See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

SHBA: Vdes informatikani legjendar Denis Riçi

Legjenda e informatikës Denis Riçi (Dennis Ritchie) vdiq më 8 tetor 2011, në shtëpinë e tij në Nju Xhersi, në moshën 70 vjeçare, duke lënë prapa një trashëgimi me ndikim të madh në zhvillimin global. Riçi ishte krijuesi i gjuhës programore C, njërës nga gjuhët më të përdorura programore të të gjitha kohërave.

Sipas artikullit të Sheni Zhardin në BoingBoing, të publikuar më 12 tetor, ndër të parët që e publikoi këtë lajm ishte inxhinjeri për softuer Rob Pajk, nëpërmjet Google+. Sikurse Riçi, edhe ai është i njohur për punën e tij në laboratoritë e Bell-it.

Ajo shkroi (duke cituar një shaka për gjuhën programore C nga Twitteri):

Dennis MacAlistair Ritchie

Njëra nga fotografitë e rralla publike të Denis Riçit (1941-2011). Burimi: Wikipedia (Domeni publik)

Ai ishte dizajnuesi dhe autori origjinal i gjuhës programore C, dhe ishte figura qendrore në zhvillimin e Juniksit (Unix). Një pjesë të madhe të karrierës së tij e kaloi në laboratoritë e Bell-it. Është fitues i Shpërblimit të Turingut në vitin 1983, dhe i Medaljes kombëtare për teknologji në vitin 1999.

“Ndikimi i Riçit është i ngjashëm me atë të Xhobsit, vetëm se është më pak i dukshëm,” theksoi Xhejms Grimelman në Twitter. “Treguesi (pointeri) i tij tani tregon në void *; procesi i tij ka përfunduar me kodin dalës 0.”

Blogu zyrtar i Taxgedo (një ueb-aplikacion për të bërë mjegulla fjalësh) i shfrytëzoi fjalët nga libri klasik i Riçit “Gjuha programore C (The C Programming language)” për të krijuar një mjegull me fjalë për nder të tij, dhe shkroi:

Sot humbëm një gjigant të teknologjisë. Denis Mekalister Riçi, bashkëkrijuesi i Unix-it dhe i gjuhës programore C me Ken Tompson, vdiq në moshën 70 vjeçare. Riçi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për industrinë kompjuterike, duke ndikuar (përmirësuar) në mënyrë të drejtpëdrejtë dhe indirekte në jetërat e shumë njerëzve në botë, pa marrë parasysh se a e dijnë ata një gjë të tillë apo jo.

Një komentator në forumin për lajme nga shkenca dhe teknologjia, Overclock.net, i qujatur Andygoyap, madje e krahasoi atë me Sër Isak Njutnin, njërin nga fizikanët dhe matematikanët më të rëndësishëm në histori.

Isak Njutni njëherë ka thënë se ai qëndron mbi shpatullat e gjigantëve. Denis Riçi ishte gjigant, mbi shpatullat e të cilit kanë qëndruar njerëz sikurse Stiv Xhobsi.

….
Nuk e njihni atë? Ai është babai i gjuhës programore C, pa të nuk do t'i kishim sistemet operative siç janë Windows dhe Apple. Lojërat, programet, aplikacionet në Apple-in dhe Android-in tuaj nuk do të ekzistonin. Shumë njerëz thonë se ai është baba i shkencave kompjuterike, për shkak të arritjeve të tija…

Njerëzit që nuk kanë mësuar programim (me ndonjë version të C-së si gjuhë e tyre e parë për programim të orientuar në objekte) ndoshta mund ta kenë më të vështirë ta kuptojnë rëndësinë e këtij njeriu modest dhe të tërhequr. Riçi as që është lavdëruar me arritjet e tija, e as që është shndërruar në ikonë të biznesit.

Shumica e sistemeve operative moderne si p.sh. GNU/Linux dhe Mac OS i Apple-it, rrjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë nga UNIX-i. Kompjuterët që punojnë në UNIX ose GNU/Linux në fakt e paraqesin infrastrukturën e Internetit, qoftë si serverë ose si ruterë, ose si platforma për ekzekutim të aplikacioneve siç është kërkuesi Google.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.