Arratisja e madhe nga Rusia: Drejtpërdrejt në Twitter

Fioto nga kanali The Insider në YouTube që tregon pikën e kalimit Verkhny Lars në kufirin ruso-gjeorgjian.

Mesazhi kryesor që dominon te rusët në Twitter mund të përmblidhet në një fjalë këto ditë – “Vrapo!” – teksa shumë burra ikin nga vendi i tyre për të shmangur një thirrje të mundshme ushtarake.

Më 21 shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim ushtarak “të pjesshëm“. Ky është një term mjaft konfuz pasi nuk ka koncept të “projektit të pjesshëm” në legjislacionin rus. Moska, megjithatë, nuk e ka për herë të parë që luan me fjalët dhe përkufizimet ligjore, veçanërisht që kur filloi pushtimin e saj në Ukrainë: deri më sot, lufta mund të përshkruhet vetëm si një “operacion special ushtarak” në hapësirën publike, i cili shtrihet në mediat sociale dhe çdo devijim nga ky term mund të çojë në dënim.

Që nga deklarata e Putinit, rreth 260,000 burra rusë besohet se janë larguar nga Rusia, kryesisht nga kufijtë tokësorë (Kazakistani, Gjeorgjia, Finlanda, Mongolia), ose, me çmime të kripura me avion. Kaosi i krijuar nga kjo situatë diskutohet intensivisht në segmentin rus të Twitter, teksa përdoruesit ndajnë pikëpamjet dhe këshillat e tyre.

Një temë e shpeshtë është mungesa e sundimit të ligjit në Rusi dhe mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar, sipas një përdoruesi të njohur të Twitter:

“Kujtesë miqësore: Ju nuk keni të drejta në Rusi. “Nuk më mobilizojnë dot se…” – do të të mobilizojnë se nuk ke të drejta. “Ata nuk mund të më dërgojnë në front menjëherë ashtu” – ata do t'ju dërgojnë, sepse nuk keni të drejta. “Ata nuk munden …” – ata munden. Dhe ata do ta bëjnë. Sapo t'u jepni atyre mundësinë.”

Iliya Krasilshick, një figurë publike dhe ish-botues i medias online Meduza, përdor sharje për të shpjeguar se sa urgjente është nevoja për t'u arratisur:

Unë jam i tërbuar nga njerëzit që përpiqen të analizojnë situatën dhe mendojnë nëse ia vlen apo jo t'ja mbathësh prej tij [mobilizimit ushtarak]. Nuk ka asgjë për të menduar. Ju mund të shpresoni për më të mirën aq sa dëshironi, por jini gati për një grumbullim.

Një tjetër përdodures shton:

Fillimisht të dhanë 8 vjet për të emigruar, pastaj 7 muaj për tu evakuuar, tani kanë mbetur vetëm 6 ditë për të shpëtuar.”

Kjo i referohet kohës së aneksimit të Krimesë në vitin 2014, datës së fillimit më 24 shkurt të pushtimit të dytë të Ukrainës nga Moska dhe deklaratës së Putinit më 21 shtator.

Në të vërtetë, dhjetëra mijëra njerëz i kanë marrë seriozisht këto këshilla. Postimet në Twitter me hashtag Verkhny Lars, emri i pikëkalimit kufitar midis jugut të Rusisë dhe Gjeorgjisë, ishte ndër trendet kryesore të Twitter këto ditë.

Pamjet nga Deutsche Welle e Gjermanisë nga 26 shtatori, tregojnë se radhët për të kaluar pikën kufitare Verkhny Lars me Gjeorgjinë ishin mbi 20 kilometra të gjata dhe kalimi mund të zgjasë disa ditë:

Vazhdon eksodi i rusëve që nuk duan të marrin pjesë në mobilizim. Radha e makinave në kufirin e Gjeorgjisë dhe Rusisë në vendkalimin kufitar Verkhny Lars u shtri për gati 20 km. Këtu duhet të presin 40-50 orë. Dhe disa rusë nuk u lejuan të kalonin për shkak të dekretit për mobilizimin.

Njerëzit që kalojnë atë kufi thonë se nuk ka ujë apo ushqim dhe se u mbaron gazi dhe duhet të kalojnë netë të ftohta rreth zjarreve të improvizuara. Sipas një përdoruesi të Twitter-it, ja si duket terreni neutral midis Gjeorgjisë dhe Rusisë në Verkhny Lars:

Verkhny Lars – Gjeorgji – Tokë neutrale. Një radhë 12-orëshe drejt lirisë.
Biçikletat e braktisura përgjatë gjithë rrugës së linjës neutrale janë një simbol i mobilizimit në Rusi 2022.

Kjo është një “degë e ferrit në Tokë”, thotë një përdorues, kalimi i të cilit zgjati 30 orë. Në këtë temë në Twitter, ai përshkruan se si njerëzit heqin dorë nga makinat dhe gjërat personale dhe ecin dhjetëra kilometra për të kaluar vetëm kufirin.

Pra, tema për Verkhnii Lars! Tani është fjalë për fjalë një degë e ferrit në Tokë. Njerëzit qëndrojnë në radhë për ditë të tëra… Kuptova që fjalë për fjalë kalova, megjithëse më kushtoi gjithsej 22 mijë (si erdhën punët, ishte lirë)

Kjo foto, e cila tregon një turmë njerëzish, kryesisht burra, që përpiqen të kalojnë kufirin, është raportuar nga media e pavarur e lajmeve MediaZona. Është bërë një simbol i njerëzve që ikin nga Rusia e Putinit për të shpëtuar nga detyrimi për të vrarë ose për t'u vrarë në luftë.

Rusët u lejuan të kalonin kufirin me Gjeorgjinë në këmbë, sipas Baza dhe Tbilisi_life. Zyrtarisht, pika e kontrollit Verkhny Lars nuk është menduar për këtë fluks.

A janë rusët refugjatë?

Nëse duhet përshkruar apo jo ky grup masiv i rusëve që largohen nga vendi i tyre si refugjatë është gjithashtu një burim debati të nxehtë, veçanërisht nga perspektiva ukrainase, duke pasur parasysh se pushtimi i Rusisë shkaktoi një valë prej mbi 7 milionë refugjatësh ukrainas dhe 8 milionë njerëzve të zhvendosur brenda Ukrainës.

Siç shton një përdorues rus i Twitter-it që kaloi me sukses kufirin ruso-gjeorgjian:

Unë shkova nga Gjeorgjia në Siberi me makinë për të marrë disa gjëra. Tani po përpiqem të kthehem, kanë kaluar gjashtë ditë tashmë. Miliona rusë tani e dinë se çfarë do të thotë të jesh refugjat.

Rusët po ikin nga vendi sepse shumica e tyre nuk duan të shkojnë në luftë pasi vetëm 10,000 dolën vullnetarë, mes 25 milionëve të kualifikuar për mobilizim. Vende të ndryshme po mbajnë qëndrime të ndryshme për këtë: Gjermania dhe tani SHBA kanë ofruar azil për ata që ikin nga mobilizimi.

Sidoqoftë, aftësia për t'u arratisur në vendet fqinje si dhe etiketimi i rusëve “refugjatë” kanë zemëruar shumë përdorues ukrainas në Twitter.

“Nuk mund ta kuptoj si ndodhi? Rusia ka pushtuar Ukrainën, por ata që ikin nga Rusia janë refugjatë ?

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.