- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kanada: Vrasja e grave vendase në qendër të vëmendjes

Kategoritë: Amerika e Veriut, Kanadaja, Filmat, Gratë e çështjet gjinore, Indigjenët, Kombësia e Raca, Ligji, Të drejtat e njeriut

Фигура од жена, староседелецPrej “Gratë bëjnë filma [1]” kuptuam për filmin dokumentar kanadez i cili tërhoqi vëmendjen e opinionit kah zhdukja dhe vrasja e më tepër se 500 grave aborigjene në Kanada në 30 vitet e fundit. Filmi quhet Finding Dawn (Të gjesh Daun – agimin), i Kristin Vellsh. Filmi është emëruar sipas Doun Grej e cila ishte viktima e 23 ADN e së cilës u gjet në hulumtimin më të madh të vrasjeve në seri në Kanada prej vitit 2002 – 2004. Filmi u përqendrua në këtë ngjarje, si dhe në raporte dhe ankesat për shkak të pasivitetit të pushtetit në lidhje me zhdukjen e këtyre grave kanadeze aborigjene dhe luftës që bëjnë familjet e këtyre grave për të gjetur drejtësinë. .

Klipet nga ky film dhe të ngjarjeve tjera lidhur vrasjen e grave dhe vajzave mund t’i gjeni në ueb-dosjen e Citizen Shift [2]. Klipi i parë Të gjesh Doun [3] e shfaq rastin e Doun Grejit në Vankuver:

Shih më tepër në Citizen Shift. [4]

Videoja e dytë [5] na paraqet autostradën Yellowhead, një rrugë e gjatë e vetmuar e cila lidh shumë qytete të ndryshme, ku shumë gra janë zhdukur ose janë vrarë dhe e cila tani njihet me emrin Autostrada e lotëve.

Shih më tepër në Citizen Shift. [6]

Videoja e tretë [7] dhe e fundit e filmit fokusohet në Dolin Kej Bosin, një grua familja e së cilës ka kaluar vite duke kërkuar sqarime për zhdukjen e saj, dhe duke u pyetur pse pushteti nuk i merr seriozisht raportet për zhdukjen e grave aborigjene.

Shih më tepër në Citizen Shift. [8]