Vrasja e dy personave LGBTQ+ nga adoleshenti i ekstremit të djathtë sinjalizon përkeqësimin e gjendjes së komunitetit në Sllovaki

Roman Samotný, pronar i barit të homoseksualëve Tepláren në Bratislavë ku dy anëtarë të komunitetit LGBTQ+ u vranë më 13 tetor. Foto nga kanali SME në YouTube.

Sllovakia po vuan pas vrasjes së 13 tetorit të dy personave LGBTQ+ në një bar homoseksualësh në Bratislavë, nga një i ri i lidhur me lëvizjet e ekstremit të djathtë. Ndërsa qeveria ka treguar mbështetje dhe solidaritet me komunitetin LGBTQ+, Evropa Qendrore mbetet një rajon ku diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes që piketon komunitetin, janë një gjë e zakonshme.

Të shtënat ndodhën në hyrje të barit të homoseksualëve Tepláreň në qendër të Bratislavës. Përveç dy burrave të vrarë, një person i tretë u plagos në sulm. I dyshuari u identifikua si 19-vjeçari Juraj Krajčík, djali i një politikani të ekstremit të djathtë. Para të shtënave, Krajčík kishte postuar mesazhe anti-LGBTQ+ dhe antisemite në Twitter. Sipas këtij raportimi të BBC, sulmuesi u gjet i vdekur një ditë më pas.

Ndërsa vendi ka një shkallë relativisht të ulët të vrasjeve, krimet e dhunshme që synojnë pakicat si anëtarët e komunitetit rom, ose njerëzit që hetojnë aktivitetet e të fuqishmëve, si gazetari investigativ Ján Kuciak, nuk janë të panjohura. Sllovakia është gjithashtu një vend me mbizotërim katolik ku Kisha mban një qëndrim të fortë anti-LGBTQ+ dhe ku partitë e së djathtës ekstreme përhapin gjuhën e urrejtjes duke synuar pakicat etnike, fetare dhe seksuale.

Mbështetje për viktimat

Presidentja aktuale sllovake Zuzana Čaputová është e njohur për pikëpamjet e saj tolerante dhe mbështetjen e pakicave. Në ditën e vrasjes, ajo e dënoi aktin në Twitter, duke thënë: “Urrejtja vret”.

Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e viktimave të sulmit të tmerrshëm të djeshëm në Bratislavë dhe të gjithë në komunitetin #LGBTIQ+ të prekur nga ai. Fjalët mund të bëhen armë. Urrejtja vret. Si politikanë, ne duhet të peshojmë çdo fjalë që themi para se të jetë tepër vonë.

Čaputová u fotografua më vonë duke përqafuar Roman Samotný, pronarin e lokalit, në një video emocionuese:

Rrallë herë emocionohem

Një aktivitet u zhvillua më 15 tetor në qendër të Bratislavës, duke mbledhur rreth 20,000 njerëz për të përkujtuar viktimat, të njohur për publikun si Juraj dhe Matush. Ishin aty edhe zyrtarët sllovakë.

Roman Samotný ka thënë se ka në plan të mbyllë Tepláreň, një nga vendet e pakta në Bratislavë që konsiderohet një hapësirë e sigurt për komunitetin LGBTQ+.

Nga diskriminimi ligjor te institucionalizimi i gjuhës së urrejtjes

Ndërsa Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, të njohura kolektivisht si Grupi i Vishegradit, janë të gjithë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe kanë legjislacion që ndalon diskriminimin me bazë gjinore, pabarazia ligjore vazhdon në të katër vendet. Në Republikën Çeke, ku bashkimet civile të të njëjtit seks janë të lejuara dhe e cila pret një nga paradat më të mëdha të Krenarisë në rajon, presidenti Miloš Zeman ka deklaruar qartë se do të vërë veton ndaj një propozimi për legalizimin e martesës së homoseksualëve nëse ai miratohet nga Parlamenti. Në Sllovaki, bashkimet civile të të njëjtit seks dhe martesat e homoseksualëve nuk lejohen ligjërisht. Në Hungari, partneritetet e të njëjtit seks kanë qenë të ligjshme që nga viti 2009, por martesat e homoseksualëve u ndaluan me kushtetutë në vitin 2012. Në Poloni disa projektligje që kërkojnë njohjen ligjore të partneriteteve të të njëjtit seks kanë dështuar të bëhen ligj.

Si në Poloni ashtu edhe në Sllovaki, Kisha Katolike është një nga burimet kryesore të stigmatizimit të personave LGBTQ+.

Kur Zuzana Čaputová ishte kandidate presidenciale në vitin 2019 dhe e bëri të qartë mbështetjen e saj për komunitetin LGBTQ+, anëtarët e Kishës Katolike Sllovake deklaruan se votimi për të do të ishte “mëkat“.

Në vitin 2020, kryepeshkopi i Krakovit, qyteti i dytë më i madh i Polonisë, i përshkroi publikisht të drejtat e homoseksualëve si “murtaja” e re dhe u bëri thirrje qytetarëve polakë të luftojnë kundër tyre.

Në Hungari, komuniteti LGBTQ+ është bërë një objektiv kryesor i fushatave të ndryshme nga Partia Fidesz në pushtet e kryeministrit Viktor Orbán që kanë rezultuar në ndalimin e studimeve gjinore nga kurrikulat universitare dhe heqjen e së drejtës për të ndryshuar kartat e identitetit bazuar në gjininë e ricaktuar, si dhe shpërbërjen e Autoritetit të Trajtimit të Barabartë i ngarkuar me mbrojtjen e qytetarëve kundër diskriminimit racor dhe gjinor.

Veprimet dhe deklaratat e politikanëve të tillë dhe institucioneve fetare kanë krijuar një mjedis në të cilin gjuha e urrejtjes është bërë e zakonshme në mediat sociale, diskursin politik dhe fetar, siç vëren autorja çeke Radka Denemarková në faqen e saj në Facebook:

Všichni útočníci živili svou nenávist ze lží, předsudků, stereotypů, náboženského fanatismu, dezinformací. A ze štvavých proslovů politiků.V Čechách máme kandidáta na prezidenta, který taky veřejně štve proti LGBT komunitě. Není bohužel sám. Nejde jen o jeho nedávná slova. Před čtyřmi lety řekl, že by nejmenoval lesbu nebo gaye jako ústavní soudkyni nebo ústavního soudce! To je odporné a fašizující myšlení spodiny. Nepatří do civilizovaného světa.

Sulmuesit e kanë ushqyer urrejtjen e tyre nga të gjitha gënjeshtrat, paragjykimet, stereotipet, fanatizmi fetar dhe dizinformatat. Dhe nga fjalimet me mllef të politikanëve. Në Republikën Çeke, ne kemi një kandidat presidencial [Andrej Babiš] i cili gjithashtu tërbohet ndaj komunitetit LGBT. Fatkeqësisht, ai nuk është vetëm dhe këto nuk janë vetëm fjalët e tij të fundit. Katër vite më parë ai tha se nuk do të emëronte as lesbike e as homoseksual si gjyqtar kushtetues! Ky është mendimi i neveritshëm dhe fashist i llumit që nuk i përket botës së qytetëruar.

Ndoshta rreziku më i madh për personat LGBTQ+ në Evropën Qendrore është mohimi i ekzistencës së tyre në shoqëritë e tyre.

Bari i homoseksualëve Tepláreň në Bratislavë. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Më 14 tetor, një ditë pas të shtënave në lokalin e tij, Roman Samotný dha një intervistë për të përditshmen e pavarur sllovake Denník N:

Biskup hovoril, že naše bozky nepatria do vysielania RTVS, lebo tým poškodíme deti. Poslanec parlamentu nám chcel dávať mlynské kamene na nohy a hádzať nás do vody. Ten istý chce zakázať, aby sa o nás čo i len hovorilo na školách. Iný chce zakázať náš symbol dúhovej vlajky na verejných budovách. Čelíme systematickej snahe o vymazanie z verejného priestoru.

Peshkopi tha se puthjet tona nuk i përkasin transmetimit në RTVS, sepse ne do të dëmtojmë fëmijët. Një deputet donte të na vinte gurë mulliri në këmbë dhe të na hidhte në ujë. I njëjti person dëshiron të na ndalojë që të mos flitet edhe në shkolla. Një tjetër dëshiron të ndalojë simbolin e flamurit tonë ylber nga ndërtesat publike. Jemi përballë një përpjekjeje sistematike për të na fshirë nga hapësira publike.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.