- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Egjipt: Protestuesit e rrëzojnë murin e sigurisë dhe e heqin flamurin e ambasadës së Izraelit

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Izraeli, Lajm i fundit, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Politika, Protesta

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revoluctionit të Egjiptit 2011 [1].

Mijëra protestues u mblodhën sot në sheshin Tahrir, epiqendrën e revolucionit egjiptian, në qendër të Kairos, për të protestuar kundër pushtetit ushtarak të Egjiptit. Për pak kohë, turma të rinjsh e sulmuan ambasadën e Izraelit, ku e rrëzuan murin e sigurisë, të ndërtuar për ta mbrojtur ambasadën, dhe e hoqën flamurin izraelit, ndërsa gjendja kaotike vazhdoi deri vonë në mbrëmje. Në vazhdim japim një pasqyrë të shkurtër për atë se si rodhën ngjarjet në Twitter.

Kjo është hera e dytë brenda një muaji që protestuesit e sulmojnë ndërtesën 15-katëshe të ambasadës për ta hequr flamurin izraelit. Raportimet flasin se katër protestues sot u ngjitën në ndërtesë.

Pesë orë më parë, korrespodentja e Al-Xhazirës, Sherine Tadros raportoi:

@SherineT [2]: Po shkoj drejt ambasadës izraelite, ku thuhet se protestuesit po përpiqen ta rrëzojnë murin, #egjipt

Mahmoud Abu Sharkh shares a photograph of protesters at the Israel Embassy breaking the security wall. [3]

Mahmud Ebu Sharkh paraqet një fotografi të protestuesve duke e rrëzuar murin e sigurisë të ambasadës së Izraelit.

Një orë më vonë, ajo shkroi:

@SherineT [4]: Flamuri #palestinez valon në majë të murit të shkatërruar, përpara ambasadës #izraelite në #egjipt

Dhe para dy orësh, ajo shtoi:

@SherineT [5]: Qindra janë nisur drejt ambasadës izraelite, njerëzit nëpër të gjitha rrugët bërtasin dhe brohorisin #egjipt #tahrir

Pas disa minutash, Tadros shkroi:

@SherineT [6]: Protestuesit e hodhën flamurin izraelit jashtë ndërtesës ku është e vendosur ambasada #izraelite

Salma Said flet me thumba:

العلم الاسرائيلي اترمى علينا من فوق ‎#Israeliembassy
@SalmaSaid [7]: Na e hodhën flamurin izraelit nga lartë
[8]

Lobna Darvish ka vendosur në Twitter fotografinë e një egjiptiani duke e mbajtur pllakën e ambasadës së izraelit

Kurse Mosa'ab Elshamy shtoi:

@mosaabrizing: [9] Është sikur me qenë festë atje. Njerëzit me flamurin izraelit i përshëndesin protestuesit nga ballkoni nën #ambasadën izraelite, me fishekzjarre dhe gjithçka.

Raafat tallet duke thënë [arabisht]:

السفاره الاسرائليه بعد كده هتحط خيارة على السفاره بتاعتها..عشان مش كل يوم العلم يولع بالطريقه دى..
@Raafatology [10]: Herën tjetër ambasada izraelite duhet të ngrisë një krastavec, ashtu që flamuri i saj të mos digjet në këtë mënyrë për çdo ditë.

Të tjerët në Twitter nuk ishin edhe aq të ekzaltuar.

Gigi Ibrahim shkroi:

@Gsquare86 [11]: Seriozisht, nuk ka kuptim të vazhdohet të qëndrohet në #ambasadën izraelite sonte, i bëmë të gjitha: flamuri dhe muri u rrëzuan, njerëzit janë pothuajse në ambasadë, kamioni i forcave të sigurisë u dogj

Kurse Dina Salah, nga Kairoja, shtoi:

@Sonadina [12]: Më duhet të them se nuk jam e impresionuar që të hollat nga tatimet e mia, nesër në mëngjes do të shkojnë për rindërtimin e murit të #ambasadës izraelite nga el Me2awleen el 3arab (kontraktues arabë).

Kjo situatë vazhdon edhe më tutje.

Gigi raportoi:

@Gsquare86 [13]: Letrat e katit të poshtëm po hidhen nga ballkoni i ambasadës së #Izraelit .. Njerëzit po grinden për letrat që po bien

Hisham Al Miraat shtoi:

@_Hisham [14]: Korrespodentja e El-Xhazirës thotë se nuk është sulmuar ambasada izraelite, por kati i poshtëm që është shfrytëzuar për arkivim të dokumenteve të ambasadës. Policia po qëndron në vend

Omar thekson:

@beirutwhat [15]: Re: Ambasada e Izraelit në Kairo. Këshilli suprem i forcave të armatosura të egjiptit (SCAF) do ta tregojë videon në çdo kryeqytet perëndimor për ta arsyetuar kontrollin e tyre mbi politikën.

Kurse kryeredaktori i revistës Foreign Policy, Blake Hounshell sqaroi:

@blakehounshell [16]: Sulmi i sontshëm ndaj ambasadës izraelite do të zemërojë shumë njerëz të Revolucionit egjiptian. Pasojat ende janë të paqarta.

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revoluctionit të Egjiptit 2011 [1].