See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Maqedoni: Festimi i fitores në basketboll ndaj Lituanisë

Festimi i hyrjes së Maqedonisë në gjysmëfinalen e Kampionatit evropian në basketboll ka kaluar prej rrugëve, ballkonave dhe shesheve të qyteteve të Maqedonisë në blogosferë.

Blogu “Ogledalo na edna dusha” (Pasqyra e një shpirti) postoi [maqedonisht] fotografi dhe video nga festimi i fitores së kombëtares së Maqedonisë mbi nikoqirët, Lituaninë, në EuroBasket 2011, me ç'rast euforia ishte edhe më e madhe se sa kur e fituan Greqinë.

Barabass konsideron [maqedonisht] se kjo fitore është momenti më i rëndësishëm i gjeneratës së tij, “diçka që do t'u tregohet gjeneratave të ardhshme.”

Politikanët e partisë në pushtet nuk lëshuan rastin që t'i bashkangjiten festimit të fitores. Kryetari i shtetit, lojtarëve tashmë u ndau medalje në mungesë të tyre, ndërsa qeveria me të hollat e taksapaguesve bleu bileta për 150 “tifozë profesionalë” [maqedonisht] që të shkojnë për ta parë ndeshjen.

Qytetarët e shprehën irritimin e tyre për shkak të mungesës së paturpshme të transparencës dhe të llogaridhënies, veçanërisht për shkak se disa nga mediumet pro-qeveritare e përdorën shprehjen “me harxhime të veta”, sikur ministrat të kishin paguar nga xhepi i tyre. Fluturimi çarter për këtë grup, me gjasë politikisht të lidhur, ishte sponzorizuar nga kompania turke TAV, një nga investuesit kryesorë në Maqedoni. Sipas Netpress [maqedonisht], pjesëtarët e bandës “së zgjedhur” ishin rrahur në aeroplan dhe e kishin rrezikuar sigurinë e tij, dhe kompania ajrore refuzoi t'i pranojë 11 prej tyre në fluturimin kthyes.

Poashtu nga buxheti shtetëror u financua edhe festimi me fishekzjarre në sheshin qendror të Shkupit:

Shfrytëzuesit e mediumeve sociale e shpërndanë këtë barcoletë, që ka të bëjë me njohjen në shkallë të vogël për pozitën gjeografike të Maqedonisë jashtë rajonit të Ballkanit (shumica e maqedonasve që kanë qenë jashtë vendit mund të tregojnë ndonjë ngjarje për atë se janë takuar me njerëz që nuk e kanë pasur idenë se ku gjendet ajo, ose kanë thënë se është një ishull në Afrikë ose diçka të ngjashme).

- Prej nga je?
– Nga Maqedonia.
– E ku është Maqedonia?
– Në gjysmëfinale!!!

Biljana, e cila është shfrytëzuese e Twitter-it, gjithashtu pëmendi [serbisht] se festimet janë shpërndarë deri në Serbi [serbisht] – një akt i parë historik i “reciprocitetit.” Shumica e tifozëve sportivë maqedonas zakonisht bëjnë tifo për të gjitha ekipet ish-jugosllave që marrin pjesë në gara ndërkombëtare, kur ato nuk luajnë kundër Maqedonisë.

Megjithatë, gjatë disa ditëve të kaluara, shfrytëzuesit e Twitter-it shprehën keqardhje për komentet e papritura dhe fyese që u publikuan në disa mediume të këtyre vendeve.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.