- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Bota: Mbajtja zi për shkak të ekzekutimit të Troj Dejvisit

Kategoritë: Amerika e Veriut, Karaibet, Barbadosi, SHBA, Kombësia e Raca, Media e qytetarëve, Protesta, Të drejtat e njeriut

Përkundër shtyrjes së ekzekutimit të dënimit me vdekje të Troj Dejvisit sot në mëngjes, vetëm pas rreth më shumë se katër orë pas raportit tonë të fundit [1], Dejvisi u ekzekutua.

Anembanë botës, e posaçërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Twitter-i është në gjendje pikëllimi dhe të mbajtjes zi. Hashtag-u #RIPTroyDavis është ndër më të vizituarit, dhe njerëzit i shprehin ndjenjat e tyre për rastin e Dejvisit, si dhe për situatën në lidhje me dënimet me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

@ShamaraOnAir nga Filadelfia raporton [2]:

Jam duke shikuar CNN-in. 11:08 ishte koha e vdekjes #RIPTROYDAVIS

@Jasminenkelly nga Ajova, shkruan [3]:

Troy Davis campaign image, by Tricia Wang uploaded by Flickr user dabnotu (CC BY-NC-SA 2.0). [4]

Troy Davis campaign image, by Tricia Wang uploaded by Flickr user dabnotu (CC BY-NC-SA 2.0).

Racizmi dhe padrejtësia ekzistojnë akoma vetëm se në shkallë tjetër… tashmë nuk i kemi KKK (Kju Kluks Klan) vetëm në letër, tani ata janë deputetët tanë. #RIPTROYDAVIS

Gazetari Dan Gillmor proteston kundër dënimit me vdekje, duke thënë [5]:

Është shumë keq që ekziston dënimi me vdekje. Mirëpo sonte, sistemi ynë i “drejtësisë” vrau edhe një njeri, faji i të cilit ishte shumë i dyshimtë. Një farsë e vërtetë.

@bajanswaggboy nga Barbadosi, thekson [6]:

#RIPTroyDavis. Nuk eksiston arma me të cilën është kryer vrasja, nuk është bërë testi ADN, prej 9 dëshimtarëve, 7 i tërhoqën deklaratat e tyre. Seriozisht? Si mund të vritet dikush pa asnjë dëshmi?

Ndërsa @tweety_coco nga Mbretëria e Bashkuar, thotë [7]:

Akoma janë në shok. Nuk mund ta besoj se kjo mund të ndodhë në vitin 2011. #riptroydavis

Linda Sarsur (@lsarsour), një aktiviste palestineze-amerikane, thotë [8]:

#TroyDavis do të jetë karburanti që do të më ndihmojë ta vazhdoj luftën time për drejtësi sociale. Ai nuk do të harrohet kurrë. #RIPTroyDavis

Edhe pse rasti i Troj Dejvisit ka zgjuar interes të madh të publikut, shumë vetë në mënyrë cinike theksojnë se ky është një rast i veçantë, dhe se qytetarët amerikanë nuk do të vazhdojnë të luftojnë kundër dënimit me vdekje. Ose sikurse palestinezi @Falasteeni u shpreh [9] shkurtimisht, para se të bëhej ekzekutimi:

Ajo që më pikëllon më së shumti sa i përket vrasjes që pritet të ndodhë të #TroyDavis-it është se asgjë nuk do të ndodhë, nuk do të ketë asnjë lëvizje në rritje, për t'u siguruar se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më.