See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Egjipt: Protestuesit e rrëzojnë murin e sigurisë dhe e heqin flamurin e ambasadës së Izraelit

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revoluctionit të Egjiptit 2011.

Mijëra protestues u mblodhën sot në sheshin Tahrir, epiqendrën e revolucionit egjiptian, në qendër të Kairos, për të protestuar kundër pushtetit ushtarak të Egjiptit. Për pak kohë, turma të rinjsh e sulmuan ambasadën e Izraelit, ku e rrëzuan murin e sigurisë, të ndërtuar për ta mbrojtur ambasadën, dhe e hoqën flamurin izraelit, ndërsa gjendja kaotike vazhdoi deri vonë në mbrëmje. Në vazhdim japim një pasqyrë të shkurtër për atë se si rodhën ngjarjet në Twitter.

Kjo është hera e dytë brenda një muaji që protestuesit e sulmojnë ndërtesën 15-katëshe të ambasadës për ta hequr flamurin izraelit. Raportimet flasin se katër protestues sot u ngjitën në ndërtesë.

Pesë orë më parë, korrespodentja e Al-Xhazirës, Sherine Tadros raportoi:

@SherineT: Po shkoj drejt ambasadës izraelite, ku thuhet se protestuesit po përpiqen ta rrëzojnë murin, #egjipt

Mahmoud Abu Sharkh shares a photograph of protesters at the Israel Embassy breaking the security wall.

Mahmud Ebu Sharkh paraqet një fotografi të protestuesve duke e rrëzuar murin e sigurisë të ambasadës së Izraelit.

Një orë më vonë, ajo shkroi:

@SherineT: Flamuri #palestinez valon në majë të murit të shkatërruar, përpara ambasadës #izraelite në #egjipt

Dhe para dy orësh, ajo shtoi:

@SherineT: Qindra janë nisur drejt ambasadës izraelite, njerëzit nëpër të gjitha rrugët bërtasin dhe brohorisin #egjipt #tahrir

Pas disa minutash, Tadros shkroi:

@SherineT: Protestuesit e hodhën flamurin izraelit jashtë ndërtesës ku është e vendosur ambasada #izraelite

Salma Said flet me thumba:

العلم الاسرائيلي اترمى علينا من فوق ‎#Israeliembassy
@SalmaSaid: Na e hodhën flamurin izraelit nga lartë

Lobna Darvish ka vendosur në Twitter fotografinë e një egjiptiani duke e mbajtur pllakën e ambasadës së izraelit

Kurse Mosa'ab Elshamy shtoi:

@mosaabrizing: Është sikur me qenë festë atje. Njerëzit me flamurin izraelit i përshëndesin protestuesit nga ballkoni nën #ambasadën izraelite, me fishekzjarre dhe gjithçka.

Raafat tallet duke thënë [arabisht]:

السفاره الاسرائليه بعد كده هتحط خيارة على السفاره بتاعتها..عشان مش كل يوم العلم يولع بالطريقه دى..
@Raafatology: Herën tjetër ambasada izraelite duhet të ngrisë një krastavec, ashtu që flamuri i saj të mos digjet në këtë mënyrë për çdo ditë.

Të tjerët në Twitter nuk ishin edhe aq të ekzaltuar.

Gigi Ibrahim shkroi:

@Gsquare86: Seriozisht, nuk ka kuptim të vazhdohet të qëndrohet në #ambasadën izraelite sonte, i bëmë të gjitha: flamuri dhe muri u rrëzuan, njerëzit janë pothuajse në ambasadë, kamioni i forcave të sigurisë u dogj

Kurse Dina Salah, nga Kairoja, shtoi:

@Sonadina: Më duhet të them se nuk jam e impresionuar që të hollat nga tatimet e mia, nesër në mëngjes do të shkojnë për rindërtimin e murit të #ambasadës izraelite nga el Me2awleen el 3arab (kontraktues arabë).

Kjo situatë vazhdon edhe më tutje.

Gigi raportoi:

@Gsquare86: Letrat e katit të poshtëm po hidhen nga ballkoni i ambasadës së #Izraelit .. Njerëzit po grinden për letrat që po bien

Hisham Al Miraat shtoi:

@_Hisham: Korrespodentja e El-Xhazirës thotë se nuk është sulmuar ambasada izraelite, por kati i poshtëm që është shfrytëzuar për arkivim të dokumenteve të ambasadës. Policia po qëndron në vend

Omar thekson:

@beirutwhat: Re: Ambasada e Izraelit në Kairo. Këshilli suprem i forcave të armatosura të egjiptit (SCAF) do ta tregojë videon në çdo kryeqytet perëndimor për ta arsyetuar kontrollin e tyre mbi politikën.

Kurse kryeredaktori i revistës Foreign Policy, Blake Hounshell sqaroi:

@blakehounshell: Sulmi i sontshëm ndaj ambasadës izraelite do të zemërojë shumë njerëz të Revolucionit egjiptian. Pasojat ende janë të paqarta.

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Revoluctionit të Egjiptit 2011.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.