- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

SHBA: Aleansa të reja për të përhapur literaturën latino-amerikane

Kategoritë: Amerika e Veriut, SHBA, Aktivizmi dixhital, Letërsia, Media e qytetarëve, Migrimi e emigracioni

La Casa Azul [1] – një librari online e udhëhequr nga Aurora Anaya-Cerda – ka lajmëruar kohëve të fundit se do të bashkëpunojë me librarinë e re  Word up që ndodhet në Washington Heights,në qytetin New York-ut.  Word Up [2] (@wordupbooks [3]) ka dy qëllime: të përhapë litaraturën latino-amerikane dhe punën e librarive të pavarura.

La Casa Azul jo vetëm që është shpërblyer disa herë, por edhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Në një intervistë në  Klubin letrar Latina [4], Aurora shpjegon se platforma e saj digjitale ka pasur libra dhe audiolibra në spanjolisht dhe anglisht që nga viti 2008. Aurora gjithashtu ka organizuar një klub leximi në Museo del Barrio [5], në qytetin e New York-ut, që nga hapja e klubit, ku njerëzit mund të bisedojnë me shkrimtarë të ndryshëm. Musafiri i nderit për  mbledhjen e ardhshme [6] do të jetë Esmeralda Santiago [7], e cila do të flasë për novelën e saj të re Conquistadora.

Edhe pse historia e Word Up është e veçantë ajo është gjithashtu e pabesueshme. Para disa muajve, Veronica Liu, bashkëthemeluesja e Fractious Press [8] dhe botuesja e  Seven Stories Press [9], është takuar me anëtarët e Northern Manhattan Arts Alliance [10] dhe Vantage Residential [11] për të analizuar mundësinë për të krijuar një librari të komunitetit. Ky qëllim është arritur.

Videoja në vijim që është postuar nga ArtbyDJBoy paraqet energjinë e llahtarshme që ka inspiruar ky vend:

Ne do të shtojmë gjithashtu edhe  linkun e kërkimit [12] për të mbështetur këtë klub si një projekt permanent, meqë ende është i përkohshëm.

Në fakt, lidhja e të dyja librarive ka qenë e mrekullueshme. Ashtu siç informon buletini i Casa Azul, ajo do të botojë magazinën dygjuhësore The Rio Grande Review e cila është krijuar nga studentet e Shkrimit kreativ në Univerzitetin e Teksasit në El Paso. Këtu [13] mund ta shihni verzionin online të magazinës.

Ju mund të vizitoni të dyja libraritë, ose atë të vërtetë ose ato digjitale.