See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Indonezi: Shpërthen një bombë vetëvrasëse në një kishë protestante

Edhe një tjetër bombë vetëvrasëse shpërtheu të dielën (25 shtator) në Solo, Java qëndrore, në Indonezi. Shpërthimi ndodhi në Kishën protestante Kepunton, menjëherë pas shërbimit të mëngjesit të të dielës kur kongregacioni po largohej.

Deri më tani, është raportuar se 20 persona janë plagosur dhe dy janë vrarë gjatë shpërthimit të bombave. Shpërthyesi i bombës ka qenë i rastësishëm.

Presidenti Susilo Bambang ka thënë [id] se kanë gjetur ngjashmëri mes shpërthimit të bombës në Solo dhe të asaj që shpërtheu në Cirebon para gjashtë muajve, dhe sipas hetimeve paraprake të policisë, qëllimi i kësaj bombe ka qenë të lëndojë sa më shumë frekuentues të kishës.

Përdoruesit e Twitter në Solo dhe anembanë shprehin ngushëllimet e veta dhe zhgënjimin e tyre për ngjarjen tragjike. Këtu janë disa reagime nga përdoruesit e Twitter duke përdorur tagjet #lutunipërsolo and #lutupërsolo:

@radixhidayat: Ini bukan soal agamamu dan agamaku. Ini soal Indonesiamu dan Indonesiaku. #prayForSolo

@radixhidayat: Këtu nuk bëhet fjalë për religjionin tuaj apo timin. Këtu bëhet fjalë për Indonezinë tuaj dhe timen.

@papanjari: ini akibat dr masyarakat yg kurang mdapat pendidikan yg layak..mudah dipengaruhi org tdk bertanggung jawab.. #prayforsolo #prayforindonesia

@papanjari: Kjo ndodhi sepse njerëzit nuk po edukohen ashtu siç duhet dhe kështu po ndikohen lehtë nga persona te papërgjegjshëm.

@BiancaAllysa: Masi ngebom?astagfirullah islam tidak pernah mengajarkan umatnya untuk mencelakai sesama mahluk hidup

@BiancaAllysa: Ende bomba? Astaghfirullah ( Zoti na ndihmoftë), Islami kurrë nuk i ka mësuar besimtarët e vet të lëndojnë të tjerët.

@RyuDeka: Tuhan, sesungguhnya kami lelah dengan segala tindak kebencian yang mengatasnamakan-Mu..#prayforSolo

@RyuDeka: O Zot, sinqerisht u lodhëm më nga këto akte urrejtjeje që po bëhen në emrin Tënd.

@tarsih_ekp: Utk temen di media harap jeli, jangan bawa masalah #bomsolo ke ranah minoritas /pun mayoritas #pray4solo

@tarsih_ekp: Për miqtë tanë të mediave, ju lutem bëhuni më të kujdesshëm dhe mos i lidhni menjëher shpërthimet e bombave me grupet tona minoritare dhe mazhoritare.

Dhe këtu janë reagimet nga tagu #bomsolo:

@ferouz_afr: Selama gerakan ormas2 agama yg radikal yg jelas2 ada tdk d tindak dan d biarkan teror2 bom akn selalu ada krn d situ lah bibit2 nya #bomsolo

@ferouz_afr: Përderisa lëvizjet e organizatave radikale religjioze masive  largohen anash dhe nuk dënohen, shpërthimet terroriste do të vazhdojnë sepse mu ato janë burimi i tyre.

@gstff:#BomSolo Kepada para agen intelijen yg jadi makelar pengaburan persoalan: kalian semua penghianat bangsa.

@gstff: Për gjithë agjentet e inteligjencës që po mundohen të zbehin këto çështje: ju të gjithë jeni tradhtarë të vendit.

@inyourdeathbed: O shpërthyes vetëvrasës budalla, ti nuk ke arritur ASGJË por vetëm se na ke përkujtuar se qeveria jonë e tanishme është një DËSHTIM TOTAL. #BomSolo

@blangk_on: Ada pihak2 tertentu di republik ini yg tetap melihara monster pembunuh dg ideologi agama. Kapan pun bs mrk gunakan #bomSolo

@blangk_on: Ka disa parti në këtë shtet që ushqejnë vrarës monstruoz nën ideologji religjioze për të qenë në dizpozicionin e tyre.

@AlexKomang2000: Di mana kita mencari perlindungan keselamatan di negara ini?#bomsolo

@AlexKomang2000: Ku mund të gjejmë mbrojtje të sigurtë në këtë vend?

Solo (gjithashtu e njohur si Surakarta) njihet si fortesa e Abu Bakar Bashir, ish emiri i Rrjetit të Azisë juglindore të Al Qaeda-s i quajtur Jemaah Islamiyah dhe një udhëheqës shpirtëror në Ngruki Al Mukmin.

Disa nga ish studentet e Ngruki-t kanë qenë të lidhur me shpërthime të ndryshme të bombave në Indonezi. Sidoqoftë, kjo shkollë kurrë nuk është ndaluar nga qeveria indoneziane. Në ndërkohë mediat kryesore kanë shënuar një ngritje të dhunimeve për liri fetare në vitin 2010.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.