez [6] dhe Henrique Capriles, [7] dhe parashikime të përgjithshme për kohë të vështira që do të vijnë.

Janë arrestuar edhe disa individë të tjerë të cilët kishin publikuar tweet-e të cilët sipas policisë, ndërlidhen me vrasjen e Serra-s.

Global Voices Advocacy informacionet në lidhje me këto paraburgime i mori nëpërmjet burimeve lokale në Venezuelë. Për fat të keq, ka pak më shumë informacione në lidhje me këta individë që mund të konfirmohet në këtë kohë. Duke e pasur parasysh rrezikun për spekulime ose botimin e informacioneve të pakonfirmuara për fatin e të burgosurve, ne kemi zgjedhur thjesht të raportojmë vetëm për atë që dimë.

Qeveria gjithashtu ka bllokuar edhe portalin e lajmeve Infobae, i cili ka botuar materiale për vrasjen e Serra-s, duke përfshirë këtu edhe fotografitë e trupit të tij. Presidenti i CONATEL, William Castillo shkroi:

Sipas udhëzimeve, për shkak të shkeljeve të rënda të ligjeve venezueliane, Conatel urdhëroi bllokimin e uebsajtit http://t.co/RDqpeaR3Se [8]

Që nga miratimi i Ligjit për Përgjegjësi Sociale në radio, televizion dhe Median Elektronike [10], CONATEL (një organ administrativ, i varur nga Presidenti) e ka fuqinë për të bllokuar përmbajtje të internetit duke mos shkuar aspak në gjyq. Edhe pse në të kaluarën Qeveria e Venezuelës ka qenë e prirur për ndalimin e përdoruesve të mediave sociale, duket se politikat e tyre janë fuqizuar gjatë vitit të kaluar, me valën e bllokadave që bënë në lidhje me rastin e dollarit në tregun e zi si dhe me masat e filtrimit që u morën këtë vit në kulmin e protestave studentore [11].