Shpërthejnë protestat në Iran për vdekjen e Mahsa Amini

 

Studentët e universitetit Amir Kabir protestojnë kundër hixhabit dhe Republikës Islamike, shtator 2022. Foto nga Darafsh – CC BY-SA 4.0.

Protestat shpërthyen në të gjithë Iranin për vdekjen e Mahsa (Zhina) Amini, pas ndalimit të saj nga policia morale e vendit me preteksin për shkelje të rregullave të hixhabit të premten. Mahsa ishte 22 vjeç.

Gratë iraniane filluan të heqin shamitë e tyre si një shfaqje e mosbindjes civile në përgjigje të vdekjes së Aminit; disa i kanë djegur; të tjera kanë rruar kokën ose kanë prerë flokët shkurt dhe kanë postuar fotografi në rrjetet sociale.

Ndërsa përjetojnë të njëjtën tirani dhe luftojnë për liri dhe drejtësi, iranianët që jetojnë në vende të ndryshme janë dëshmitarë të skenave të paprecedenta që i kapërcejnë kufijtë gjinorë dhe etnikë.

Këto janë disa nga momentet më të bukura që kam parë në jetën time si iraniane. Çfarë guximi i pabesueshëm. Në një Iran të lirë, këtyre luaneshave të forta do t'u ngrihen monumente dhe statuja.

Që nga ardhja në pushtet e islamistëve në vitin 1979, ligjet diskriminuese ndaj grave janë të shpeshta në Iran. Jeta e tyre është ndikuar ndjeshëm në mënyra të ndryshme; nga tregu i punës deri tek mënyra se si duhet të vishen. Për shembull, gratë iraniane janë të detyruara të mbajnë shaminë e kokës gjatë gjithë kohës. Shumë gra iraniane gjithsesi kanë këmbëngulur në refuzimin dhe mosbindjen ndaj Republikës Islamike, pavarësisht ndëshkimit zyrtar të kujtdo që e bën këtë.

Mahsa Amini, një kurde me origjinë nga Saqqez në provincën e Kurdistanit, ndërroi jetë të premten në një spital të Teheranit, pas tre ditësh në koma. Ajo dyshohet se u sulmua brenda furgonit të policisë që e transportoi në qendrën e paraburgimit, sipas dëshmitarëve.

Policia mohoi akuzat dhe tha se ajo pësoi një “sulm të papritur në zemër”, ndërsa familja e saj e hodhi poshtë pretendimin. OKB-ja bëri thirrje për një hetim për vdekjen e Mahsa Amini.

Të shtunën, protestat shpërthyen në të gjithë vendin. Ato filluan në qytetet provinciale të Kurdistanit dhe u përhapën në Teheran, Shiraz dhe Isfahan si dhe në qytetet veriore si Rasht dhe Sari, Mashad dhe Bandar Abbas.

“Vdekje diktatorit”, “Gruaja, jeta dhe liria” dhe “Vdekje Khamenei” ishin ndër sloganet që brohoritën demonstruesit iranianë.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale sugjerojnë se protestat pas vdekjes së Mahsah Amini kanë ndodhur në 19 nga 31 provincat e Iranit brenda tre ditëve të fundit.

Forcat e sigurisë në provincën e Kurdistanit kanë vrarë të paktën 9 persona dhe kanë plagosur qindra të tjerë, sipas raporteve të bazuara në deklaratat zyrtare të Iranit. Megjithatë, organizatat e të drejtave të njeriut pohojnë se numri është shumë më i lartë.

Të drejtat e njeriut në Iran: Forcat e sigurisë së Republikës Islamike të Iranit vranë të paktën 31 persona gjatë protestave aktuale në Iran. Qindra u plagosën/arrestuan.

Disa video tregojnë përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Demonstruesit po sulmojnë personelin e izoluar të sigurisë në videon e mëposhtme:

Lajmi i fundit: Numri i të vdekurve shkon në 6. Të paktën 6 protestues të vrarë pas përleshjeve të dhunshme mes forcave iraniane dhe protestuesve. Pamjet e protestuesve iranianë duke sulmuar policët

Të mërkurën, ndërsa protestat hynë në ditën e tyre të katërt, grupi i hakerëve Anonymous pretendoi se në mbështetje të demonstratave, kishte kryer sulme kibernetike kundër dy faqeve kryesore të qeverisë iraniane si dhe një numri faqesh interneti mediatike.

Hakerët Anonymous pretendojnë se qëndrojnë pas sulmeve në disa faqeve të internetit të lidhura me qeverinë iraniane mes protestave pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.

Gratë iraniane nuk presin një shpëtimtar

Azadeh Pourzand, një studiuese e njohur për të drejtat e njeriut dhe drejtoreshë e Fondacionit Siamak Pourzand tha për Global Voices:

Gratë iraniane nuk janë duke pritur për një shpëtimtar dhe po zhvillojnë me guxim luftimet e tyre në dritën e asaj që po ndodh në Afganistan dhe pjesë të tjera të botës.

Është koha që bota të pushojë së mbështeturi qeveritë si Republika Islamike e Iranit nën maskën e promovimit të “islamit të moderuar” dhe duke interpretuar gabimisht idetë e relativizmit kulturor ndaj Iranit.

Është e pamundur që çdo sistem politik apo fetar të jetë i qëndrueshëm apo afatgjatë. Asnjë regjim shtypës nuk mund të ekzistojë pafundësisht, sepse në fund lufta e popullit për liri do të zbulohet dhe drejtësia do të triumfojë.

Disa video treguan gra iraniane që sfidonin pa frikë autoritetet shtetërore. Një grua që përballet me forcat e sigurisë shfaqet këtu:

Do dëshiroja të isha ajo

Gratë e vendit tim

Drejtori Ekzekutiv dhe Bashkëthemeluesi i Shoqatës së Kurdistanit për të Drejtat e Njeriut (KMMK-G) Taimoor Aliassi i tha Global Voices:

Gratë i janë nënshtruar një represioni të ashpër gjatë historisë bashkëkohore iraniane. Mahsa ose Zhina përfaqësojnë sloganin e protestuesve: “Gruaja, Jeta, Liria”.

Mahsa përfaqëson luftën shekullore për emancipimin e grave të zhvilluar nga gratë kurde dhe iraniane. Sidomos në 44 vitet e fundit.

Është gjithashtu një përfaqësim i luftës kundër doktrinës islame, e cila i ka rrënjët e saj filozofike në trajtimin e grave.

Art dhe protestë

Disa artistë krijuan vepra për të treguar mbështetjen e tyre për popullin iranian.

Alireza Dervish është një animator dhe artist që jeton në Gjermani. Përdoret me leje.

Assad Binakhahi, jeton në Gjermani. Përdoret me leje.

Kontributi i ilustrueses Shadi:

Mund të isha unë, mund të ishe ti, mund të ishte secili prej nesh…

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.