Rinia përpiqet të ndërtojë qytetin e së ardhmes në provincën ruse, ndërsa banorët kërkojnë të shkuarën

Themeluesja e “Horizont OKC”, Daria Kuznetsova u kthye në vendlindjen e saj nga Moska pas fillimit të luftës. Foto: Evgeny Demshin për Novaya Vkladka. Përdoret me leje.

Ky artikull nga Lola Romanova u botua në Novaya Vkladka më 25 gusht 2023. Një version i përkthyer dhe i redaktuar është ribotuar në Global Voices me leje.

Të rinjtë rusë, të cilët janë kthyer në vendlindjet e tyre pasi kanë jetuar në qytetet e mëdha, i referohen vetes si “Gjenerata e Bumerang”. Artistët, poetët dhe urbanistët janë kthyer në Chaykovsky, një qytet i vogël në Urale dhe kanë krijuar një qendër kulturore publike atje. Megjithatë, ata tani përballen me rezistencë nga zyrtarët lokalë dhe mungesë të mirëkuptimit nga banorët vendas.

“Ose emigroj ose kthehem në Chaykovsky”

Daria Kuznetsova është një 25-vjeçare me origjinë nga Chaykovsky dhe e diplomuar Universitetin Shtetëror të Moskës.  Ndërsa studionte në Moskë, ajo jkushtoi kohën e lirë gjatë pushimeve dhënies së leksioneve mbi artin në muzeun historik dhe të artit lokal në vendlindjen e saj, Chaykovsky.

Mural i bazuar në një pikturë të Kazimir Malevich në Çajkovski. Foto: Evgeny Demshin për Novaya Vkladka. Përdoret me leje.

Por më pas filloi lufta

“Dy javët e para të shkurtit në Moskë ishin sfidueseNjë ndjenjë apatie më kishte pushtuar dhe në kokën time dëgjohej një zhurmë e bardhë vazhdueshme,” kujton Daria. “U përballa me një zgjedhje: ose të emigroj [nga Rusia] ose të kthehem në Chaykovsky. Nuk mund të qëndroja më në Moskë”.

Së bashku me ekipin e aktivistëve të tjerë, Daria organizoi një seminar dhe prezantoi rezultatet e anketave që ekipi kreu më parë me banorët e Chaykovskit për vendet e tyre të preferuara në qytet dhe komoditetin e jetesës atje. 

Aktivistët ftuan administratën e qytetit në këtë seminar për të diskutuar se si ta bëjnë Chaykovsky më të rehatshëm për banorët e tij. Megjithatë, asnjë nga zyrtarët nuk iu përgjigj ftesës. “Ne u informuam se kreu i administratës kërcënoi se do të pushonte vartësit, nëse dikush prej tyre merrte pjesë në seminarin tonë,” kujton Daria.

Duke kuptuar se nuk mund të mbështeteshin nga administrata, aktivistët vendosën të financojnë projektet e tyre. Ata morën me qira një vend pranë ndërtesës së ish-kinemasë Horizon dhe krijuan një  qendër kulturore publike e cila u bë “horizonti” i ri për të rinjtë e Çajkovskit.

Edhe Pushkini është shpërthyes sot

“Horizonti” synon të ndihmojë të rinjtë në zhvillimin e kulturës në qytetin e tyre, jo në një format zyrtar, por në një format krijues, të lirë. 

Në “Horizont”, ata përpiqen të kuptojnë dhe pranojnë individë me pikëpamje alternative dhe në të njëjtën kohë, aktivistët  nuk e lejojnë veten të bëhen pjesë e makinës së propagandës shtetërore.

Për shembull, një recital poetik kushtuar kujtimit të Frontit Lindor (Lufta e Dytë Botërore) në “Horizont” nuk u organizua më 9 maj [festuar si Dita e Fitores në Rusi dhe e karakterizuar nga propaganda sot] por më 22 qershor [dita e nisjes së luftës me Gjermaninë naziste në BRSS në 1941]. Sipas qendrës, ajo mund të sjellë disa kuptime të reja në historinë ruse. “22 qershori është ditë zie. Dita e Fitores ka një konotacion krejtësisht të ndryshëm në epokën tonë, ndërsa 22 qershori thekson pikëllimin, trishtimin dhe tragjedinë,” shpjegon David Yakunin, një nga aktivistët.

Kreativiteti nuk njeh kufij

Megjithatë, “Horizonti” e ka të vështirë të shkëputet plotësisht nga politika.

Një nga artistët më të pazakontë, pikturat e të cilit janë ekspozuar në “Horizont” është Alexander Bessmertnykh. Në gusht 2022, gjatë festivalit të qytetit “Point of Entry” (“Tochka vhoda), ai vuri në skenë një shfaqje: i veshur si i burgosur me rroba me vija, Bessmertnykh përdori blozën nga një qiri për të vizatuar në një xham mbi kokën e tij. Koncepti prapa performancës është të tregojë se kreativiteti është i mundur në çdo rrethanë.

Megjithatë, arti bashkëkohor mund të jetë i vështirë për t'u kuptuar nga vendasit. Sipas Bessmertnykh , arsyeja kryesore është mungesa njohurive për fushën e artit. Megjithatë, aktivistët besojnë se, me duke i ndihmuar, qytetarët mund të ndryshojnë perspektivën e tyre.

Artisti i rrugës, i njohur si sane46 (kështu i nënshkruan veprat e tij), i cili u kthye në Chaykovsky nga Shën Petersburgu, e përshkruan punën në vendlindjen e tij si një “eksperiment”.

Disa vite më parë, kishte një shkollë për artin e rrugës në ChaykovskyNë atë kohë, nëpër rrugët e qytetit mund të gjeje mbishkrime social-politike. Për shembull, para luftës, kishte një punë mjeshtërore intriguesenjë portret i prezantuesit të televizionit Vladimir Solovyov me fjalën “GENJESHTËR” të shkruar poshtë tij. Autori i kësaj vepre ishte një banor vendas, i cili njihej si Deks. Artisti sane46 kujton se në murin e lagjes qendrore ishte ky portret në njërën anë dhe një reklamë për drogën ilegale në anën tjetër. Pas 24 shkurtit 2022, vizatimet me Solovyov u fshinë, ndërsa reklama e drogës mbeti.

Majtas: Megjithëse portreti me shabllon i Vladimir Solovyov është duke u pikturuar në të gjithë qytetin, në disa pjesë të Çajkovskit, ai ende nuk është hequr. Në qendër: Piktura nga Alexander Bessmertnykh, të varura në pemë në pyll. Vepra e largët përshkruan shkronjën Z ​​”të kryqëzuar dhe të rimenduar”. Djathtas: Punim nga artisti sane46 “Pikëpamje” Fotot: Nailya Mirzalieva, Lola Romanova, Zhanna Nerinovskaya për Novaya Vkladka. Përdoren me leje.

Shkolla e artit të rrugës mbyll kur të rinjtë nga Chaykovsky u larguan nga qyteti, por ekipi i “Horizont” e ringjalli këtë formë arti. Ata kanë krijuar mbishkrime të bazuara në pikturat e Malevich dhe Botticelli në muret e ndërtesave të vjetraSidoqoftë, banorët vendas donin të shihnin piktura nga epoka e realizmit socialist – drejtimi kryesor artistik në letërsi dhe art në BRSS. Sipas Darias, “kthimi i pikturave nga epoka e Stalinit është pothuajse si të përpiqesh ta kthesh kaluarën.” Pas një sërë diskutimesh, ekipi i artistëve pikturoi atë që kishin parashikuar. Meqenëse murali nuk është dëmtuar nga vandalët deri më tani, aktivistët besojnë se ka shpresë për ndryshime pozitive te njerëzit.

Majtas: Mural i bazuar në pikturën “Pranvera” nga Sandro Botticelli. Në qendër: Pranvera, njerëzit vijnë këtu për të pirë ujë. Djathtas: Në oborret e Çajkovskit, shpesh gjenden instalacione të papritura nga artisti vendas Sergei Korolev, të gdhendura në plepa. Të gjitha bazohen në përralla popullore Foto: Evgeny Demshin për Novaya Vkladka. Përdoret me leje.

“Ku e kemi kufirin”

Një nga qëllimet e “Horizont” është të mësojë të përqafohen pikëpamje të ndryshme, siç shpjegohet nga anëtarët e tij. Kjo është arsyeja pse ata mirëpresin individë me pozicione të ndryshme, përfshirë ato politike. Një e re që vizitonte për herë të parë qendrën tha se shpresote se falë organizatave si kjo, mund të krijohej një “shoqëri humane”.

Qendra synon të ruajë pavarësinë e saj, kështu që anëtarët nuk kërkojnë mbështetje nga autoritetet e qytetit, megjithëse ndonjëherë mund të jetë sfiduese.

Në qershor 2023, “Horizont” mori një grant nga guvernatori për një festival të urbanizmit, ekologjisë dhe artit. Ndër projektet e tjera që morën grante ishin edhe nismat patriotike. Kjo shkaktoi një konflikt të brendshëm mes aktivistëve të qendrës: nga njëra anë, ata nuk mbështesin politikat aktuale të vendit, por nga ana tjetër, pranojnë financimin e qeverisë.

“ … është më mirë që këto para të vijnë tek ne sesa në disa mësime patriotike apo në një festival absurd të lojërave ushtarake”, thotë David Yakunin.

Sipas sane46, çelësi është të dini se ku të vendosni kufirin. “Një grua m'u afrua dhe më sugjeroi të pikturoja diçka që lidhej me operacionin special ushtarak. Unë refuzova sepse kam pikëpamjet e mia,” thotë sane46.

Aktualisht “Horizont” nuk ka një numër të lartë vizitorësh, por situata po ndryshon. Sipas anëtarëve, pasiviteti i banorëve është rezultat i shtypjes së iniciativës në nivel kombëtar.

Daria Kuznetsova (majtas) është e sigurt se të gjithë kanë të drejtën për qytetin e tyre dhe vendin e tyre. Foto: Evgeny Demshin për Novaya Vkladka. Përdoret me leje.

Ky qytet, ky vend, na përket neve,” thotë me pasion Daria. “Ju mund të merrni përgjegjësinë për të këtu dhe tani dhe të krijoni diçka vetë. Dhe do të ishte mirë nëse brezi i ri do ta kuptonte se  nuk është peng i vendit.”

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.