- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Ukrainasit dhe rusët u drejtohen memeve në Twitter për Elon Musk, por këtë herë toni nuk është më humoristik

Kategoritë: Rusia, SHBA, Ukraina, Aktivizmi dixhital, Lufta e konflikti, Media e qytetarëve, Politika, RuNet Echo, Russia invades Ukraine

Foto nga Kanali në YouTube i Newscom.au [1] ku tregohet si Elon Musk mbulohet nga pankarta që falenderojnë personazhet e njohur botërorë që ndihmuan Ukrainën gjatë luftës. Përdorim i drejtë.

Manjati i biznesit Elon Musk ka arritur të zemërojë jo vetëm audiencën perëndimore [2] duke propozuar marrëveshjet e tij provokuese të paqes në Ukrainë [3] (dhe më vonë në Tajvan [4]), por edhe përdoruesit rusë dhe ukrainas në Twitter.

Memet me Elon Musk nuk janë diçka e re [5] në postimet e rusëve: ata tradicionalisht janë tallur me “shpikjet” qesharake. Për shembull, ky postim në Twitter thotë: “Gropat e rrugëve në qytetin Kaluga ishin të mbushura me bar të sapo prerë. A ju pëlqen kjo, Elon Musk?”

Megjithatë, postimi në Twitter [3] ku Musk propozon versionin e tij të një marrëveshjeje paqeje Ukrainë-Rusi shkaktoi një vërshim kritikash [2] në Perëndim si dhe në hapësirën ruse në Twitter; i vetmi përjashtim [8] ku Musk është duartrokitur është nga Kremlini.

Memet e reja për Elon Musk janë kritikuese

Shumica e komenteve, qofshin ato nga ukrainasit apo nga rusët që kundërshtojnë Putinin, janë me të vërtetë kritike ndaj deklaratave të Musk. Për shembull, në lidhje me mobilizimin [9] rus, një përdorues poston në Twitter një foto që thotë “Në Shën Peterburg, thirrjet për mobilizim i presin ata që vizitojnë spitalet” dhe ai pyet “A të pëlqen kjo [shpikje], Elon Musk?”

Ky përdorues ukrainas i Twitter-it i referohet një videoje të censurës së posterave në Odesa:

“Në Odesa, ata po heqin foton e Elon Musk nga billbordi. Aty u vendos më parë për shkak të mirënjohjes ukrainase për mbështetjen e tij. Kujtojmë: më herët, Elon Musk propozoi t'i jepet Krimenë Rusisë dhe të zhvillohen “referendume” nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të OKB-së.

Një anëtar i opozitës ruse, Michael Nacke, i cili drejton kanalin kundër luftës në YouTube [14] me mbi 700,000 abonentë, sugjeron se Musk mund të ketë besuar narrativat e Putinit për luftën:

“Pra, Musk ka dëgjuar budallallëqet që tha Putini, të cilat spikeri i televizionit rus Vladimir Soloviev përdor gjatë gjithë kohës në propagandën e tij. Dhe ai e besoi menjëherë. Dhe rusët e kanë dëgjuar këtë gjë për më shumë se 23 vjet.”

Përdorues të tjerë pajtohen me të dhe bëjnë shaka se duket se Putini (i cili njihet për mospëlqimin [17] e internetit dhe mediave sociale) tani ka një llogari në Twitter.

“Putini ka hapur një llogari në Twitter, por ajo menaxhohet nga Elon Musk”.

Shumë përdorues në përgjithësi janë krejtësisht të zhgënjyer nga Musk.

“Elon Musk. Pritshmëria: eksplorimi i hapësirës, njeriu në Mars, bazat marsiane. Realiteti: Postime në Twitter pro-Kremlinit”

Të tjerë bëjnë një sugjerim ironik: “Ju lutem mos e ripostoni këtë foto. Elon Musk e urren atë!”

Llogaritë e ukrainasve shpesh kanë një ton më të errët kur flasin për Musk, duke ricikluar batutën humoristike: “A të pëlqen kjo, Elon Musk?” Kjo meme në Twitter, dikur qesharake, tani po përfaqëson skena të rënda nga vendi i shkatërruar nga lufta.

“A të pëlqen kjo, Elon Musk?”

Përdoruesi që riposton një video nga TikTok, në një nga vendstrehimet nëntokësore ku fëmijët që ishin fshehur aty kërcenin dhe këndonin së bashku me mësuesin e tyre, e përmbledh atë: “A të pëlqen kjo, Elon Musk? Ukrainasit janë të pathyeshëm!”

Dikush tjetër ripërdori gjithashtu një meme më të vjetër të Musk për të postuar këtë: “Ju lutemi t'i thoni Elon Musk se çmimi Nobel tashmë është dhënë këtë vit. Ai duhet të presë deri në mars të ardhshëm”, pasi u publikua lajmi se Musk kishte sugjeruar gjithashtu një marrëveshje me Tajvanin.