- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Një prej inçizimeve të fundit na vjen nga Sikim të Himalajeve të Indisë për hir të këngës “Happy”

Kategoritë: Azia Jugore, India, Humori, Idetë, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Teknologjia
Screenshot from the video Happy Sikkim uploaded by Sushmita Pakhrin [1]

Screenshot i videos „Happy Sikim“ (Sikim i lumtur) e ngarkuar nga Sushmita Pakhrin

Kënga „Happy [2]“ (I lumtur), e shkruar, e përpunuar dhe e kënduar nga ana e këngëtarit dhe producentit amerikan Farell Uilijams, u bë fenomen viral këtë vit, dhe atë, mijëra persona nga çdo cep i botës kanë ngarkuar videot e tyre në Internet të xhiruara për hir të së njëjtës. 

Më mirë vonë se kurrë, Sushmita Pakhrin [3] nga produksioni Lens Craft bëri version për Sikim [4], shtet në veri-perëndim të Indisë, në Himalajet.

Videoja [1] ishte e vendosur në Youtube më 28 Gusht të vitit 2014 dhe morri vlerësimet më të larta për cilësinë e produksionit.  

Zonja Pakhrin komenton [5] në intervistën për Sikim Sega (web faqe për lajme):

U përpoqëm të shfaqim bukurinë e Sikim së bashku me artistët më të njohur në vend.