- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Shtytja e Kroacisë për reformën e diskutueshme zgjedhore minon zhvillimin demokratik të Bosnjes dhe Hercegovinës

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Bosnjë Herzegovina, Kroacia, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Politika, The Bridge
[1]

Politikani kroat që lufton për kauzën e ekstremistëve kroatë në Bosnje është presidenti i vendit, Zoran Milanoviç. Foto [2] nga NATO, CC BY-NC-ND 2.0 [3].

Gjatë vitit të fundit, Ballkani ka parë një ofensivë diplomatike të paprecedentë [4] nga Kroacia dhe ultranacionalistët kroatë në Bosnje dhe Hercegovinë (BH) dhe jashtë saj. Qëllimi përfundimtar është të sigurohet që të miratohet një reformë zgjedhore shumë e diskutueshme dhe diskriminuese [5].

Sipas shumicës së boshnjakëve që kanë njohuri mbi këtë temë, si dhe një sërë specialistësh të Ballkanit, këto reforma do të çimentonin fuqinë e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ-BiH) mbi pushtetin në Bosnje dhe Hercegovinë, duke ndarë më tej vendin dhe duke hequr të drejtën e një pjese të madhe të popullsisë së saj, veçanërisht minoritetet rome dhe hebreje të vendit.

Ndërsa Dragan Çoviç, lideri i HDZ-BiH dhe lidershipi më i lartë i partisë kanë mbe4shtetur sovranitetin e vendit, së bashku me udhëheqjen e Kroacisë, aktivistët e afërt me partinë, ultranacionalistët kroatë në BH, Kroaci dhe jashtë saj tregojnë një përbuzje të qartë për shtetin boshnjak. Ata nuk e fshehin faktin se qëllimi i tyre përfundimtar është bashkimi me Kroacinë dhe rivendosja e parashtetit kriminal “Herceg-Bosna [6]”. Shumica e boshnjakëve që kundërshtojnë reformat i shohin ato si hapin e parë drejt arritjes paqësore të asaj që ekstremistët kroatë nuk arritën gjatë luftës [7] së viteve 1992-1995.

E mundur në fushën e betejës [8] nga Ushtria Boshnjake në vitet 1993-94, udhëheqja e saj ushtarake dhe politike u gjykua më pas nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) për krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve të luftës dhe shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës [9]. ICTY zbuloi se udhëheqja kroate e Bosnjës duke punuar së bashku me udhëheqjen e Kroacisë donte të krijonte një shtet etnikisht të pastër kroat. Pas vdekjes së presidentit kroat Franjo Tuxhman në vitin 2000, pasardhësi i tij Stjepan Mesiç u dorëzoi [10] hetuesve në ICTY shumë regjistrime sekrete në të cilat Tuxhman flet hapur për mbulimin e krimeve të luftës në BH, planet për të copëtuar vendin dhe lidhje të ngushta me Sllobodan Millosheviçin [11].

Sjellja grabitqare e Kroacisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës [12] është anashkaluar kryesisht në mediat ndërkombëtare. Që kur u bë anëtar i BE-së [13] dhe NATO-s [14], vendi dhe politikanët e tij kanë qenë shumë më të zëshëm në mbështetjen e tyre për ekstremistët kroatë në Bosnje dhe e kanë përdorur hapur anëtarësimin e tyre për të ushtruar presion ndaj BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për tu dhënë ekstremistëve çfarë duan. Ata kanë qenë kryesisht të suksesshëm pasi politikanët boshnjakë që kundërshtojnë ligjet e reformës zgjedhore kanë thënë hapur [15] se si diplomatët e BE-së ashtu edhe ata nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së janë përpjekur t'i bëjnë ata të pranojnë. Presion [16] i konsiderueshëm është bërë edhe mbi Përfaqësuesin e Lartë të BE-së në Bosnje për të ndryshuar ligjet që favorizojnë HDZ-në dhe ekstremistët kroatë.

Në korrik, rreth 7,000 njerëz [17] protestuan përpara Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në kryeqytetin boshnjak Sarajevë pas raportimeve se Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt do të përdorte fuqitë e tij për të ndryshuar ligjet zgjedhore.

Ekstremistët kroatë shënuan gjithashtu atë që në fillim dukej si një tjetër fitore diplomatike [18] në fillim të gushtit, pasi ambasada izraelite në Tiranë, Shqipëri (e cila është gjithashtu përgjegjëse për BH) doli në favor të “reformave zgjedhore”. Ky ishte me shumë gjasa rezultat i një vizite në Izrael nga udhëheqësi i HDZ-BiH Dragan Çoviç dhe serbi i Bosnjës, Milorad Dodik. Besimi i tyre ka shumë të ngjarë të jetë se Izraeli do të jetë në gjendje të ushtrojë më shumë presion mbi SHBA dhe BE dhe më e rëndësishmja, ndaj Gjermanisë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në BH është gjerman.

Megjithatë, pas një reagimi online dhe disa artikujve [19] në mediat izraelite, Izraeli qortoi [20] ambasadorin e tij të atëhershëm në Shqipëri dhe Bosnjë, Noah Gal Gendler, për ndërhyrje në politikën boshnjake. Sipas Haaretz [21]:

“Yair Lapid, i cili shërben si kryeministër dhe ministër i Jashtëm izraelit, i quajti veprimet e ambasadorit një “nadir të ri për diplomacinë izraelite” dhe urdhëroi që ai të censurohej.

Ironia e veprimeve të ambasadorit izraelit në favor të forcave që shpesh kremtojnë trashëgiminë e autorëve të Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe cinizmi i atyre që janë përfshirë në këtë përpjekje është thjesht befasuese.

Në qershor, ekstremistët kroatë rrënuan [22] varrezat e vjetra partizane [23] në Mostar, kushtuar antifashistëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Varrezat, të cilat janë vandalizuar disa herë që nga lufta në Bosnje, shtrihen në një kodër me pamje nga ana perëndimore e Mostarit, një pjesë kryesisht kroate e qytetit, lehtësisht e arritshme për ekstremistët kroatë.

The irony of the Israeli ambassador's actions in favor of forces that often celebrate the legacy of perpetrators of the Holocaust during World War II and the cynicism of those involved in this endeavor is simply breathtaking.

Varrezat e partizanëve në Mostar janë përdhosur sërish. Dëmi është më i madhi deri më tani, mbi 700 pllaka përkujtimore në nder të luftëtarëve të rënë të Luftës së Dytë Botërore u shkatërruan.

Një numër i madh i antifashistëve të përkujtuar atje ishin vrarë nga ustashët [28], krahu ushtarak i të ashtuquajturit Shteti i Pavarur i Kroacisë (NDH) [29] i Ante Paveliqit, një shtet-kukull nazist, përgjegjës, ndër të tjera, për grumbullimin dhe dëbimin e hebrenjve boshnjakë në kampin e përqendrimit Jasenovac-Stara Gradiška [30].

[31]

Udhëheqësi nazist Adolf Hitler takon Ante Pavelić, udhëheqësin e Shtetit të Pavarur të Kroacisë (NDH), pas mbërritjes së tij në Berghof në Bavari, Gjermani në 1941. Foto publike nga arkivi i Muzeut Përkujtimor të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara (Fotografia #85432) , nëpërmjet Wikipedia [32].

Ekstremistët kroatë nuk kanë turp të festojnë trashëgiminë e NDH-së. Kjo përfshin rrugët në pjesën perëndimore të Mostarit që emërtohen [33] sipas ideologut kryesor të NDH Mile Budak, si dhe komandantëve ustash Jure Francetić dhe Rafael Boban, dhe të tjerëve. Për vite me radhë, thirrjet për ndryshimin e emrave të rrugëve janë bllokuar nga Dragan Çoviq dhe HDZ-BiH, deri në këtë korrik, menjëherë pas vizitës së Çoviçit në Izrael. Vendimi u mor qartë për të qetësuar Izraelin dhe u përmend edhe nga ish-ambasadori izraelit në Shqipëri dhe Bosnje si arsyen e mbështetjes së tij për reformën zgjedhore.

Duhet të theksohet gjithashtu se rrugët u riemëruan sipas këtyre figurave të shquara të NDH-së dhe ustashëve gjatë luftës në Bosnje nga ekstremistët kroatë si Mate Boban [34], president i parashtetit “Herceg-Bosna” dhe president i kohës së luftës i HDZ-BiH dhe i dënuar për kriminel lufte Bruno Stojiq [35].

Politikani kroat që lufton më zëshëm për kauzën e ekstremistëve kroatë në Bosnje është presidenti i vendit Zoran Milanoviç. Gjatë vitit të kaluar, ai ka premtuar të vërë veton ndaj pranimit [36] të Finlandës dhe Suedisë në NATO derisa të miratohen ligjet zgjedhore që favorizojnë HDZ-BiH dhe ekstremistët kroatë. Ai tha gjithashtu se BH nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s [37] derisa të ndryshohen ligjet zgjedhore dhe se Kroacia nuk do të lejojë që BH të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjatë një takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni dy javë më parë, Milanoviç vuri gjithashtu në pikëpyetje [38] të vërtetën e gjenocidit të Srebenicës.

Së fundmi ai bëri thirrje që ushtarët kroatë të jenë pjesë e Operacionit Althea [39], pjesë e vendosjes ushtarake të BE në BH për të mbikëqyrur zbatimin ushtarak të Marrëveshjes së Dejtonit [40]. Milanoviç citohet të ketë thënë: “Ne gjithmonë do të luftojmë për mbrojtjen e kroatëve në BH. Ne do të këmbëngulim që Kroacia të dërgojë ushtarët e saj si pjesë e operacionit Althea në BH, nën kujdesin e NATO-s ose Bashkimit Evropian (BE). Ne do të vendosim për këtë, jo Sarajeva, jo Beogradi. Një kohë e re ka ardhur në politikën kroate.”

Kjo solli reagime nga politikanët dhe diplomatët boshnjakë, përfshirë [41] Zheljko Komshiqin, vetë një kroat etnik dhe anëtar i presidencës boshnjake. Ai u citua të thoshte “se ishte e papranueshme për ne që Kroacia, një vend që u përfshi në luftime gjatë luftës në Bosnje, të kishte trupa të pranishme si pjesë e një misioni të BE.”

Ministrja e Jashtme e Bosnjës Bisera Turkoviç shkroi në Twitter për të shprehur shqetësimin [42]:

Shqetësime serioze për qëllimin e Presidentit të Kroacisë për të dërguar trupa kroate në Bosnje dhe Hercegovinë, si pjesë e misionit Althea EUFOR/NATO në Bosnje dhe Hercegovinë, duke mohuar në të njëjtën kohë gjenocidin e kryer në Srebrenicë.

Pavarësisht reagimeve, ka shumë arsye të tjera për të mos dashur ushtrinë kroate në territorin boshnjak, duke pasur parasysh faktin se Kroacia ka përdorur prej vitesh ndikimin e saj si anëtare e BE-së dhe NATO-s për të destabilizuar [45] Bosnjën dhe Hercegovinën. Ka shumë më tepër për t'u ankuar sesa vetëm roli i Kroacisë gjatë kohës së luftës dhe mohimi i gjenocidit nga Zoran Milanović. Politikanët dhe diplomatët boshnjakë duhet të jenë të qartë në lidhje me ndikimin keqdashës të Kroacisë.