- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Global: Dialog online për Teknologji për transparencë

Kategoritë: Amerika Latine, Europa Perëndimore, Brazili, Gjermania, Kenia, Kili, Mbretëria e Bashkuar, Meksika, Aktivizmi dixhital, Media e qytetarëve, Teknologjia, Zhvillimi, Technology for Transparency Network

Iniciativa Teknologji për transparence, sëbashku me Taktika të reja për të drejtat e njeriut, [1] ju fton të merrni pjesë në dialogun online [2] në temën ‘Përdorimi i teknologjisë për promovimin e transparencës’, që do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri më 27 shtator 2011.

Kohëve të fundit është duke u zhvilluar tej mase një lëvizje globale e teknologjisë dhe projekteve mediatike digjitale, që ka për qëllim të promovojë transparencën e qeverisë, përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen e publikut në proceset politike. Pas dokumentimit të dhjetëra rasteve në tërë botën, Rrjeti Teknologji për transparencë [3], që është projekt i Rising Voices (Zëra të ngritura) [4] , dokumentoi këto projekte për transparencë për të kuptuar edhe më mirë ndikimin e tanishëm, pengesat dhe potencialin e ardhshëm. Tash është koha të fillojmë bisedën, me ndihmën e platformës së mrekullueshme “Taktika të reja për të drejtat e njeriut”.

Image by whiteafrican on Flickr (under a Creative Commons Attribution 3.0 license). [5]

Fotografi nga whiteafrican në Flickr (nën licencën Creative Commons Attribution 3.0) .

Këtë javë kemi ftuar 11 ekspertë nga gjithë bota, nga projekte të ndryshme që promovojnë çiltërsi, bashkëpunim dhe transparencë, për tiu përgjigjur pyetjeve tuaja, për të komentuar tema interesante dhe për të diskutuar mbi ardhmërinë e teknologjisë në promovimin e transparencës.

Bashkohuni me Elizabeth Wolf nga Ciudadano Inteligente [6] (Qytetar inteligjent), nga Kili; Susannah Vila dhe Jorge Soto nga Citivox [7], Meksikë; Mike Linksvayer nga Creative Commons [8]; Jonathan Gray nga Open Knowledge Foundation [9], UK; Diego Casaes nga Eleitor 2010 [10], Brazil; Camila Bustamante nga Dateros [11], Peru; Ulrich Muller nga Gjermania; Maya Indira Ganesh nga Tactical Technology Collective [12]; John (Kipp) Kipchumbah nga InfoNet, Kenia; Amr Gharbeia, nënpunës i Programit për teknologji dhe liri nga Iniciativa egjiptiane për të drejtat e njeriut [13]; dhe Mendi Njonjo, menaxher i fondeve për Iniciativën e Afrikës për teknologji dhe transparencë [14] në Keni.

Ky dialog është një mundësi për të ndarë këto studime të rasteve dhe  këto mjete me komunitetin online Taktika të reja, për të mësuar nga eksperiencat e praktikantëve që kanë implementuar këto projekte dhe për të diskutuar ide, sfida, rreziqe dhe mundësi të reja. Bashkohuni me ne online nga 21-27 shtator për të ndarë storiet, idetë dhe resurset tuaja.