- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

“Eksperienca ime në mësimin e gjuhës ukrainase dhe burimet në internet”

Kategoritë: Ukraina, Arsimi, Gjuha, Media e qytetarëve, The Bridge

Foto nga Giovana Fleck.

Fillova të mësoj gjuhën ukrainase në fillim të pranverës së vitit 2022, menjëherë pas fillimit të pushtimit të dytë të Ukrainës nga Rusia [1]. Për mua, gjuhët janë një mënyrë e rëndësishme për të kuptuar botën dhe për të krijuar lidhje. Në atë kohë, më shumë se çdo gjë, doja të ndjehesha e lidhur me miqtë dhe kolegët e mi ukrainas. Doja gjithashtu të punoja ose të dilja vullnetare për të mbështetur ukrainasit dhe e dija se do të ishte e dobishme të kisha njohuri të caktuara në gjuhën ukrainase.

Në këtë postim, unë dua të ndaj burimet që ishin të dobishme në eksperiencën time të mësimit të gjuhës. Ndoshta të tjerëve do u jene4 të dobishme. Kjo nuk është aspak një listë shteruese dhe është e ndikuar shumë nga gjuhët që unë tashmë i flas (anglisht dhe rusisht), si dhe nga preferencat e mia personale.

Si shumë nga ata që mësojnë gjuhën ukrainase, fillova me Duolingo [2]. Më dukej se ishte një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar disa fjalë të reja dhe për të kuptuar se në cilat aspekte të gjuhës duhej të fokusohesha. Megjithatë, pashë se Duolingo kishte një përdorim të kufizuar për të mësuar të folurit ose për të zotëruar gramatikën, kështu që fillova të kërkoja burime të tjera.

Shumica mendojnë se të folurit është pjesa më sfiduese e të mësuarit të një gjuhe. Kjo vlen edhe për mua, sidomos kur bëhet fjalë për të bërë gabime para të tjerëve. Më kujtohet ende se si, kur shkova në Shtetet e Bashkuara si adoleshente, refuzova të flisja anglisht në shkollë për tre muajt e parë, duke i kaluar shënime mësuesit tim (shumë të duruar).

Për këtë arsye, qasja ime për të mësuar gjuhën ukrainase përqendrohet shumë në praktikën bisedore. Ndjehem shumë me fat sepse herët takova Iryna-n, një partnere ukrainase nga NaTakallam [3], një ndërmarrje sociale që krijon mundësi për refugjatët dhe personat e zhvendosur të punojnë si mësues ose përkthyes të gjuhës.

Përveç praktikës së strukturuar të bisedës javore, unë përdor kartolina Anki [4] për të kujtuar fjalët dhe frazat. Përqendrohem në ato fraza që ka të ngjarë të më duhen në bisedat aktuale ose ku prirem të bëj gabime.

Përveç këtyre, unë jam gjithashtu një fanse e madhe e podcast-it në gjuhën ukrainase [5]. Është një mënyrë argëtuese për të mësuar gjuhën dhe çdo episod më mëson diçka për jetën dhe kulturën ukrainase, përveç shprehjeve dhe frazave të dobishme. Krijuesi i podcast-it, Anna Ohoiko, krijoi gjithashtu Grupin e Nxënësve Ukrainas [6] në Facebook. Është një vend i mrekullueshëm për të bërë pyetje dhe për t'u lidhur me nxënës të tjerë, si dhe folës të gjuhës ukrainase.

Gjuha ukrainase dhe të tjerat

Duke folur një gjuhë tjetër sllave (në rastin tim, rusisht) padyshim që më dha ndihmë për të mësuar gjuhën ukrainase. Unë tashmë mund të lexoja cirilik, dhe disa fjalë dhe gramatika ishin tashmë të njohura për mua. Në të njëjtën kohë, ka dallime të konsiderueshme midis dy gjuhëve [7] dhe unë duhet të jem shumë e kujdesshme që të mos përziej aksidentalisht të dy gjuhët kur flas ose shkruaj ukrainisht.

Kur bëhet fjalë për burimet shumëgjuhëshe, më duket se tregimet e Global Voices në gjuhën ukrainase janë shumë të dobishme kur mësoni një gjuhë. Zakonisht lexoj një artikull në gjuhën ukrainase dhe i referohem tekstit në anglisht për të kontrolluar të kuptuarit tim. Kjo më ndihmon të rris aftësinë time për të lexuar pa u mbytur nga fjalë dhe fraza të panjohura.

Burimet për të mësuar

Këtu janë disa burime të tjera për të mësuar gjuhën ukrainase që kam mbledhur gjatë eksperiencës time për të mësuar gjuhën. Disa nga këto burime janë të disponueshme vetëm në gjuhën ukrainase, ndërsa të tjerat janë të aksesueshme për folësit e anglishtes ose rusishtes.

Një yll tregon se burimi është i përshtatshëm për fillestarët, ndërsa tre yje janë për nxënës të avancuar.

Do të doja të dija se cilat burime dhe metoda ishin të dobishme për ju. Ju lutemi na tregoni në seksionin e komenteve.

Librat dhe kurset

Є-мова/E-Mova [8] ⭐ në ⭐⭐⭐

Kurse online për folësit e rusishtes, duke përfshirë kurse për fillestarët dhe nxënësit e nivelit të mesëm dhe dy kurse për përdorimin e gjuhës në kontekste profesionale.

Лайфхаки з української мови/Ukrainian language lifehacks [9] ⭐⭐ në ⭐⭐⭐

Një kurs i krijuar për të ndihmuar nxënësit të kuptojnë gramatikën, drejtshkrimin dhe fonetikën ukrainase (në gjuhën ukrainase).

Українська мова для іноземців. Крок за кроком. / Ukrainian Language for Foreigners. Step by Step. ⭐ në ⭐⭐

Ky është një libër shkollor që mund të blihet si një libër ose një ebook (dyqane të ndryshme online, si ky [10]). Libri është tërësisht në gjuhën ukrainase, kështu që fillestarët mund të dëshirojnë të punojnë në këtë libër me një mësues.

Audio

Ukrainian Lessons Podcast [5]  ⭐ në ⭐⭐⭐ 

Një podcast në gjuhën ukrainase që nxjerr në pah tema të ndryshme me interes dhe fraza të dobishme. Falas, me një abonim premium opsional që përfshin transkriptet e episodit, shpjegime shtesë dhe kartolina të fjalorit.

5 хвилин українською/5-minute Ukrainian [11]  ⭐ në ⭐⭐  

Episodet e shkurtra të podkastit në gjuhën ukrainase që sjellin një sërë ndërveprimesh të përditshme me shpjegime në anglisht.

Аудіокниги українською/Audiobooks in Ukrainian [12] ⭐⭐ në ⭐⭐⭐ 

Shumë libra klasikë dhe bashkëkohorë artistikë, fiction dhe jo-fiction, si dhe libra për fëmijë.

Video

Ukrainian Youtube channels for language learners [13]  ⭐⭐ në ⭐⭐⭐ 

Përpiluar nga autori i Podcast-it në gjuhën ukrainase.

Про поході/About Hiking [14] ⭐⭐ në ⭐⭐⭐ 

Ky kanal në YouTube për mjedisin dhe ecje (veçanërisht në malet Karpate) mund të jetë një burim i shkëlqyeshëm nëse, si unë, ju jeni të interesuar për ecje, kamping dhe natyrën. Videot janë të qarta dhe mjaft të lehta për t'u kuptuar, përveçse janë argëtuese dhe informuese.

Лайфхак українською/Lifehack in Ukrainian [15] ⭐⭐ në ⭐⭐⭐ 

Listë videosh nga YouTube nga Ukraina: Перший TV që mbulon disa situata të zakonshme të bisedës në gjuhën ukrainase, si dhe shqiptimin ukrainas.

Leximi

Global Voices українською/Global Voices in Ukrainian [16] 

Të gjithë artikujt janë gjithashtu të disponueshme në anglisht dhe gjuhë të tjera, për t'ju ndihmuar të kontrolloni kuptimin tuaj të tekstit ukrainas.

Гаррі Поттер/Harry Potter in Ukrainian [17] 

Librat në gjuhën ukrainase janë në dispozicion falas në faqen e botuesit.

Fjalorët

nagolos.online [18] ⭐ në ⭐⭐⭐

Të dish se ku të vendosësh theksin (наголос) në një fjalë mund të jetë një sfidë e veçantë. Kjo faqe ju lejon të futni një fjalë ose një frazë dhe të shihni se cilat rrokje duhet të theksohen.

Горох/Horokh [19]  ⭐ në ⭐⭐⭐

Fjalorë ukrainas, duke përfshirë anglisht, rusisht, përkufizime fjalësh (në gjuhën ukrainase), etimologji dhe më shumë.

Офіційний сайт Української мови/The Official Ukrainian Language Website [20]  ⭐⭐ në ⭐⭐⭐ 

Përfshin burime gramatikore dhe drejtshkrimore, udhëzues stilesh, fjalorë dhe tekste shkollore.

Слова, що нас збагачуют/Words that Enrich Us [21]  ⭐⭐ në ⭐⭐⭐ 

Një faqe në Facebook me fjalë dhe shprehje për të ndihmuar me rrjedhshmërinë në gjuhën ukrainase me fokus të veçantë në gabimet e bëra zakonisht nga folësit rusë.

Словотвір/Word Builder [22] ⭐⭐⭐

Përkthime në gjuhën ukrainase të fjalëve të huazimit. Këtu mund të gjeni mënyrën më të mirë për të thënë se si të “pëlqesh” një postim në rrjetet sociale ose si të thuash “afat” në ukrainisht pa “huazuar” fjalë nga anglishtja.

Aplikacione

DeepL Translate [23] ⭐ në ⭐⭐⭐

(Android/iOS/Web) Një përkthyes në internet që ka shtuar së fundmi gjuhën ukrainase në gjuhët e tij, DeepL tenton të jetë më i saktë se Google translate dhe shpesh ofron më shumë variante përkthimi.

LanguageTool [24] ⭐ në ⭐⭐⭐

(iOS/Mac/Windows/Web) Një aplikacion që do të kontrollojë gramatikën dhe shenjat e pikësimit në gjuhën ukrainase, do të nxjerrë në pah çdo gabim dhe do të ofrojë sugjerime. Versioni falas ju lejon të kontrolloni tekstin me gjatësi deri në 20,000 karaktere. Aplikacioni mund të instalohet gjithashtu si një shtesë e shfletuesit.

Гра слів/Word Game [25]

(iOS) Një lojë argëtuese fjalësh që mund ta luani kundër një roboti ose me lojtarë të tjerë.

Тренажер з правопису української мови/Ukrainian Spelling Trainer [26] ⭐⭐⭐ 

(Ueb) Një aplikacion për të testuar drejtshkrimin.

Р.I.Д. [27] ⭐⭐⭐

(Android/iOS) Fjalë interesante ukrainase me shembuj dhe etimologji fjalësh.