- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Gratë në Turqi solidarizohen me ato të Iranit

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Irani, Turqia, Aktivizmi dixhital, Gratë e çështjet gjinore, Historia, Lajm i fundit, Ligji, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Qeverisja, Të drejtat e njeriut

Foto e marrë nga video nga Medyascope TV [1] e një proteste para konsullatës së Iranit në Stamboll më 21 shtator 2022.

Nga fushatat me video që qarkullojnë [2] në mediat sociale deri te protestat në rrugë [3] dhe këngëtaret që presin flokët [4] në skenë – gratë nga të gjitha sferat e jetës në Turqi kanë shprehur solidaritet me protestat në Iran [5]. Në një vend ku të drejtat e grave vazhdojnë të përkeqësohen [6], vrasja e Mahsa Amini është fare pranë.

21 shtator [7], turmat u mblodhën jashtë Konsullatës së Iranit në Stamboll, duke mbajtur [8] fotografitë dhe pankartat e Mahsa Amini. Policia lokale parandaloi një protestë të ngjashme që të zhvillohej në sheshin ikonik Taksim të Stambollit më 20 shtator, sipas [9] raportimeve lokale.

Gratë nga qytetet anembanë Turqisë iu bashkuan protestave në shenjë solidariteti në ditët pas lajmit për vdekjen e Mahsa Amini në duart e policisë morale të Iranit.

Bodrumi për popullin e Iranit

Gratë iraniane dhe organizatat e solidaritetit të grave zhvilluan një aksion në sheshin İzmir Cumhuriyet për Mahsa Amini, e cila u vra nga policia e moralit në Iran.

Partia Demokratike Popullore (HDP) pro-kurde e Turqisë tha [7] në një deklaratë për shtyp se partia dënoi vrasjen e Mahsa Amini nga policia e moralit:

“Ne mbështesim revoltën e grave dhe u themi: Protesta juaj është protesta jonë. Kjo luftë është lufta e përbashkët për liri, sepse të gjithë e dimë shumë mirë këtë mentalitet armiqësie ndaj grave. Ne jemi kundër sistemit të dominuar nga meshkujt që përpiqet të qëndrojë në këmbë duke rrëmbyer të drejtat dhe jetët e grave. Ne do të vazhdojmë t'u bëjmë thirrje (autoriteteve) të japin llogari për të gjitha femicidet (vrasjen e grave apo vajzave vetëm pse janë të tilla). Edhe një herë, nga këtu, nga kudo që luftojmë, ne përshëndesim protestat në rrugët e Iranit me parullat “Jin, Jiyan, Azadi”.

“Jin, Jiyan, Azadi” do të thotë “Gra, jetë, liri” në gjuhën kurde.

Lideri i burgosur i HDP-së, Selahattin Demirtas, gjithashtu iu bashkua [19] protestave në shenjë solidariteti nga qelia e tij duke rruar kokën.

Gjatë koncertit të saj më 26 shtator, këngëtarja turke Melek Mosso preu disa pjesë të flokëve [4] para se të thoshte: “Sonte unë këndoj këngët e mia për të gjitha gratë, askush nuk mund të na marrë lirinë tonë”.

Muzikantja turke Melek Mosso, e cila më parë kishte qenë në shënjestër të qeverisë turke dhe iu kufizuan koncertet e saj disa herë, preu flokët në skenë në shenjë solidariteti me protestat në Iran për Mahsa Aminin

Themeluesi, drejtori artistik dhe dirigjenti i korit të mirënjohur të xhazit Bogazici ka postuar në Twitter “Mjaft!” duke ndarë një klip të korit që u bë viral.

Duke folur për gazetarët në Ankara më 29 shtator, lideri i Partisë Popullore Republikane (CH) opozitare, Kemal Kılıçdaroğlu, tha [25]: “Gratë nuk duhet të jenë ato që paguajnë çmimin në asnjë vend apo cep të botës. Ajo që duhet të bëjmë është të respektojmë gratë.”

Në një postim në Twitter [26], udhëheqësja e Partisë së djathtë Iyi (Mirë) tha:

Është e drejta më themelore dhe më e shenjtë e grave që të bëjnë një jetë të lumtur dhe paqësore, të jenë të lira në zgjedhjet e tyre dhe të jetojnë pa u shtyrë. Nuk mund ta pranojmë kurrë të kundërtën. Me këtë rast, përshëndes me gjithë zemër gratë që dolën në rrugë për lirinë e tyre dhe u rebeluan kundër shtypjes në Iran; I bëj thirrje administratës iraniane të dëgjojë zërin e duhur të ngritur nga gratë për një jetë dinjitoze dhe të bëjë reforma urgjente që i përshtaten dinjitetit njerëzor.

Mbështetja e zëshme për protestat në Iran mungonte mes anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet. Duke folur [27] për Al-Monitor, Isin Elicin, producentja e “FemFikir” [FemIdea], një program i medias së pavarur Medyascope, tha se heshtja nuk ishte aspak befasuese, duke pasur parasysh përvojën e partisë në pushtet gjatë protestave të Gezi [28] në mbarë vendin dhe mitingjeve [6] të vazhdueshme të organizuara nga gratë kundër tërheqjes [29] së vendit nga Konventa e Stambollit.