- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Në Ukrainë, lufta solli riformatimin e gjuhës duke krijuar shprehje të reja

Kategoritë: Kombësia e Raca, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Russia invades Ukraine, Ukrainian language, arts, and culture

Foto nga video e kanalit Military Times [1] në YouTube

Niveli i zemërimit që ndjejnë ukrainasit ndaj forcave ruse që pushtojnë tokën e tyre ndihet në shumë mënyra dhe po luan rol në zgjedhjet gjuhësore të qytetarëve.

Një shembull është drejtshkrimi i ri i fjalëve si “rusi” ose “vladimir putin”, të cilat nuk konsiderohen si gramatikisht të pasakta nëse shkruhen në këtë mënyrë. Oleksandr Avramenko [2], një gjuhëtar ukrainas, autor i teksteve shkollore dhe krijues i testeve për vlerësimin e njohurive të gjuhës ukrainase, me të vërtetë sugjeron të shkruhet “russia” pa shkronjë të madhe. Studiuesi madje ka një postim [3] në Instagram duke promovuar këtë stil, në një format si kuiz.

Mësimi 41. Vitin e kaluar u transferova nga Kievi në Bucha. Unë kam rënë në dashuri me këtë qytet. Por dashuria ime u shkatërrua nga rusia. Kujtoni krimet e “popullit vëllazëror”. U bë një gabim drejtshkrimor në drejtshkrimin e fjalës: 1) Kiev 2) Rusia 3) kujtoni.

 

Переглянути цей допис в Instagram

 

Допис, поширений Олександр Авраменко (@olexandravramenko) [4]

Në programin televiziv “Snidanok. Online [5],” Avramenko shpjegoi pse sipas tij, është e përshtatshme të shkruhet fjala “rusi” me të gjitha shkronjat e vogla: “Në fakt, ekziston një rregull i tillë sipas të cilit emrat e personave të përdorur në mënyrë përçmuese mund të shkruhen me një shkronjë të vogël. Ky rregull është i lashtë dhe është përdorur që nga kohërat sovjetike. Për shembull, fjalët “hitlerët”, “putinët” mund të shkruhen në mënyrë të sigurt me një shkronjë të vogël. Kjo plotëson kërkesat e drejtshkrimit aktual.”

Natyrisht, shkrimi i këtyre fjalëve pa shkronjë të madhe nuk është i kodifikuar në ortografinë aktuale të gjuhës ukrainase. Por ka kuptim që ngjarje të tilla si aneksimi i Krimesë [6] nga Rusia, pushtimi i rajonit të Donbasit [7], në lindje të Ukrainës në vitin 2014 dhe pushtimi i dytë [8] i Rusisë në 2022 kontribuan në shfaqjen e një sërë neologjizmash ushtarake.

Neologjizmat ushtarake janë një pjesë e kreativitetit [9] të gjuhës ukrainase, por edhe i sensit të humorit të kombit ukrainas dhe aftësisë së tij për të ruajtur ndjenjën e lirisë, duke vlerësuar situatën e për të përshkruar më së miri sjelljen e njerëzve të ndryshëm. Agjencia e informacionit e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës Армия Inform [10] (Army Inform) ka mbledhur një leksik të neologjizmave ushtarake që përdoren në Ukrainë. Global Voices ka zgjedhur disa nga fjalët e reja që janë shfaqur si rezultat i pushtimit rus të vitit 2022

Neologjizmat e “Army Inform”

КіборгиCyborgs: Një term i përdorur për të përshkruar ushtarët ukrainas që po mbronin aeroportin e Donetskut [11] në 2015 gjatë pushtimit të parë të Ukrainës nga Rusia. Ushtarët ukrainas quhen kështu si shenjë respekti për rezistencën e tyre, shpirtin e sakrificës dhe pathyeshmërinë.

Тікток-військаUshtria e TikTok: Forcat ushtarake nën urdhrat e liderit çeçen Ramzan Kadyrov [12] që do të postonin në TikTok video dhe foto të shumta “fitimtare” nga Ukraina, por që kishin frikë të luftonin në terren. 

🤬Tick Tock troops in Severodonetsk are having fun shelling houses and shooting videos

Sick people…🤬🤬🤬 pic.twitter.com/LpS965eKVI [13]

— Мисливець за зорями (@small10space) July 24, 2022 [14]

Кадирити – Kadirovizimi: Për t'u përfshirë në të menduarit e dëshiruar, shihni hyrjen e mësipërme.

РашизмRashizmi: vjen nga shqiptimi anglez i Rusisë kur përdoret në rusisht dhe në ukrainisht. Ai përfaqëson ideologjinë e shovinizmit agresiv të Rusisë që synon çrrënjosjen e shtetit dhe kombit ukrainas. Kjo fjalë përdoret gjerësisht në media dhe në jetën e përditshme – jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Evropë dhe SHBA.

РашистиRashistët: Mbështetës të presidentit rus Vladimir Putin. 

Байрактар – Bajraktar: emri i dronit turk [15] që Ankaraja i shiti Kievit. Kjo u festua gjerësisht në një këngë popullore [16] ukrainase.

Забайрактарити – bajraktarizimi i diçkaje: shkatërrimi i pajisjet ushtarake të armikut përmes dronëve.

Путлєрнет Putlernet: Një fjalë që bashkon tre fjalë: Putin+Hitler+internet për të përshkruar internetin sovran që Rusia po përpiqet të zbatojë si një alternativë ndaj internetit global dhe në përgjithësi segmentit rus të internetit.

Рускій воєнний корабльluftëanije ruse: Shprehja legjendare që simbolizon rezistencën e Ukrainës. I referohet veprimit heroik të rojeve kufitare ukrainase që shërbenin në ishullin Zmeiniy, të cilët morën një mesazh duke thënë: “Unë jam një luftanije ruse. Unë jam një luftanije ruse. Unë ju sugjeroj të lini armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat e pajustifikuara. Përndryshe, ju do të bombardoheni.” Ushtarët ukrainas u përgjigjën: “Русский военный корабль, иди на х*й!” “Anije luftarake ruse, shko q…! [17]

RUSSIAN WARSHIP. GO FUCK YOURSELF.

Russian means fuck.

— Serhii Sternenko ✙ (@sternenko) February 25, 2022 [18]

Затридніnëtreditë (një fjalë e vetme): Duke iu referuar deklaratave të Moskës se “do ta merrte Kievin për tre ditë” në fillimin e pushtimit të saj në shkurt 2022. Tani përdoret për të përshkruar plane joreale ose ide që disa njerëz mund t'i besojnë fort, ndërsa të tjerë besojnë se planet do të dështojnë.

Foto nga video në YouTube e TV channel “1+1″ [19]

4.5.0Nuk ka aktivitet ushtarak dhe rrezik: Kur ushtarët ukrainas dëgjojnë 4.5.0 në radion e tyre, ata e dinë se gjithçka është e qetë në sektorin e tyre. Numrat 4.5.0. tregojnë se çdo gjë është në rregull, si të shkosh në shkollë dhe të marrësh notat më të mira prej katër ose pesë, sipas sistemit sovjetik të notave të shkollës.

КімитиKimizim: Për të ruajtur një nivel të lartë optimizmi, pavarësisht situatës. Ai i referohet optimizmit të shfaqur nga guvernatori i rajonit të Mikolaivit, Vitalii Kim [20], i cili ka një trashëgimi të përzier koreano-ukrainase.

ПіксельPixel: Emri i uniformës ushtarake të Ukrainës duke përdorur pikselë si pjesë e dizajnit të uniformës.

ПрилітMbërritja: Kjo i referohet raketave ruse që godasin ndërtesat civile ose ushtarake në Ukrainë.

ШойгуватиShoigunizimi: pretendon se gjithçka është në rregull, duke iu referuar ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu [21], i cili vazhdimisht pretendonte për fitoret ruse në luftë. 

Завести тракторNis traktorin: Nisja e traktorit do të thotë të përdorësh metoda ose mjete të pazakonta për të luftuar kundër pushtimit rus. I referohet njerëzve në Ukrainë që përdorin traktorë për të tërhequr tanket e braktisura ruse [22], një imazh që u bë simbol i rezistencës dhe zgjuarsisë ukrainase.

Përshkrimi: Për Moskën! Foto nga video në YouTube e kanalit Alex_D20 [23]

МордорMordor [24]: Toka e shpikur e vendosur në Tokën e Mesme [25] të JRR Tolkien në romanin fantazi “Zoti i unazave [26]” dhe drejtuar nga Zoti i errët Sauron [27], i referohet Rusisë. Në kulturën popullore post-sovjetike, përfshirë Ukrainën, Mordor është i lidhur me BRSS dhe pasardhësen e tij, Rusinë. Sipas një interpretimi [28] të zakonshëm të trilogjisë së Tolkien-it, Mordor i referohet Bashkimit Sovjetik, megjithëse autori e mohoi [29] atë.

ДискотекаDiskotekë: Kjo përdoret me ironi për t'iu referuar operacioneve intensive ushtarake.

Чисте небо Qiell i hapur: Kjo i referohet përfundimit të një alarmi të sulmit ajror.

МакронитиMakronizimi: Të pretendosh të jesh shumë i preokupuar për një situatë të caktuar dhe të shfaqësh publikisht shenja shqetësimi, e megjithatë të mos bësh asgjë për situatën në fjalë. Kjo i referohet presidentit francez Emmanuel Macron dhe deklaratave të tij për situatën në Ukrainë.

Валять Шольцаtë luash Scholzin: Kjo i referohet kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe përdoret për të përshkruar një person që vazhdimisht premton të japë, por nuk e bën këtë, duke pasur parasysh se Scholz premtoi t'i siguronte Ukrainës armë gjermane, por e ka zvarritur dorëzimin e tyre.