- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Maqedoni: Dita e softuerit të lirë

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, Aktivizmi dixhital, Art e Kulturë, Ligji, Media e qytetarëve, Të rinjtë, Teknologjia

Me rastin e ditës së softuerit të lire [1], Softueri i lirë Maqedoni [2], për të tretën here me radhë ka organizuar në qendër të Shkupit [3] një manifestim. Në 4 tetor ata shpërndanë fletushka dhe disqe me Ubuntu Linux, të cilat u përgatitën posaçërisht për këtë rast dhe gjithashtu në të u përfshinë aplikacione falas për sisteme tjera operative, si dhe në të u përfshi edhe filmi për kulturën pirate suedeze “Steal This Film [4].”

Announcement for Software freedom day

Ngjarja filloi në sheshin e Shkupit ku një grup artistësh të inspiruar nga kjo ditë bashkëpunuan në pikturimin e një pikture dedikuar kësaj dite. Në bllogun e Softuerit të lirë Maqedoni, anëtarët shkruajnë [5] (MKD):

Pëlhurat tërhoqën vëmendjen e njerëzve në qendër, edhe pse kishte më tepër ndodhi në të njëjtën kohë. Artistët filluan të punojnë menjëherë, dhe së shpejti në pëlhurë ishte “softueri i lire”.

The canvas made for Software freedom day

Mbetën të kënaqur nga interesimi i njerëzve lidhur me këtë rast (MKD):

U dhamë informata shumë njerëzve, e disa prej tyre u ndalën dhe parashtronin pyetje. Kishte njerëz që vinin dhe bënin pyetje konkrete, por shumica e njerëzve kishin interesim të përgjithshëm për ngjarjen dhe aktivitetet.

Mbi të gjitha, rasti kaloi më mire se sa që pritej. Me siguri disa njerëz të cilët me të vërtetë u interesuan për kulturën e softuerit të lire, ndonjëherë do të “Ndajnë njohuri” ose do të “Ndajnë film”, ku do të mund të realizojmë kontakt më thelbësor .

Free Software Macedonia (Softueri i lire Maqedoni) çdo javë organizon ngjarje siç janë “Ndajmë njohuri” ku ata ndajnë njohuritë e tyre, eksperimentojnë dhe diskutojnë me njerëz që janë të interesuar për softuer të lire, dhe “Ndani film” ku shfaqin prezantime interesante film me përmbajtje të hapur [6] dhe playlista të YouTube. Në këto ngjarje secili është i mirëseardhur dhe mund të marrë pjesë falas,

Fotot: Free Software Macedonia [7], me licencën e Creative Commons [8]